Me rastin e Ditës së punëtorëve – 1 majin, LSDM përmes një kutmese ka akuzuar VMRO-DPMNE-në, se në kohën kur ka qeverisur VMRO punëtorët kanë marrë pagë minimale 8.900 denarë. “Për 11 vjet, VMRO-DPMNE, ka ndërtuar barok të rremë, përmendore dhe palma, ku pasuroheshin të parët e partisë, ndërsa punëtorët, zhyteshin në varfëri. VMRO shkelte dinjitetin e qytetarëve, i mbante pagat e ngrira, ndërsa punëtorët i trajtonte si fuqi e lirë punëtore. Gjatë kohës sa qeveriste VMRO, vendi është promovuar si parajsë për fuqi të lirë punëtore”, thueht në kumtesën e LSDM-së. Sipas tyre, VMRO me vite nuk e ka…
Author: Hamdi Kumanova
Një ngjarje e rëndë, që mund të kishte përfunduar në krim në familje, u parandalua në kohë nga policia në Gramsh. Një 53-vjeçar, në fshatin Grabovë e Sipërme, kërcënonte bashkëshorten dhe fëmijët, se do t’i vriste me armë zjarri. Me të marrë sinjalizimin, forcat e policisë ndërhynë menjëherë duke arrestuar 53-vjeçarin, i cili ka precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje dhe vjedhjes. Nga kontrolli në banesën e kësaj familjeje, policia sekuestroi 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Dyshohet se 53-vjeçari ushtronte dhunë fizike në mënyrë të përsëritur, ndaj…
Dita e fundit e Kampionatit Botëror të Shahut do të ishte gjithmonë një ngjarje nervoze, por pakkush mund të parashikonte se sa e tensionuar do të ishte beteja. Pasi pjesa klasike e turneut përfundoi 7-7 pas 14 ndeshjesh, kampionati mes Ian Nepomniachtichi dhe Ding Liren shkoi në shtesa. Në ndeshjen e katërt dhe të fundit të tiebreak të ditës së dielë në Kazakistan, ishte Ding ai që doli fitues, dukefituar tibreakn e shpejtë me 2,5 pikë ndaj 1.5 për t’u bërë kampioni i parë botëror i Kinës në shah në kategorinë e hapur. 30-vjeçari është lojtari më i vlerësuar kinez…
Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet në komunikacion. “Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 250 gjoba prej të cilave, 97 janë për vozitje më shumë nga shpejtësia e lejuar, 9 për vozitje pa leje, 4 për mosregjistrim të automjetit”, thuhet në njoftimin e policisë. Po ashtu janë shqiptuar edhe 8 dënime për vozitje nën ndikimin e alkoolit, raporton Telegrafi, 1 gjobë për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit dhe 2 sanksione për kalim në semafor të mbyllur. closevolume_off “Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë…
Të bashkangjitur ju dërgojmë video fjalimin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi me me rastin e 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punës: „Të nderuar punëtorë dhe punëtore, Puna juaj është ajo që e mban komunitetin tonë. Ju jeni shtylla kurrizore e shoqërisë sonë dhe ne e njohim dhe vlerësojmë kontributin tuaj në suksesin tonë të përbashkët dhe zhvillimin ekonomik. Sot shprehim respekt për angazhimin tuaj në vendet e punës, për profesionalizmin dhe etikën tuaj të punës, festojmë punën, përkushtimin dhe kontributin e juve…
Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski për festën e 1 Majit – Ditës së Punëtorit shprehu respekt për gjithë punëtorët që japim stimul dhe zhvillim për shtetin, madje edhe, siç shkruan ai, në kushte të krizës më të madhe energjetike. “Zgjidhjet sistematke që i arritëm përmes dialogut social dhanë rezultat dhe forcuan partneritetin me sindikatat dhe të gjitha palët. Pikërisht, sot, paga minimale është mbi 20.000 denarë, që është rritje për 100% në krahasim me vitin 2016. Para kohe realizuam premtimin për pagë mesatare mbi 500 euro dhe i rritëm pagat në arsim, shëndetësi dhe në siguri”, shprehet Kovaçevski. Sipas tij,…
Autobusët e Ndërmarrjes Qarkulluese Publike ”Shkupi” për shkak të festës së 1 Majit, sot do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës, ndërsa biletaritë dhe qendrat për personalizim nuk do të punojnë. – Advertisements – Teleferiku në Vodno gjatë ditës së sotme do të punojë nga ora 10 deri në orën 20:00. “Nga muaji maj teleferiku punon dy orë më shumë sesa periudhën e kaluar, gjegjësisht prej orës 10 deri në orën 20, në pajtim me vendimin për orarin e punës për periudhën maj – shtator. Nga ora 19 deri në orën 19.30 është autobusi i fundit nga poshtë –…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) gjatë ditës së sotme do të organizojë protestë për të shënuar 1 Majin – Ditën e punëtorin me moton “Punëtorët janë shteti”. Protesta pritet të fillojë nga ora 12:00 para objektit të LSM-së. “Konsiderojmë se rritja e pagave për funksionarët për 78% ose 2.000 denarë në ditë, vendosja e punës 12 orëshe në ditë për një pjesë të madhe të punëtorëve, gënjeshtra e punonjësve të shëndetësisë dhe mos-rritja e pagave të tyre janë motiv dhe arsye më shumë që të dilet në protestë dhe të shprehet pakënaqësia”, thuhet mes tjerash në thirrjen për protestë.…
Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski me rastin e 1 Majit – Ditës së Punëtorëve u drejtua me mesazh për qytetarët. “Me 1 Maj – Ditën e Punës, të kujtojmë dhe të falënderojmë të gjithë ata që kontribuan për një trajtim më të drejtë të punëtorëve. Gjithashtu u jemi mirënjohës të gjithë atyre që ende po luftojnë për të siguruar kushte të mira pune, paga adekuate dhe sigurim social, duke ndërtuar një shoqëri ku puna e ndershme do të vlerësohet me dinjitet dhe të drejtat e punëtorëve do të mbrohen plotësisht”, thotë Pendarovski. Zhvillimi dhe përparimi i Maqedonisë së Veriut, si…
Një kumanovar ka njoftuar dje policinë se një ditë më parë në fshatin Vojnik të Kumanovës, para një shtëpie në pronësi të shokut të tij, ka plagosur gruan e tij, e cila ka përfunduar në spital, shkruan Fokus. “Më datë 30.04.2023 në Stacionin Policor Kumanovë D.Zh.(26) ka raportuar se me datë 29.04.2023 përballë një shtëpie në fshatin Vojnik të Kumanovës në pronësi të shokut të tij nga pakujdesia siç thuhet në denoncim, gjatë përdorimit të një pushke ajrore, ka qëlluar me ‘diabolon’ dhe e ka lënduar në dorë bashkëshorten e tij B.Z. Asaj i është ofruar ndihma mjekësore në spitalin…
Një aksident i rëndë mbrëmë ka ndodhur në afërsi të Shtipit ku jetën e ka humbur një 25 vjeçar. Zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në mes të fshatrave Tarinci dhe Karaorman i ri të Shtipit. Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur në mes të një veture tip “Audi A5” me targa të Shtipit e drejtuar nga 25-vjeçari K.T. nga fshati Karbinci dhe automjeti i pasagjerëve “Hyundai Accent” me targa të Shtipit i drejtuar nga 43-vjeçari D.M nga fshati Karaorman. Në aksident ka ndërruar jetë 25 vjeçari pas lëndimeve…
Një fëmijë i moshës tetë vjeçare është përdhunuar nga dy të mitur, të cilët, ngjarjen e kanë incizuar me telefon dhe më pas incizimin e kanë shpërndarë me shokët e tyre. Policia ka qenë e informuar për rastin që ka ndodhur para dhjetë ditëve, pasi nëna e fëmijës së dhunuar rastin e ka paraqitur në stacionin policor në Bit Pazar. Pas pranimit të denoncimit, pjesëtarë të MPB-së, kanë kryer bisedë zyrtare me të miturit të cilët janë të moshës 10 dhe 13 vjeçare dhe me prindërit e tyre, e kanë dokumentuar rastin dhe kanë ngritur kallëzim adekuat. Siç njoftoi televizioni…

