Shkruan: Ramiz Lladrovci Nga e thëna në të bërë, është në mes një mal i tërë, kjo fjalë e popullit pasqyron atë që ka thënë e propaganduar ndër vite Kryeministri Kurti dhe eksponentët e tij. Me Amerikën ishim edhe atëherë kur nuk e kishim përkrahjen në fillimet e UÇK-së, me Amerikën ishim edhe kur u bë Marrëveshja e Rambujesë të cilën disa e quanin “tradhti”, me amerikanët ishim gjatë bombardimeve, me amerikanët ishim kur filluam shtetformimin e shtetndërtimin, çarmatosjen e UÇK-së dhe krijimin e TMK-së, FSK-së dhe Ushtrinë e Kosovës, kur e pranuam flamurin pa ngjyrat kuq e zi e…
Author: Hamdi Kumanova
Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve, të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken i cili ka theksuar se SHBA-të e mirëpresin dhe e mbështesin këtë marrëveshje. “Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja që Kosova dhe Serbia arritën dje. Ne jemi krenarë që mbështesim marrëveshjen dhe mbetemi të përkushtuar për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Blinken. Sipas Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken kjo marrëveshje është hap kyç drejt…
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev duke iu bashkuar komenteve mbi vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN) për të lëshuar një urdhër arresti kundër pasardhësit të tij, Vladimir Putin, theksoi se do të ketë pasoja të rënda për të drejtën ndërkombëtare. Sipas Medvedev, këto pasoja do të jenë montruoze. “Ata vendosën të gjykojnë presidentin e një vendi të një fuqie bërthamore, e cila nuk është një vend anëtar i ICC për të njëjtat arsye si SHBA dhe vendet e tjera. Pasojat për të drejtën ndërkombëtare do të jenë monstruoze,” tha Medvedev përmes platformës Telegram.
Temperaturat e larta në Maqedoninë e Veriut kanë pamundësuar vazhdimin e sezonit të skijimit në hapësirat e Kodrës së Diellit, vendim i cili vjen nga Qendra e Skijimit “Kodra e Diellit”. “Informojmë të gjithë dashamirët e skijimit se për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve të pafavorshme për skijim, zyrtarisht e mbyllim sezonin dimëror në Ski-Qendrën tonë”, bëjnë të ditur nga Qendra e Skijimit “Kodra e Diellit”. Kjo Qendër ka falënderuar qytetarët, kompanitë, artistët dhe bashkëpunëtorët për kontributin e tyre gjatë këtij sezoni. Ndryshe, pas më shumë se një muaj vonesë si rezultat i mungesës së reshjeve të mjaftueshme…
Popuj shteteformues të Maqedonisë Veriut do të jenë thuajse të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në këtë shtet, në rast se ndryshohet Kushtetuta në pjesën e preambulës, apo amendamenti katër i saj. Kushtetuta duhet të ndryshohet për përfshirjen e pakicës bullgare në të, si popull shtetformues. Ky obligim për autoritetet maqedonase parashihet me marrëveshjen ndërmjet të dyja vendeve, të korrikut të vitit 2022, e cila bazohet në atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe të kaluarën historike mes dy vendeve. Me arritjen e kësaj marrëveshjeje, Sofja hoqi veton për nisjen e bisedimeve të…
Me ndihmën e një aplikacioni qytetarët do të mund të shohin se në cilën farmaci është në dispozicion ilaçi për të cilin kanë nevojë dhe ku është me çmimin më të lirë. Ky krijim i quajtur “Najdi apteka”, në përkthim, “gjej farmaci” është meritë e tre studentëve Simeon Markovski, Eva Agovska dhe Mihail Mojsoski. “najdiapteka.mk është ueb-aplikacion ku shfrytëzuesit me anë të një kërkesë të një produkti specifik farmaceutik do të mund t’i del një listë me çmime të ndryshme të produktit të njëjtë në farmaci të ndryshme. Kështu që shfrytëzuesve do ua lehtësojmë të mund të gjejnë produktin më…
dhe sot ne Televizioni News u realizuan xhirimet e emisioneve fetare. Gjatë. muajit të Shenjtë të Ramazanit, në Televizioni News mund të ndiqni cdo natë emision special fetar që realizojnë në bashkëpunim me Myftininë e Kumanovës! “Me teologet më të njohura tona do të bashkëbisedojmë për tema të ndryshme nga aspekti fetar, me qëllim që të begatojmë programin tonë dhe tuajin gjatë këtij muaji të bekuar”, njoftojnë nga Tv News.
Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Selanik. Ai dyshohet se është i përfshirë në tentativë përdhunimi dhe dëmtim të rrezikshëm trupor ndaj një 19-vjeçareje greke, e cila po trajtohet në një spital në Selanik. Konkretisht sipas njoftimit të policisë, pasditen e djeshme vajza 19-vjeçare ka denoncuar pranë punonjësve të policisë së departamentit të sigurisë së Toumba-Triandria se në orët e para të së njëjtës ditë në zonën e Toumba, 25-vjeçari iu afrua dhe me dhunë fizike tentoi ta përdhunonte dhe t’i merrte çantën e shpinës. Autori u arrestua nga efektivët e repartit të sigurisë së…
Ka nisur takimi mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ky takim po mbahet nën patronazhin e Bashkimit Evropian, ku prezentë janë përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Meqë takimet e tilla janë zakonisht të gjata, palët pothuajse gjithmonë janë shërbyer edhe me ushqim. Por, krejt ndryshe po del të jetë takimi i sotëm në Ohër, ku ndërmjetësuesit dhe përfaqësuesit e të dyja shteteve janë shërbyer veç me ujë.
Lionel Messit i skadon kontrata në fund të sezonit me PSG-në, ndërsa mediumet e huaja kanë shkruar të shtunën se ai po e konsideron rikthimin te ish-skuadra e tij, Barcelona. Fituesi i Kupës së Botës ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, por ka hyrë në tre muajt e fundit me skuadrën parisiene. Kështu ka shkruar të shtunën “Foot Mercato”. Sipas këtij mediumi, Messi ka qenë vazhdimisht në kontakt me trajnerin Xavi Hernandez. 35-vjeçari me Barcelonën ka shënuar 672 gola dhe ka dhuruar 303 asistime në 778 ndeshje të luajtura. Ndërkohë me…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka takuar sot emisarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai ka treguar se me diplomatin amerikan ka diskutuar për takimin e sotëm në Ohër. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me Escobarin kanë diskutuar mbi rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë.“Kënaqësi të takoja sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe Ambasadoren e 🇺🇸 në vendin tonë, znj. Angela Aggeler. Diskutuam mbi rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë për stabilitetin dhe…
Reagime nëpër rrjetet sociale – faji i mvishet politikanëve! Një fotografi të 8 personave të fotografuar para Aeroportit të Shkupit, sic thuhet, pas mbërritjes në Maqedoninë e Veriut, është bërë virale por ka shkaktuar edhe reagime të shumta në opinion, njofton KlanM. Thuhet se bëhet fjalë për punëtorë nga Bangladeshi të cilët kanë mbërritur për të punuar në vendin tonë. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse bëhet fjalë për punonjës sezoni që vijnë nga vendet e huaja. KlanM, kërkoi përgjigje nga MPB-ja nëse kanë të regjistruar raste të këtilla, por ende nuk kemi marrë një përgjigje. Importi…

