Author: Hamdi Kumanova

Dy të plagosurat nga dora kriminale e Dan Hutrës janë në gjendje më të mirë shëndetësore. Elena Hysa ka lënë reanimacionin dhe ka kaluar në pavion aty ku po trajtohet edhe nëna e saj. Ato do përballen me hetuesit për të dhënë shpjegime për ngjarjen. E plagosura e 3 e masakrës së 1 Marsit, Mariana Gurakuqi ka lënë spitalin që ditën e ngjarjes pasi ka marrë ndihmën mjekësore. Burime nga grupi hetimor konfirmojnë për Klan Neës se Elena Hysa ka marrë disa goditje me thikë dhe një plagë me armë zjarri. Ndërsa e ëma e saj, Kujtime Hysa ka dëmtime…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se qyteti ukrainas i vijës së frontit, Bakhmut, mund të bjerë në duart e rusëve në ditët e ardhshme. “Ajo që po e shohim është që Rusia po hedh më shumë trupa, më shumë forca dhe atë që i mungon në cilësi, po mundohet ta mbulojë me sasi. Ata kanë pësuar humbje të mëdha, por, në të njëjtën kohë, nuk mund ta përjashtojmë mundësinë që Bakhmuti mund të bjerë përfundimisht në ditët e ardhshme”- tha Stoltenbergu. Ai foli në ditën e takimit të ministrave të mbrojtjes të BE-së në kryeqytetin suedez,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot realizoi takim pune me një delegacion të NATO-s të udhëhequr nga zëvendës-ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për sfidat e reja të sigurisë, Xhjems Apaturai. Në takim, siç njoftojnë nga Qeveria, temë e bisedimeve ishin kërcënimet dhe sulmet hibride me të cilat aktualisht po përballet Maqedonia e Veriut, si dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s. “Të pranishmit në takim konfirmuan se bëhet fjalë për përpjekje dashakeqe për të futur frikë dhe trazira te qytetarët dhe për të cenuar besimin dhe kredibilitetin në institucione. Ministrat e pranishëm patën rastin të bisedojnë me ekipin e ekspertëve të…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski realizoi takim me Wojciech Ticinjski, ambasador i Polonisë në Maqedoni. Në takim, bashkëbiseduesit diskutuan për situatën aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për procesin e integrimit evropian të vendit. “Lidhur me zhvillimet politike, Mickoski e informoi ambasadorin Ticinjski për numrin e madh të skandaleve dhe aferave që kanë të bëjnë me pushtetarët, duke theksuar se vendi po zhytet në krim dhe korrupsion, ndërsa qytetarët jetojnë në varfëri. Korrupsioni po lulëzon, ndërsa për të gjitha skandalet është drejtpërdrejt përgjegjës Kovaçevski dhe pikërisht për këtë shteti vlerësohet negativisht nga të gjitha parametrat dhe këtë…

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës i ka dhënë sot dritën e gjelbër shpalljes së një konkursi ndërkombëtar për hartimin e projektit për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Qeveria e Kosovës sot miratoi propozim-vendimin për aprovimin e kritereve dhe kushteve për shpalljen e fituesit dhe procedurat e aplikimit për përzgjedhjen e projektit për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. “Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Agjencinë për menaxhimin e komplekseve memoriale ka propozuar kushtet dhe kriteret për shpalljen e konkursit për hartimin e projektit, saktësisht master-planit për kompleksin memorial ‘Adem Jashari’”, tha ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku. Ai tha…

Lexo më Shumë

Diskutuam për rekomandimet e ODIHR, shqetësimet mbi përdorimin e administratës dhe pastërtinë e kandidatëve. Në emër të PD-së garantova ambasadoren e SHBA për vullnetin e mirë tonin për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje duke zbatuar rekomandimet e ODIHR, duke ndarë me të shqetësime të ndryshme, përfshirë dhe rolin e medias, para dhe gjatë fushatës elektorale. Të fundit në agjendë për të vizituar pati Ilir Metën, kryetarin e Partisë së Lirisë. Në mbyllje të tre takimeve, ambasadorja amerikane nuk dha asnjë deklaratë për mediat.

Lexo më Shumë

Me një manifestim solemn, Universiteti i Tetovës e shënoi 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas. 8 Marsi festohet sot në të gjithë botën, për të nderuar dhe respektuar figurën e gruas. Kjo ditë është simbolike për rrugëtimin historik që gratë kanë bërë në të gjithë botën për ta përmirësuar jetën e tyre. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe dhe drejtësi. Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti tha se kontributi i tyre është shumë i çmueshëm dhe…

Lexo më Shumë

DIMEVSKI: LARJE HESAPESH MES GRUPEVE KRIMINALE Pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë, Prokuoria ka vazhduar hetimet për vrasjen e dyfishtë që ndodhi dy ditë më parë në Shkup ku mbetën të vrarë dy persona dhe një tjetër mbeti I plagosur. Eksperti I sigurisë, Zllate Dimevski e quan vrasje mafioze dhe shumë profesionale ekzekutimin e dy të rinjëve. Ai thotë se që nga mënyra e futjes në lokal e deri tek ekzekutimi, vrasësisitë kanë pasur objektiva të qarta. ”Gjithmonë grupet kriminale mes veti i pastrojnë hesapet e tyre edhe këtu pikërisht ajo ndodhi… Ajo që ishte ndryshe nga përvojat që kemi…

Lexo më Shumë

Në këtë 8 mars, vëmendja e Kombeve të Bashkuara ishte më së shumti tek gratë në Afganistan, të cilat po jetojnë nën atë që përshkruhet si “vendi më represiv për të drejtat e femrave në botë”, e ku autoritetet praktikisht po i mbyllin gratë e vajzat në shtëpitë e tyre. Rreth 20 prej tyre mbajnë një protestë të rrallë në Kabul duke kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të mbrojë afganët. “Kërkesa jonë është që Emirati Islamik t’i rihapë dyert shkollave, universiteteve dhe zyrave për femrat në mënyrë të arsimohen, të kenë mundësi zhvillimi, që t’i shërbejnë vendit të tyre dhe…

Lexo më Shumë

Të ndihesh sëmurë është një gjendje dhe ndjesi e sikletshme, pasi përpos kollës dhe hundëve që rrjedhin, mund të kesh edhe humbje të oreksit dhe të joshesh për të porositur fast food. Epo, mendohu dy herë, sepse kur je sëmurë, është shumë e rëndësishme që të rrisësh imunitetin dhe të hash shëndetshëm, duke konsumuar ushqime të pasura me fibra, vitamina dhe minerale. Fatmirësisht, në kuzhinë ose frigorifer mund të gjesh shumë ushqime që të ndihmojnë të tejkalosh një grip sezonal. Ç’duhet të hash/ pish që të rrisësh imunitetin dhe të kalosh gripin? Supë pule Limonë dhe portokaj Qepë dhe hudhra…

Lexo më Shumë

“Kur shikoj potencialin e tij mendoj se ai mund të bëhet më i miri në botë. Më besoni, pas disa vitesh të gjithë do të thonë se jemi me fat që e kemi në kombëtaren e Holandës”.Autori i 11 golave mund të ishte transferuar në Madrid. Mediat franceze kanë zbuluar se lojtari ishte në Spanjë ku kreu testet mjekësore dhe ishte pranë nënshkrimit të marrëveshje. Megjithatë, “Los Blancos” nuk i premtuan aktivizimin në skuadrën e parë duke i propozuar që të transferohej tek ekipi i dytë. Një fakt që nuk i pëlqeu sulmuesit, i cili më pas kaloi në Holandë,…

Lexo më Shumë

Dje (07-mars) rreth orës 11:50 minuta në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin L.T. (23) nga Treboshi i Tetovës. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizimi i lojërave të fatit pa licencë, përkatësisht pa leje nga organi kompetent”, i dënueshëm sipas nenit 156 të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese. Pak më vonë, gjatë kontrollit me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij, i është gjetur dhe konfiskuar një kompjuter laptop, i cili përdorej për menaxhimin e klientëve dhe plotësimin e kredive, si dhe një sasi të caktuar parash.…

Lexo më Shumë