Author: Hamdi Kumanova

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka vendosur sot para Qeverisë së Kosovës, 205 mijë nënshkrimet e peticionit të vitit 2016 kundër marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Më 27 shkurt, në Bruksel është mbajtur takimi i gjashtë i nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut. Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova ka treguar gatishmëri për të nënshkruar planin evropian, porse Serbia nuk ka qenë e gatshme. Takimi i radhës i nivelit të lartë politik pritet të mbahet gjatë muajit mars. Ndërkohë, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Asociacioni i…

Lexo më Shumë

Ambasadori i ShBA-ve në Serbi, Christopher Hill, ka folur sërish për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ambasadori amerikan në një panel për të ardhmen e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor u shpreh se marrëveshjet e arritura duheshin respektuar dhe se kjo ishte një test për autoritetet në Prishtinë. Ai u shpreh se Asociacioni duhej të formohej, veçanërisht pasi ishte paraparë në marrëveshjen e arritur 10 vite më parë, e këtë periudhë e vlerësoi si shumë të gjatë, raporton Kosovo-Online. “Arsyeja e dytë është se nuk duhet të jesh historian apo antropolog për ta ditur që serbët kanë…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska informoi se tashmë janë dërguar letra te të gjitha kopshtet si të veprohet dhe si të mbrohen fëmijët nga ndonjë kërcënim me bombë. “Ne veprojmë, nuk mendojmë. Tashmë janë dërguar letra te të gjitha kopshtet se si të veprohet dhe si të mbrohen nga çdo lloj kërcënimi. Kjo është bërë bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale në pjesën e kopshteve se si t’i mbrojmë dhe në rast të ndonjë kërcënimi si sigurt të dalin fëmijët nga objektet”, tha Trençevska duke u përgjigjur në pyetjet…

Lexo më Shumë

45 bursa të reja ndahen nesër në Prishtinë nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës për studime master në BE për të diplomuarit rishtazi dhe nëpunës civilë nga Kosova. “45 bursat ndahen në kuadër të programit Young Cell Scheme (YCS) të bashkëfinancuar nga BE-ja, i cili funksionon që nga viti 2004 dhe nga i cili deri më tani kanë përfituar 364 të reja e të rinj. Synimi i programit është përmirësimi i punës së administratës publike të Kosovës dhe cilësisë së shërbimeve që ajo u ofron qytetarëve, duke mbështetur arsimimin e lartë të nëpunësve civilë aktualë dhe të ardhshëm”, thuhet…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifati në seancën solemne për 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka kërkuar unitet në përballej me Serbinë. Jashari ka thënë se i gjithë spektri politik duhet të jetë bashkë që “të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia”. “Duke i falënderuar SHBA-në, bijat dhe bijtë tanë, ne sot kemi arrit këtu jemi të lirë që t’i qajmë hallet me njeri tjetrin. SHBA dhe shtetet mike i kemi prape para nesh. I falënderoj nënat e dëshmorëve, veteranët invalidët të gjithë juve. Lavdi e nder të gjithë atyre që ranë. closevolume_off Këtu është Kuvendi që merren vendimet për të…

Lexo më Shumë

Njerëz të afërt të familjes së politikanit Lube Boshkovski në rrjetet sociale kanë njoftuar se është zhdukur nipi i tij, Samoil Kostadinovski. Sipas raportimeve, Kostadinovski është rrëmbyer pranë Ambasadës Çeke, ndaj në rrjetet sociale po përhapet apel për ndihmë nga qytetarët. Ministria e Brendshme njoftoi më herët në buletinin e përditshëm se një 26-vjeçar rezulton i zhdukur. “Me datë 04.03.2023 në ora 08:00 në SPB-Shkup, M.K.(32) nga Shkupi ka raportuar se vëllai i tij S.K.(26) është larguar nga shtëpia. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit”, njofton MPB.

Lexo më Shumë

E pyetur për shpalljen e sotme të thirrjes për transportuesit privatë, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska tha se shpreson që pas dy javëve do të nis menaxhimi i përbashkët i transportit publik me transportuesit privatë, përcjell TV21. Arsovska tha se detyrimet ndaj transportuesve privatë do të paguhen në kohë. “Arsyet për bllokadat kanë qenë, një pjesë personale ndërsa një pjesë motive politike. Ne siç kemi thënë disa herë, dhe kjo është…nuk dua të hy në manipulimet që u plasuan në publik, është që atje ka kërkesa të arkëtueshme. Kjo do të thotë kur keni të nënshkruar marrëveshje, për…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,22% në raport me vendimin e datës 3.3.2023. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 2,235 %, te nafta për 1,219 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,791 % dhe te mazuti ka rritje për 1,845%. Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë…

Lexo më Shumë

Në fundjavën e kaluar (04 dhe 05 mars), zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë mbajtur takime me përgjegjës të gjithsej 21 objekteve hoteliere (hotele dhe motele) që veprojnë në rajonin Tetovë-Gostivar informon Tetovasot. Në kuadër të këtyre takimeve të mbajtura nga Departamenti i Parandalimit, punonjësit e policisë i njohën ata më për së afërmi me dispozitat e Ligjit për të Huajt dhe me domosdoshmërinë e respektimit të plotë dhe të qëndrueshëm të tyre, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për regjistrimin dhe ç’regjistrimin e shtetasve të huaj dhe rregullimi i qëndrimit të tyre në zonë. Ata u njoftuan edhe për implikimet…

Lexo më Shumë

SHA EMV më 05.03.2023 prodhoi 18.203 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Në termoelektranat janë prodhuar 15.118 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 3.085 MWh. * Të dhënat janë marrë nga Raporti i SHA EMV për 05.03.2023.

Lexo më Shumë

Sot kur po shënojmë 25 vjetorin e Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi ishte rrethuar nga forcat e shumta ushtarake dhe policore serbe, kujtimi ynë merr një dimension epik, jo vetëm për shkak të karakterit të ngjarjeve, por edhe për shkak të efektit që prodhoi kjo epope, e cila në qendër kishte rezistencën e familjes heroike Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari. Sulmi i tretë i forcave serbe në lagjen Jasharaj, që kishte ndodhur më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, kishte…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti derisa ka komentuar vendimin e Ahmetit për të emëruar Bujar Osmanin për koordinator të Çairit, ka theksuar se ky vendim është në kundërshtim me statutin e partisë sepse nuk ka kaluar në organet partiake dhe ka për qëllim të heshtë ata që mendojnë ndryshe. “Është vendim jo-statutor që nuk ka kaluar nëpër organet partiake”, tha shkurt Mexhiti. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme BDI e ka caktuar Bujar Osmanin si koordinator për degën e Çairit.

Lexo më Shumë