Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka shkruar se Qeveria po përpiqet ta shkatërrojë demokracinë me ndërhyrje në drejtësi.
Duke marrë shkas nga reagimi i pushtetit pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, Kica-Xhelili thotë se vetëm mediat kanë mbetur jashtë tendencës së pushtetit për t’i kontrolluar. Por ka paralajmëruar se ato do të “bullizohen deri në heshtje”.
“Kam shkruar më herët për demokracinë dhe vdekjen e saj. Bullizimi deri në heshtje absolute i agjencive të pavarura dhe mediave është një ndër shkallët kryesore të shkatërrimit të demokracisë. Ndërhyrjet e vazhdueshme në drejtësi po konfirmohen çdo ditë me gjuhën e sotme të akterëve të pushtetit”, ka shkruar ajo.“Çka ka mbetur? Mediat. Jam e bindur që shumë shpejt do të nisin tendenca nga pushteti të kontrolleve absurde ndaj mediave që edhe ato të bullizohen deri në heshtje. Edhe më e bindur jam që e GJITHË kjo do të kamuflohet përmes rrugëve “institucionale”. Qofsha gabim!”, ka shtuar deputetja.
Data 31.10.2026
Aktuale
- Ilir Kulla: Rama ka humbur ndikimin te shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, faktorët janë kundër tij
- Izet Mexhiti: Një vit punë dhe investime në Saraj, mbi 13 milionë euro për projekte infrastrukturore
- Resul Sinanit i paska mbetë merak Bia Khalifa, e përmend edhe në Big Brotherin e sivjetit – i befasoi të gjithë
- Që në nisje të edicionit të ri të Big Brotherit, ndodh e papritura mes dy opinionistëve – kjo nuk mendohej
- “Nepotizmi në doganë”, Dauti: Ka qenë dukuri në kohën e BDI-së, tani janë raste të izoluara
- Përplasje e rëndë pranë Spitalit të Qytetit, dërguesi i “Wolt”-it në gjendje të rëndë
- Turqia shpreh ngushëllime pas rrëzimit të helikopterit ushtarak italian në Bosnjë e Hercegovinë
- Toyota arrin një rekord të ri në shitjet evropiane



