Opozitarja VMRO DPMNE sërish adreson akuza për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 d. Zëdhënësi i partisë Naum Stoilkovski thotë se Qeveria ka qëllime të pandershme në kontratën me Behtel dhe Enka, duke përsëritur se traseja për autostradën Kërçovë-Ohër ka qenë e gabuar dhe se projekti është bërë në vitin 2013.
“Në vend që të përfundojnë autostradën Kërçovë-Ohër, BDI-ja dhe LSD -ja tregojnë ambicie për të udhëhequr një projekt autostrade edhe më të madh, disa herë më të madh se autostrada Kërçovë-Ohër, ku ende nuk është zhvilluar asnjë projekt madhor, ku ende nuk është siguruar financimi i jashtëm. , ku mbikëqyrja do të kryhet nga një kompani me eksperiencë në industrinë e tekstilit dhe me një kontratë të fshehur nga publiku”, u shpreh zëdhënësi i VMRO DPMNE –së, Naum Stoillkovski.
LSDM mohon akuzat, opozita del kundër çdo proejkti strategjik
Ndaj këtyre akuzave reagojnë nga LSDM .Pas serisë së investimeve kineze të dakorduara në kohën e VMRO-DPMNE-së, për herë të parë kemi një projektues dhe kontraktor amerikan dhe menjëherë VMRO-DPMNE-ja e mbajtur peng nga e majta proruse, akuzon SHBA-në dhe kontraktorin Bechtel për korrupsion thuhet në komunikatën e LSDM-së.
“VMRO-DPMNE është kundër çdo projekti strategjik, kundër çdo progresi në vend. Investimet në seksionet rrugore të Korridorit 8 dhe Korridorit 10D janë historikisht investimet më të mëdha në infrastrukturë, të cilat më në fund do të përfundojnë një projekt strategjik dhjetëvjeçar në interes të qytetarëve dhe shtetit”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.



