Author: Hamdi Kumanova

KONFERENCË: SFIDAT DHE MUNDËSITË E NISMËS “BALLKANI I HAPUR” DHE ADERIMI NË BE” “Integrimi rajonal i tregut të punës: Sfidat dhe mundësitë e nismës “Ballkani i Hapur” dhe aderimi në BE” ka qenë tema e konferencës organizuar nga Instituti për hulumtime politike dhe ekonomike “Fajnens Tink”, njofton KlanM. Me nismën “Ballkani i Hapur” intensifikojmë bashkëpunimin rajonal – ka deklaruar Zv/Kryeministri Bojan Mariçiq. Sipas tij, sic percjell KlanM, “Ballkani i Hapur”, mundëson që praktikisht të shihet e të shijohet tregu i përbashkët, i bazuar në rregulla dhe procedura evropiane. “Ballkani i Hapur” është përshpejtuesi i integrimit tonë evropian, një hyrje e…

Lexo më Shumë

Etiketimet, fyerjet dhe nënçmimet për ekspertët dhe profesorët ligjorë tregojnë vetëm matricën e regjimit të Gruevskit në të cilën ka ngecur Hristijan Mickoski, thuhet në reagimin e LSDM-së. “Mickoski është njeriu i fundit që mund të flasë dhe të emërojë profesorë apo juristë të dalluar. Qytetarët e dinë se Mickoski ka diplomuar tek babai i tij. Jo vetëm që u diplomua, por ishte edhe asistent i të atit, e për më tepër, fitoi edhe një punë. closevolume_off Mickoski tani do të flasë për profesorë fals? Epo, për shkak të profesorëve fallco si ai, Univesitet “Kiril dhe Metodi” prej vitesh nuk…

Lexo më Shumë

Pavarësisht përfitimeve dhe lehtësimeve në komunikim, përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale po shkakton një sërë fenomenesh negative te të rinjtë e posaçërisht te fëmijët. Në një debat mbi shëndetin mental të të rinjve dhe mediat sociale, ekspertët thanë se përqindja më e madhe e të rinjve flenë me telefon në dorë ndërkohë që përballen me pasoja si: pagjumësia, anksioziteti e madje edhe depresioni. “Përqindja më e madhe e të rinjve bëjnë gjumë me telefon në dorë ndërsa kjo i çon drejt një fenomeni që i bën të frikësohen se do të largohen ose nuk do ti takojnë më…

Lexo më Shumë

Komisioni parlamentar debatoi për propozimin e deputetit Pavlle Trajanov të dorëzuar kohë më parë për formimin e një Agjencie për të luftuar format e rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Me nismën e dorëzuar në Kuvend, Trajanov thotë se është parashikuar që kjo Agjenci të ketë autorizime policore sipas modelit të FBI-së dhe të ndjekë format e krimit dhe korrupsionit të rëndë. Opozita e përshëndeti nismën si mënyrë për të diskutuar mbi korrupsionin, kurse pushteti nuk e pranon atë. “Në ligj, në përputhje me Kodin penal propozoj që objekt pune të jenë vetëm veprat penale me përmasa…

Lexo më Shumë

Nuk ka mjeshtër “as për ilaç”, ndërsa punonjës zyrash të papunë ka me bollëk. Ndërsa tregu i punës ka mungesë punonjësish në profesione të ndryshme, punëdhënësit nuk kursejnë para për paga të larta vetëm për t’i punësuar. Prapëseprapë po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’i gjetur ato. Në një konkurs, për një vend pune me Fakultet pedagogjik konkurrojnë më shumë se 70 persona. Instituti për Kërkime Ekonomike Finance Think ka publikuar një studim në të cilin thuhet se nuk duhet të shqetësohemi për personat me kualifikime të ulëta se do të largohen nga Maqedonia. Mungesë punëtorësh sezonalë ka…

Lexo më Shumë

Sheshi dhe rrugët e qytetit të Strugës janë të mbushura plot me qytetarë të cilët po bëjnë përgatitje për festën e Fitër Bajramit. Më shumë blejnë produkte ushqimore në supermarkete, por edhe tekstil kryesisht për fëmijët. Qytetarët ankohen se çmimet e produkteve janë shumë të larta dhe të papërballueshme për standardin e jetesës sonë, ndërsa edhe tregtarët thonë se ka një rënie të ndjeshme në sasinë e blerjeve. “Katastrofë, mjerë ai popull që me aq rrogë të vogël, ato e dinë si i përballojnë me familjen, familjen e kemi jashtë, disa këtu disa atje.”, – tha një qytetar. “Shtrenjtësia nuk…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, vizitoi kompaninë Brainchild Production, e cila prodhon pajisje sportive të destinuara për sporte ujore me erë, ose më saktë pajisje që përdoret për surfing në sipërfaqe ujore. Në deklaratën e tij pas vizitës, zëvendëskryeministri Bytyqi tha se Brainchild është një kompani progresive dhe ambicioze që planifikon zhvillimin e saj në Maqedoninë e Veriut, që është një konfirmim se në vendin tonë kemi një mjedis ekonomik tërheqës dhe stimulues që krijon besim dhe siguri te investitorët dhe i inkurajon ata…

Lexo më Shumë

Tre partnerët më të mëdhenj në Qeveri, LSDM-ja, BDI-ja dhe ASH-ja, po bisedojnë për të shkarkuar, drejtorin e Drejtorisë së Sanksioneve, Jovica Stojanoviq, iniciativë e cila, siç mëson Alsat është ngritur nga Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga. Sipas burimeve të Alsat, shkarkimi i Stankoviqit kërkohet për shkak të mungesës së rezultateve në punë, por edhe me kërkesë të faktorit ndërkombëtar, pas zhvillimeve që ndodhën në burgjet e vendit si arratisjet, hapja e tunelit, djegia e automjeteve të dy zyrtarëve në Burgun e Idrizovës dhe të tjera. Arsye tjetër e kërkesës për shkarkim është edhe shqetësimi që ngritën policët e…

Lexo më Shumë

FËMIJËT PARALAJMËRUAN FESTËN E FITËR E BAJRAMIT Fëmijët sot kishin zgjedhur veshmbathjet më të mira dhe po bëheshin gati për të hypur në autobus. “Kandilat e bajramit” tradicionalisht simbolizojnë ardhjen e festës së madhe Fitër Bajramit, njofton KlanM. Shoqata “Vizion M” në frymën festive dhe kujdesit ndaj më të vegjëlve, edhe këtë vit organizoi manifestimin tradicional Kandilat e Bajramit. “Siç është bërë edhe traditë në përfundim të muajit të ramazanit jemi këtu me projektin tradicional Kandilat e Bajramit, edhe këtë vit ky manifestim fillon me autobusin e bajramit i cili me fëmijët do të shkoje në disa…

Lexo më Shumë

“DO TË DËSHTOJË NISJA E PROCEDURËS PËR HAPJEN E KUSHTETUTËS” Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka përsëritur qëndrimin partiak lidhur me ndryshimet kushtetuese. Theksoi se Qeveria nuk do ta ketë mbështetjen e VMRO-DPMNE-së, njofton KlanM. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, paralajmëroi se do të ketë përgjegjësi nga Qeveria. Kërcënoi me kallëzime penale për ekspertët që do të jenë pjesë e trupit punues për përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese, pasi sic tha, do të paguhen e nuk do të punojnë asgjë. “Ekspertët? Ata janë ekspertë? Nuk kam se cfarë të shtoj për lidhjet familjare në BDI dhe LSDM. Turpërohem…

Lexo më Shumë

Gjyqi i mundshëm ndërkombëtar i arbitrazhi për Korridoret 8 dhe 10-D do bëhet sipas ligjeve të Anglisë dhe Uellsit. Kjo është shkruar e zezë mbi të bardhë në marrëveshjen mes Bechtel&Enka dhe Qeverisë. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Millosheski në emisionin “Rruga drejt” tha se ky veprim i Qeverisë favorizon konzorciumin para gjyqit ndërkombëtar. “Qeveria e Maqedonisë është pajtuar për arbitrazh ndërkombëtare në Paris por ajo që neve nuk e pranojmë është që arbitrazhi të jetë sipas legjislacionit të Anglisë dhe Uellsit. Maqedonia ka bërë marrëveshje me EVN-në, ka bërë me TAV-in pra një kompani austriake dhe një turke, por…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka njoftuar se dje ka zbatuar kontroll të intensifikuar në komunikacion për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me çrast janë gjobitur 139 shoferë. Siç informojnë nga MPB-ja, prej tyre tetë shoferë drejtonin automjete me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 84 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë jashtë vendbanimit, ndërsa 55 në vendbanim. “Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë