Të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime tjera, janë dëgjuar në kryeqytetin e Sudanit, Kartum, pas disa ditësh tensione në mes të forcës paramilitare dhe ushtrisë së shtetit.Arsyeja e konfliktit qëndron te tranzicioni i propozuar në udhëheqësi civile.Agjencia e lajmeve, Reuters, është duke raportuar se të shtënat janë dëgjuar afër selisë së ushtrisë, në qendër të qytetit.Forca paramilitare e Mbështetjes së Shpejtë, ka thënë se e ka marrë kontrollin e aeroportit dhe pallatit presidencial.Këto pretendime nuk janë konfirmuar ende.Më herët, forca paramilitare ka thënë se është sulmuar një prej kampeve të saj në jug të Kartumit.Ushtria, në anën tjetër, e…
Author: Hamdi Kumanova
Maqedonia e Veriut më 9 mars mori 80 milionë euro mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, në konferencë për shtyp theksoi se këto mjete përdoren për mbështetje buxhetore në vend. Euroambasadori në vend, Dejvid Gir, tregoi se kjo mbështetje financiare do t’i ndihmojë qytetarët që të përballen me kërkesat që u shfaqën si pasojë e krizës energjetike. Portalb.mk, pyeti në Sekretariatin për Çështje Evropiane se si më detajisht do të përdoren këto mjete, nga ku thanë se ndarja e parave të BE-së bëhet sipas aktiviteteve të përcaktuara, me indikator, në Planin akcional. “Kjo ndihmë financiare është mbështetje e…
Winamp ishte një program i popullarizuar i muzikës në fundin e viteve 1990 dhe në fillimin e viteve 2000, dhe tani është kthyer nën një zhvillim aktiv. Një version krejtësisht i ri i Winamp tani është në dispozicion, por që është shumë më ndryshe se versioni origjinal. Kompania mëmë e Winamp viteve të fundit është ndarë në mes të 2 projekteve, përditësimet për programin klasik në Windows, dhe një shërbim krejtësisht të ri me emrin e njëjt. Versioni fillestar i këtij shërbimi tani është në dispozicion tek player.winamp.com, dhe punon edhe në shfletuesit e desktopit edhe tek shfletuesit e telefonave, raporton HTG,…
Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka nënshkruar të shtunën ligjin për reformën në pensione, duke sfiduar tre muaj protesta dhe zotimet e sindikatave se nuk do ta zbatojnë vendimin e ri.Ligji ka hyrë në fuqi menjëherë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Francës. Ky publikim është bërë disa orë pasi Këshilli Kushtetues i ka dhënë dritën jeshile fuqizimit të ligjit, i cili parasheh rritjen e moshës së pensionimit nga 62 në 64 vjeç.Sindikatat kanë paralajmëruar se do të thërrasin protesta më 1 maj, kur shënohet Dita e Punëtorëve. Beteja për të nënshkruar këtë ligj është kthyer në sfidën më të…
Vladislav Ammosov thotë se ka kaluar më shumë se 15 vjet duke ndërtuar një karrierë në ushtrinë ruse dhe në shërbimin e inteligjencës të vendit, të njohur si GRU. Ai, aktualisht, është në Kiev i përgatitur për të luftuar kundër vendit të tij. Ai i tha Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë – i cili ka shqyrtuar dokumentacionin në lidhje me historinë e shërbimit ushtarak rus të Ammosovit – se “vendi ndaj të cilit u betova për besnikëri… nuk ekziston më”. Gjatë një udhëtimi për në qendër të Kievit, Ammosov ndaloi t’i shikonte pajisjet ushtarake ruse. “Këta persona as…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kavajë këtë të shtunë. Ai nuk i ka kursyer ironitë për opozitën, duke i quajtur dy hije ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PL-së, Ilir Meta. Rama: Më kujtohet si ishte Kavaja kur ne morëm detyrën që dukej që në hyrje një vatër e dëshpërimit të harresës, rrënimit, i kam para syve pamjet e Kavajës dhe të gjithë punën përpjekjet, projektet për të nisur ndryshimin e saj të madh. Ata (opozita) nuk kanë mundur të shprehin asnjë shembull se dinë të kujdesen për një qytet, për një fshat. Të vetmin problem që patëm ne me…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani hodhi poshtë mundësinë që formulim e “maqedonasit bullgarë” të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, bullgarët mund të vendosen vetëm si pjesë e popullit bullgar. “Ndryshimet kushtetuese janë saktë të përmendura te Protokolli i nënshkruar me Bullgarinë, se si do të duket dhe si do të jetë pozita e bullgarëve në Kushteutë”, u shpreh Osmani. Formulimin “maqedonas bullgarë” e dha presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev i cili para disa ditëve deklaroi se ai personalisht është angazhuar për këtë term.
Ministria e Punëve të Brendshme mbrëmë pak para mesnate, ka arrestuar anesteziologun e repartit gjinekologjik të Spitalit Klinik të Teovës, i cili publikoi video live të pacienteve, të cilave po u ofrohej ndihmë mjekësore. Rastin në polici e ka denoncuar drejtori i spitalit, transmeton Portalb.mk. “Më 14.04.2023 në orën 23:40, nëpunës policor kanë arrestuar V.D. (43) në fshatin Odër të Tetovës, duke vepruar pas paraqitjes nga ana e P.V., drejtor i Spitalit Klinik Tetovë se, V.D. i punësuar si anesteziolog në spital, ka incizuar dhe publikuar në rrjetin “tik tok”, personel mjekësor dhe pacientë të cilëve u është ofruar ndihmë…
Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave, në bashkëpunim me Universitetin “Johns Hopkins”, kanë organizuar tryezën me diskutimin për marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë ku u tha se aneksi i marrëveshjes ka paqartësi dhe se diskursi politik nuk ka ndryshuar. Analisti amerikan dhe ligjëruesi në Universitetin “Johns Hopkins”, Edward Joseph tha se marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e obligueshme dhe se fokusi duhet të jetë në zbatim. Po ashtu, ai theksoi se në këtë marrëveshje ka shumë boshllëqe dhe detaje të paspecifikuara. “Tani, këtu qëndrojmë formalisht, realiteti joformal dhe kontekstual, i njohur nga të gjithë në këtë sallë, dhe…
Hristijan Mickoski dhe Dimitar Apasiev janë të vetmit kundër interesave strategjike të shtetit dhe kundër rrugës evropiane të vendit – vlerësojnë nga LSDM e kryeministrit Kovaçevski. Sipas kësaj partie, OBRM-PDUKM dhe Levica janë kundër anëtarësimit në BE, e një konfirmim tjetër për këtë, sipas tyre, është fakti se nuk deleguan përfaqësues në grupet punuese për ndryshimet kushtetuese. “Nuk ka dallim mes Mickoskit dhe Apasiev. Ata janë kundër çdo vendimi të rëndësishëm strategjik dhe shtetëror. Të dy nuk e mbështetën as fillimin e negociatave me BE-në. Mickoski dhe OBRM-PDUKM përhapën histeri, organizuan protesta që u bënë të dhunshme. Mickoski dhe Apasiev…
Ilkay Gundogan vazhdon ta ketë të ardhmen e paqartë, edhe pse Barcelona mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me të. Mesfushori gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës me Manchester Cityn dhe nuk e ka pranuar rinovimin e saj. Lajmet e fundit nga Spanja raportojnë se Gundogan ka nënshkruar tanimë me Barcelonën, por ka qenë agjenti i lojtarit që e ka mohuar një gjë të tillë. lhan Gündogan, xhaxhai dhe agjenti i mesfushorit turko-gjerman ka folur për AS, duke thënë se Ilkay është i fokusuar te City ku synon të fitoj tre trofe deri në fund të…
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Malishevë. Siç njofton Policia, një grua është rrahur nga vjehrri, bashkëshorti dhe kunati. “Viktima femër kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuarit meshkuj kosovarë (vjehrri, bashkëshorti dhe kunati)”, thuhet në njoftim. closevolume_off Policia bën të ditur se tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

