Ministri i ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu, e priti në takim pune ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ekselencën e Tij – Siril Bomgartner.
Në takim, ministri Aliu, i prezantoi ambasadorit Bomgartner, projektet e Ministrisë dhe aktivitetet e planifikuara, me theks të veçantë ndaj reformave në administratën publike.
Ministri, theksoi se zhvillimi i shërbimeve elektronike, të cilat do të jenë të disponueshme për të gjithë qytetarët, rritja e transparencës dhe administrimi profesional që do t’i plotësojnë standardet evropiane, janë ndër prioritetet në të cilat do të fokusohemi në periudhën e ardhshme.
Në këtë kontekst, ndërmerren aktivitete për transformimin digjital të shoqërisë, si dhe hartimin e strategjive bashkëkohore dhe zgjidhjeve adekuate ligjore, të cilat do t’i përmbushin standardet dhe vlerat europiane.



