Maturantët tashmë ka nisur përgatitjet intensive për provimet e maturës shtetërore. Më 27 maj do të mbahet provimi i gjuhës amtare ndërkohë më 10 qershor në lëndët matematikë, gjuhë angleze, frënge, gjermane, ruse, filozofi dhe estetikë, varësisht përcaktimit të nxënësve. Ndryshe nga provimet eksterne, ato interne do të zhvillohen pas 13 qershorit që sipas drejtuesve të shkollës profesionale “Cvetna Dimorv” këtë vit për herë të parë do të zhvillohen sipas sistemit modular. “Sistemi modular nënkupton se nxënësi do të zgjedh paket të lëndëve nga të cilët do të realizojnë provimin përkatës, konkretisht provimin intern. Për lëndën e Biologjisë maturantët…
Author: Hamdi Kumanova
Nëse një familje tre anëtarëshe vendos të udhëtojë nga njëri në qytetin të vendit duhet të ndajë deri në rreth 3000 denarë vetëm për vajtje ardhje, varësisht nga destinacioni. Çmimet e biletave vajtje-ardhje për tre persona Shkup-Kumanovë, Kumanovë-Shkup 1020 denarë Shkup-Tetovë, Tetovë-Shkup 1200 denarë Shkup- Ohër, Ohër- Shkup 1 780 denarë Shkup Koçan, Koçan Ohër 1 950 denarë Shkup-Gjevgjeli, Gjevgjeli Koçan 2 700 denarë Nga ana tjetër nëse një person, apo një familje tre anatarëshe arrin të rezervojë bileta të lira për fluturime jashtë vendit, çmimet e tyre fillojnë madje nga 593 denarë për person, që do të thotë se…
Nëse doni të shihni se sa para ka shpenzuar një ministër aktual për bileta avioni, sa para ka marrë si mëditje, sa ka shpenzuar për transport me taksi, hotele apo sa ka shpenzuar për restorante, këtë gjë nuk do mund ta bëni duke e përdorur Mjetin për llogaridhënie që u promovua nga qeveria, të paktën jo për vitin 2022 dhe 2023, raporton Portalb.mk. Mjeti për llogaridhënie nuk është azhurnuar që nga viti 2021, kështu që në listën e fundit të zyrtarëve ndodhen ministra që tashmë për më shumë se një vjet nuk janë në atë funksion, ndërsa për ministrat…
Në një intervistë për lajmi.net, Lushtaku ka deklaruar se në karrigen e të pandehurve ku sot ndodhen ish-krerët e UÇK-së, ishte edhe babai i tij, Sami Lushtaku. Lushtaku ka deklaruar se ashtu si babai i tij, edhe krerët e UÇK-së janë duke u gjykuar padrejtësisht. “Janë gjykuar padrejtësisht dhe në fund ka dalë i pafajshëm. Ai (Sami Lushtaku) është në lëkurën e tyre dhe e di më së mirti se çfarë janë në gjendje vetëm e vetëm që t’i mbajnë të mbyllur krerët e luftës padrejtësisht”, ka thënë Lushtaku. Tutje, i njëjti ka deklaruar se edhe deklarimet publike që…
Mësimdhënësit do të mund të aplikojnë deri më 24 prill në Thirrjen për recensentë për tekstet shkollore në disa lëndë të shkollave të mesme, transmeton Portalb.mk. “Aplikacioni mund të shkarkohet nga ueb faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ose të merret në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi Pedagogjik, rr. Kirili dhe Metodi nr. 54, Shkup”, sqarojnë nga Ministria për Arsim dhe Shkencë, duke theksuar që në adresë të njëjtë bëhet dorëzimi/ Në vitin e parë te shkollat e mesme kërkohet recensentët për librat e lëndës së Informatikës, Anatomisë dhe Fiziologjisë, Makinerisë, Komunikimit Teknik, Teknologjisë modern te sektorët ekonomik, Mineralogji dhe Mbrojtje e mjedisi jetësor dhe punës. “Kryetarët…
“Dje G.T. (39) ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga T.J. nga i njëjti fshat”, thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë. Dy gra, bashkëfshatare, janë përplasur fizikisht dje në një kazino në fshatin Zërnovci të Koçanit, njofton policia. “G.T. (39) ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga T.J. nga i njëjti fshat”, thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë, transmeton Lideri.mk. Policia po mer masa për ndriçimin e rastit, thuhet në kumtesë.
Një 20 vjeçar nga Shkupi ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe është përplasur në Pletvar, afër Prilepit. Nga përplasja, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, përcjell KlanM. “Më datë 21.04.2023, në ora 14:35, është raportuar se në rrugën rajonale Gradsko-Prilep në afërsi të Qafës së Pletvarit, motori “Suzuki” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.J (20) nga Shkupi ka dalë nga rruga. Në aksident motoristi ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Qytetit në Prilep. Kontroll është kryer nga një ekip inspektues nga Stacioni Policor i Prilepit”, thonë nga MPB./KlanMacedonia
Zgjedhjet lokale në Kosovë ishin “një mundësi për serbët që të çlirohen nga presioni i Milan Radojiçiqit dhe ai oktapod kriminal që zbaton politikën e dikurshme të Zheljko Razhnjatoviq Arkanit”, thotë Ivan Niniq, avokat nga Beogradi, në një intervistë për Geopost. “Në fakt këtu nuk ka teknologji të bardhë që personifikon politikën e Arkanit, por ka teknologji të bardhë në pluhur, ka disa aktivitete të tjera subversive dhe përfitime e fitime të mëdha”. “Mund të shikojmë bilancet e kompanive nën kontrollin e Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radojiçiqit, të cilët sot janë manjatët numër një jo vetëm në pjesën veriore të…
Moska ka instaluar komandantë të rinj në krye të flotës së saj të Balltikut dhe Paqësorit, kanë raportuar agjencitë ruse të lajmeve Interfax dhe TASS. Ish-kreu i Flotës Balltike të Rusisë, Admirali Viktor Liina, tani është në krye të Flotës së Paqësorit, njoftuan agjencitë e lajmeve të premten, dhe zëvendësadmirali Vladimir Vorobyov është komandanti i ri i flotës në Balltik. Liina zëvendëson kreun e mëparshëm të Flotës së Paqësorit, Sergei Avakyants, pensionimi i papritur i të cilit u njoftua të enjten. “Zëvendës shefi i shtabit të përgjithshëm, zëvendësadmirali Vladimir Vorobyov, është emëruar komandant i Flotës Balltike. Dokumentet përkatëse janë nënshkruar”, raportoi…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ishte i habitur nga deklarata e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i cili tha se ishte i zhgënjyer nga mospjesëmarrja e serbëve të Kosovës nëzgjedhjet në veri, të cilat do të zhvillohen nesër, duke thënë se “nuk dua t’u shpjegoj asgjë, sepse ata i dinë të gjitha”.“Deri më tani kemi marrë pjesë në katër ose pesë cikle të ndryshme zgjedhore të organizuara nga autoritetet e Prishtinës, pa formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Dhe pastaj, 10 vjet më vonë, ata nuk e zbatuan atë. Pas kaq kohësh, serbët u thonë se…
Ndërron jetë një i burgosur në Maqedoni Një 68-vjeçar nga Koçani i cili ishte duke vuajtur dënimin me burg në burgun e Shtipit, sot ka ndërruar jetë, ka konfirmuar drejtori i institucionit, Miki Todorov. Bëhet fjalë për D.M. nga Koçani. Ai dje me automjet të ndihmës së shpejtë mjekësore është dërguar në Spitalin klinik në Shtip, ku ka qëndruar disa orë, ndërsa mëngjesin e sotëm është lëshuar nga spitali. I dënuari ka ndërruar jetë sapo është kthyer në burg dhe për këtë janë njoftuar ekipet e Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë, të ciëat e kanë konstatuar vdekjen. Todorov deklaroi se…
Gjatë ditës së djeshme deri në orët e mëngjesit në Ndihmën e shpejtë në Tetovë, ndihmë kanë kërkuar 177 pacientë ku shumica janë ankuar për shtypje të lartë, ndërsa në 7 raste ambulanta e Ndihmës së shpejtë është dashur që intervenimin ta kryej në shtëpitë e tyre, njofton TV21. Ndryshe, mesatarje gjatë ditëve të tjera është rreth 100 pacientë.

