Procesi i negociatave me BE-në sjell më shumë investime dhe mbështetje të shtuar nga fondet evropiane.Falë politikave të tilla, RMV është anëtare e NATO-s dhe pas 17 vitesh pritjeje ka nisur negociatat për anëtarësim në BE thonë nga LSDM.
Tani vendi ynë njihet si shtet i lirë, partner demokratik i botës demokratike perëndimore dhe kjo ka efekt pozitiv në ekonominë dhe standardin e jetesës së Maqedonisë. Vitin e kaluar të njohur si viti më krizën më të madhe në Evropë në dekadat e fundit, e mbyllëm me një shumë rekord të investimeve të huaja direkte prej gati 740 milionë euro thonë nga LSDM.
Sipas tyre kjo është dëshmi se ekonomia maqedonase është e qëndrueshme, në zhvillim dhe konkurruese dhe tërheqëse për investitorët e huaj.
“Se sa e rëndësishme është që tani jemi në rrugën evropiane flasin edhe të dhënat për mbështetje të pakthyeshme dhe të llojet e tjera të mbështetjes financiare nga BE-ja për investime në energjetikë, në kohën e krizës energjetike botërore.Poashtu jemi vendi lider në rajon për sa i përket shfrytëzimit të fondeve nga programi IPARD 2 dhe po përgatitemi për fillimin e programit të ri IPARD 3, ku kemi një rritje prej 62% të fondeve evropiane të pakthyeshme , pra 97 milionë euro të reja në dispozicion të fermerëve tanë”, u shpreh zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
Sipas Kuzevskës kjo është vetëm një pjesë e përfitimeve nga anëtarësimi ynë në NATO dhe fillimi i negociatave me BE-në.


