Ministri i Shoqerisë Informatike dhe Administratë, Azir Aliu që është në krye të ministrisë jo më shumë se dy muaj,së shpejti pritet të vij më ndonjë iniciative të re digjitale. Këtë e themi pas një postimi të fundit të kreut të ministrisë në rrjetet e tij sociale, Facebook dhe Twitter ku ai ka publikuar një fotografi dhe bashkangjitur me të shkruan “Ready to #…” Një detaj që vumë re nga postimi është që në fotografinë e postuar ka një “#” – Hashtag, dhe kjo iniciative e re mund të jetë ndonjë programë digjitalizmi, sepse siç dihet tashmë, ministri…
Author: Hamdi Kumanova
Burime të TV21 bëjnë të ditur se në Stacionin Policor të Tetovës pasditën e sotme janë thirrur për bisedë edhe disa dëshmitarë në rastin me anesteziologun, i cili “live” në rrjetin social “Tik-Tok” transmetoi pamje të grave nga reparti i Gjinekologjisë, përcjell TV21. Ndryshe, SPB-Tetovë sot edhe zyrtarisht bëri të ditur se është arrestuar 43-vjeçari V.D. nga Odri, i cili ishte angazhuar si anesteziolog në spitalin e Tetovës., ndërsa drejtori i Spitalit, Pëllumb Vela sot bëri të ditur se kanë ndërprerë marrëdhënien e punës me të njëjtin.
Njëra ndër vendet më të frekuentura në kryeqytet, Çarshia e Shkupit, e cila vizitohet gjatë ditës nga shumë vizitorë të huaj dhe nga vendi, sot në orët e mesditës ishte pothuajse e zbrazur në pjesën e kafiterive. Televizioni Shenja vizitoi këtë pjesë të Çarshisë, ku shumica e lokaleve gjatë ditës ishin të mbyllura, për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit. Një kamarier i cili ishte në orarin e punës, tha se ka filluar me punë që nga ora 9:00 në mëngjes, por siç tha ai, nuk ka lëvizje gjatë ditës, ai tha se frekuentimi më i madh i qytetarëve…
Kujdesi oral që në moshë të vogël është i lidhur ngushtë me shëndetin në trup, prandaj është e nevojshme që të bëhen kontrolle të fëmnijët çdo tre muaj, ndërsa te të rriturit çdo gjashtë muaj. Neglizhimi i problemeve me dhëmbët mund të shkaktojnë komplikime më të mëdha. Në ordinancat stomatologjike, vinë kryesisht fëmijët që kanë problem me kariesin dentar, i cili nëse nuk pastrohen mund të shkaktojë infeksion, thonë stomatologët. “Ndër sëmundjet më të shpështa që hasim të fëmijët është kariesi dentar i cili më pas mund të rezultojë me infeksione të ndryshme orale ose jashta kavitetit oral. Për këtë…
Në orët e para të ditës së sotme, respektivisht pak pas mesnate në Shkup është arrestuar një 25-vjeçar pasi i njëjti paraprakisht kishte gjuajtur me armë zjarri, përcjell TV21. Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur edhe gëzhojat. “Më datë 15.04.2023 ora 00:35 në rrugën “Rruga e Kaçanikut” në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB-Shkupi kanë ndaluar A.D. (25) nga Shkupi nën dyshimin se rreth orës 23:20 ka shtënë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij familjare. Arma është gjetur dhe konfiskuar, ndërsa në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja. Pas dokumentimit të plotë…
Procesi i negociatave me BE-në sjell më shumë investime dhe mbështetje të shtuar nga fondet evropiane.Falë politikave të tilla, RMV është anëtare e NATO-s dhe pas 17 vitesh pritjeje ka nisur negociatat për anëtarësim në BE thonë nga LSDM. Tani vendi ynë njihet si shtet i lirë, partner demokratik i botës demokratike perëndimore dhe kjo ka efekt pozitiv në ekonominë dhe standardin e jetesës së Maqedonisë. Vitin e kaluar të njohur si viti më krizën më të madhe në Evropë në dekadat e fundit, e mbyllëm me një shumë rekord të investimeve të huaja direkte prej gati 740 milionë euro…
Ministria e Brendshme ka sekuestruar drogë në vlerë prej rreth gjashtë milionë eurove nga subjekte juridike të rrethinës së Kavadarit dhe Manastirit. Aksioni është zhvilluar gjatë së premtes nga Departamenti i Policisë Kriminalistike ku është sekuestruar sasi e madhe e marihuanës në dy fabrika për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore. “Pas ndrëmarrjes së masave dhe aktiviteteve si dhe dëshmive të siguruara se subjektet juridike kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për kontrollë të drogave narkotike dhe substancave psikotrope, përkatësisht në subjektet juridike kanë kultivuar bimë të kanabisit në kundërshtim me ligjin, me qëllim për shitje të mëtutjeshme…
Aktivitet humanitare në rajonin e Kumanovës po vazhdojnë edhe gjatë muajit të Shenjtë të Ramazanit. “Shporta e Ramazanit”, aktivitet i cili realizohet tash e 16 vite nga Forumi Rinor Islam në bashkëpunim me Shoqatën Edukative “Vllaznia”, këto ditë po përgatitë shpërndarjen e 4 me rradhë të pakove me gjëra ushqimore e higjienike për këtë Ramazan, të cilat kryesisht po destinohen për familjet në nevojë. “Aksioni humanitar është duke u zhvilluar ashtu edhe siç ka filluar nga fillimi i muajit të Ramazanit dhe i njejti po vazhdon, deri më tani kemi bërë paketimin dhe shpërndarjen e 300 pakove me gjëra ushqimore…
Maqedonia e Veriut numëron rreth 19 mijë analfabetë në të gjithë vendin që nuk dinë as shkrim dhe as këndim. Sipas ESHS-së, janë regjistruar 18.897 ose 1.2% analfabetë. Në mesin e analfabetëve janë 5.517 burra dhe 13.380 janë gra. Ekspertët thonë se arsyet e analfabetizmit zakonisht lidhen me faktorët ekonomik dhe social, si dhe me traditën e shkollimit. “Këto të dhëna statistikore nuk do të thotë se duhet të merren me saktësi të plotë por megjithatë, janë një tregues i rëndësishëm për të parë ose për të vërtetuar se sa prej popullsisë nuk di të shkruaj dhe lexuar. Po thuajse…
Opozitarja VMRO DPMNE sërish adreson akuza për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 d. Zëdhënësi i partisë Naum Stoilkovski thotë se Qeveria ka qëllime të pandershme në kontratën me Behtel dhe Enka, duke përsëritur se traseja për autostradën Kërçovë-Ohër ka qenë e gabuar dhe se projekti është bërë në vitin 2013. “Në vend që të përfundojnë autostradën Kërçovë-Ohër, BDI-ja dhe LSD -ja tregojnë ambicie për të udhëhequr një projekt autostrade edhe më të madh, disa herë më të madh se autostrada Kërçovë-Ohër, ku ende nuk është zhvilluar asnjë projekt madhor, ku ende nuk është siguruar financimi i jashtëm. , ku…
Ndryshimet e shpeshta dhe të papritura të motit, presioni i ajrit dhe niveli i lagështisë ndikojnë dukshëm tek personat që kanë probleme shëndetësore. Kompetentët shëndetësorë thonë se pacientët e moshuar me sulme në zemër dhe astmatikët janë më të rrezikuar. Metabolizmi i të moshuarve është i ngadaltë dhe për këtë arsye ka ndikim të madh mbi ta. “Pacienti kur paraqitet me shtrëngim të gjoksit dhe vështirësi në frymëmarrje ne konkretisht bëjmë diagnostikimin dhe kemi diagnoza diferenciale, a mund të jetë psh si asëm si sëmundje kronike apo mund të jetë ndonjë sëmundje e zemrës angina pektoris i themi ne ashtu…
Ligji i ri ushtarak rus sugjeron se Moska po pret një konflikt të gjatë në shtetin ukrainas, paralajmëron inteligjenca britanike. Një ligj i ri rus ka hequr një pengesë që u ka mundësuar burrave të shmangin angazhimin në ushtri ndërsa sugjeron se Moska po përgatitet për një konflikt të gjatë në Ukrainë, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar. Presidenti rus, Vladimir Putin u raportua se kishte nënshkruar një projekt-ligj që krijonte një sistem digjital të ftesave, duke e bërë më të lehtë mobilizimin e rusëve dhe ka ngjallur frikë në vend mes luftës me…

