Numri i familjeve që marrin ndihmë financiare nga shteti për ngrohjen e shtëpive është i vogël dhe duhet të rritet. Kryetari i Komisionit Rregullator Energjetik, Marko Bislimovski, propozon një model të ri me të cilin shteti do të mund t’u përgjigjet më shumë amvisërive që nuk kanë para të mjaftueshme për të paguar faturat e energjisë elektrike. Ai thotë për Alsat se shteti duhet të mbulojë një pjesë të faturave, në vend që të transferojë para në xhirollogari. “Një amvisëri, nëse ka të ardhura më të ulëta, duhet të marrë më shumë ndihmë. Siç rriten të ardhurat e asaj…
Author: Hamdi Kumanova
Sipas metodologjisë për harmonizimin e pensioneve, nga ky muaj do të rriten për shtatë për qind, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Me këtë rritje pensioni mesatar, i cili arrin në 17.422 denarë, rritet për 1.219 denarë dhe do të jetë 18.641 denarë, përkatësisht do të jetë pak më shumë se 300 euro. Sipas metodologjisë së MPPS-së, pensionet rriten çdo gjashtë muaj (mars dhe shtator) me një përqindje që është shuma prej 50 për qind e rritjes së pagës dhe 50 për qind e rritjes së kostos së jetesës.
Të gjitha prokuroritë themelore në Maqedoninë e Veriut janë në “hall” për prokurorë, por përkundër kësaj, shumica e kandidatëve të sapo diplomuar për prokurorë publikë janë të interesuar që të punojnë në Shkup. Për këtë arsye, nga Këshilli i Prokurorëve kanë vendosur që shpallja e re për prokurorë të jetë e hapur vetëm për qytetet me numrin më të vogël të prokurorëve, dhe jo në Shkup. Nga 31 vende të lira për prokurorë publik do të mund të aplikojnë 28 kandidatë, të cilët sapo kanë kaluar Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, edhe atë në këto prokurori: Shpallja për Prokurorë…
Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, thotë se duhet të arrihet konsensusi mbipartiak për ndryshimet kushtetuese, nga të cilët varet rruga evropiane e vendit, raporton KlanM. Osmani, sic percjell KlanM, në një intervistë për portalin “racin.mk” thotë se duhet të lihen anash interesat e politikës ditore, të ulet e të analizohen të gjitha aspektet “për” dhe “kundër” ndryshimeve me të cilët Bullgarët duhet të futen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. “Ju siguroj se edhe në nivel e ekspertëve dhe në atë politik dhe në cilin do nivel tjetër, do të dominojnë argumentet “për” ndryshimet kushtetuese, për shkak se kanë të…
Partia Demokratike ngriti akuza këtë të hënë ndaj Policisë së Shtetit dhe i bëri thirrje prokurorisë të hetojë. PD thotë se Policia e Shtetit po shpërdoron 670 mijë USD për 67 makina. Zëdhënësja e PD akuzoi se për 67 makina Hyundai, Policia e Shtetit do të shpenzojë 2.2 milionë euro. Pas katër vitesh përdorim këto mjete do t’i kthehen koncensionarit. “Me një përllogaritje të thjeshtë, një makinë do të kushtojë 30 mijë euro për katër vjet, dhe në fund të kësaj periudhe do t’i kthehet tregtarit, i cili do të mund ta rishesë për të nxjerrë një fitim të…
Nga VMRO-DPMNE kanë kritikuar qasjen e ekzkutivit pas vendimit të Qeverisë për ngrirjen e çmimit të bukës në 33 denarë, përcjell TV21. Nga VMRO thonë se Qeveria deri sa lavdërohet për këtë veprim, ekzekutivi për vete furnizohet me bukë 30 deri 100 për qind më të shtrenjtë. “Flasin për çmime prej 33 denarëve, ndërsa Shërbimi për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta pranë Qeverisë ka lidhur kontratë për blerjen e bukës së bardhë me çmim prej 41,4 denarë prej 450 gramëve, në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Por që të jetë më e madhe hipokrizia e…
Stjuardesa tregon pse nuk duhet të hani gjithmonë ushqim në fluturime të gjata Stjuardesa tregon pse nuk duhet të hani gjithmonë ushqim në fluturime të gjata Publikuar 12:30 4 Mars, 2023 Një stjuardesë ka folur se pse nuk është gjithmonë ideja më e mirë të hani ushqimin tuaj në një fluturim të gjatë. Kris Major është një stjuardesë me përvojë e cila ka punuar në aeroplan për më shumë se dy dekada, kështu që ajo njeh shumë mirë disa nga këshillat dhe truket më të mira të tregtisë. Por ajo shpjegoi se ndërsa është joshëse të marrësh ushqimin që të…
Tragjedia e Larisës la pas dhe shumë rrëfime që dëshmojnë dhimbje dhe dëshpërim. Një nga viktimat e përplasjes kishte plane të mëdha për jetën, por fundi do të ishte tragjik. Dimitris Aslanidis ishte 26 vjeç dhe ditën e tragjedisë fatale ishte nisur në Athinë për të propozuar të dashurën e tij për martesë. I pikëlluar nga dhimbja, babi i tij shprehet se të birit iu prenë krahët në një moshë shumë të re. Trupi i viktimës nuk është gjendur ende ndërsa pritet testi i ADN. Familja është në pritje të identifikimit të trupit në…
Sot largohen dhe vagonët e fundit nga zona e tragjedisë që shkaktoi 57 viktima. Deri tani janë identifikuar 54 trupa, mjekët ligjorë deklaruan se bëjnë ç’është e mundur për të përfunduar sa më shpejt procesin. Në zona të ndryshme të Greqisë janë kryer ceremonitë e para mortore, ndër të cilët edhe vajza e prindërve shqiptarë Efigjenia Micka. Universiteti i Selanikut numëron 10 studentë mes viktimave. Rektori i universitetit Aristotelis të Selanikut NIKOS Papajoanu ka shprehur dhimbjen e thellë në një postim, ku veç të tjerave ka shkruar se “jeta jonë ngriu sekondën e aksidentit. Familja jonë u varfërua tepër,…
Rroga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut në dhjetor arriti në 34 364 denarë, ndërsa në këtë muaj rroga minimale do të shënojë rritje nga 18 000 denare në 20 mijë denarë, transmeton Portalb.mk. Pozita me rrogën mesatare më të mirë në Maqedoninë e Veriut është në Transportin ajror (94 537 denarë), Programimi kompjuterik (88 192), veprimtaritë e marrjes dhe dhënies me qera (78 405 denarë). Ndërkohë rroga mesatare në arsim është 32 030 denarë. Në dhjetor të vitit 2022, rroga më e vogël mesatare është regjistruar në veprimtaritë e sigurisë dhe heitmit (19 510 denarë), shërbimi lidhur me mirëmbajtjen…
Industria e bukës pasdite kumtoi se tregtarët me pakicë nuk pranojnë ta shesin bukën me pesë për qind marzh dhe për këtë shkak kërkon nga Qeveria t’i aktivizojë shërbimet inspektuese. “Sot, pas konferencës së mbajtur për shtyp për vendimet e industrisë së bukës, tregtarët me pakicë i shantazhojnë furrat dhe nuk pranojnë ta shesin bukën me pesë për qind marzh, gjë që është joligjore dhe e shkelin vendimin që është marrë paraprakisht. Kështu situata që ka ndodhur është drejtpërdrejtë e lidhur me vendimet e fundit të dëmshme për industrinë e bukës. Kërkojmë nga Qeveria t’i dërgojë shërbimet inspektuese dhe publikisht…
Një tërmet me magnitudë 6.9 është rregjistruar sot në rajonin e Ishujve Kermadec në Zelandën e Re, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Sipas Reuters, tërmeti ishte në një thellësi prej 152 km (94 milje). Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare vlerësoi më herët magnitudën në 6.6 ballë dhe një thellësi në 183 km. Asnjë paralajmërim për cunami nuk u lëshua pas tërmetit, bëri të ditur Sistemi i Paralajmërimit të Tsunamit në SHBA.

