MPB bën të ditur se ka arrestuar 2 persona ndërsa me të tretin është realizuar bisedë zyrtare për disa grabitje në Manastir, përcjell TV21. Policia ka arrestuar D.O.(37) dhe A.A.(35), të dy nga Manastiri, ndërsa bisedë është zhvilluar me A. M. (27) nga Manastiri. “Ata dyshohet se kanë kryer tre grabitje të rënda dhe dy grabitje nëpër shtëpi, automjete pasagjerësh dhe një bastore sportive, nga ku kanë marrë sende të ndryshme para. Gjërat e konfiskuara u gjetën dhe u janë kthyer pronarëve dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Author: Hamdi Kumanova
-Deri në vitin 2030 të bëhemi vend anëtar i Bashkimit Evropian, nëse përfshihen të gjithë kjo mund të ndodhë edhe më herët, këtë e tha mes tjerash sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në komentin e tij për deklaratat e opozitës mbi ndryshimet kushtetuese, përcjell TV21. Kovacevski thotë se ndryshimet kushtetuese janë shkruar sipas ligjit në mënyrë transparente dhe se të gjithë që në mënyrë deklarative janë pro anëtarësimit në BE, duhet të veprojnë tani. “Ndryshimet kushtetuese nuk janë proces i një njeriu, as proces i një partie politike, as proces i një qeverie, por ky është proces i anëtarësimit në…
Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,60 % në raport me vendimin e datës 17.3.2023. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZEL (D-Е V) ulet për 1,50 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,649 den/kg dhe tani do të jetë 38,130 den/kg. Nga data 21.3.2023, ora 00:01 çmimet…
Shumica prej nesh nuk ju pëlqen të dëgjojnë tingujt e zërit tonë. Në fakt, është aq e zakonshme sa ka një term për të: konflikt vokal. Por pse konflikti vokal është kaq i zakonshëm, ndërkohë që zërat e të tjerëve vështirë se mendohen? Një shpjegim i zakonshëm është se për shkak se ne normalisht dëgjojmë zërin tonë kur flasim, marrim zërin që transmetohet në veshët tanë nga jashtë nëpërmjet ajrit dhe zërin që transmetohet nga brenda përmes kockave tona. Kjo përcjellje kockore e tingullit siguron frekuenca të pasura të ulëta që nuk përfshihen në tingullin vokal përmes ajrit, shkruan…
Kolesteroli është i nevojshëm për funksionimin e trupit, megjithëse perceptohet në mënyrë negative. Mëlçia është përgjegjëse për prodhimin e saj dhe përfaqësimi i saj ndikohet nga një dietë e pasur me yndyrna të ngopura dhe zakone të jetesës. Nivelet e kolesterolit gjithashtu ndryshojnë në varësi të moshës, peshës dhe gjinisë, si dhe gjenetikë. Njohja e karakteristikave dhe pasojave të kolesterolit është çelësi për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm dhe reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të rënda si sëmundjet e zemrës. Pothuajse çdo person të paktën një herë në jetën e tij pyet veten se si të zvogëlojë kolesterolin. Vlerat…
Do të ngrihet çmimi i orizit dhe vezëve Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot bëri të ditur se do të ngrihet çmimi i orizit dhe vezëve, në çmimin e një periudhë të caktuar të muajit mars. Bekteshi tha se për çmimin e sheqerit dhe miellit tashmë ka ulje dhe se si rrjedhojë, në këtë pjesë nuk do të ketë ngrirje të çmimit. “Unë jam më se i bindur se do të ta duhen nën dy paga minimale për muajin mars, sipas vendimit të fundit për përcaktim të pagës minimale, për t’u mbuluar shporta minimale sindikale, këtë e tha mes tjerash…
MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar dy persona nga Sllupçani, përcjell TV21. Të njëjtit dyshohen se kanë vjedhur në fshatin Rramanli “Më 19.03.2023 në ora 17:30, zyrtarët policorë nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria A.S.(18) dhe N.M.(19), të dy nga fshati Sllupçan, rajoni i Likovës. Ata dyshohet se me 28.02.2023 kanë hyrë me dhunë në një lokal shitës në fshatin Rramanli dhe kanë marrë disa sende. A.S. dhe N.M. janë ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.
Një shtetas me origjinë shqiptare dhe rreth 40 vjeç është arrestuar për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë, pasi pas një sherri brenda një klubi nate në Spanjë i ka prerë fytin me gotë një shtetasi spanjoll. Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 02:30, ndërsa ta pranishmit shpërthyen në britma dhe ulërima nga ajo që kishte ndodhur. Pas ngjarjes shqiptari u largua i vetëm dhe i qetë nga vendi i ngjarjes edhe pse ishte i lyer me gjak. I plagosuri ndodhet në spital, ku iu desh të operohej si pasojë e një plage të thell që ishte vetëm…
Ditë të ngrohta, bimë të lulëzuara dhe një dëshirë e madhe për të shijuar një ditë në natyrë? Kjo është ëndrra e shumë njerëzve por për disa pranvera kthehet në një “makth”. Në fakt, nëse vuani nga alergjia, në periudhën prill-qershor, teshtitja, skuqja e syve dhe vështirësitë në frymëmarrje bëhen shoqërues të padëshiruar. Më poshtë janë disa ushqime që ju ndihmojnë t’i bëni ballë alergjive stinore. Frutat dhe perimet e stinës Në rastin e alergjive, kontributi që jep konsumi i frutave dhe perimeve është më i rëndësishmi. Ushqimet e pasura me vitaminë C, si pjepri, mango, mjedra, boronica, rrushi dhe…
Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se me qeverisjen e tyre Republika e Maqedonisë së Veriut konfirmohet si faktor i stabilitetit në rajon. Nga kjo parti thonë se kanë zgjidhur të gjitha çështjet me fqinjët, duke mbrojtur dhe forcuar me vendosmëri interesat kombëtare dhe pozitat shtetërore. “Njohja dhe konfirmimi se Maqedonia respektohet dhe vlerësohet nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian është se marrëveshja për aneksin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u bë në Ohër”. “Nga një vend që në kohën e OBRM-PDUKM-së ishte në kundërshtim me fqinjët, i harruar dhe i izoluar nga bashkësia ndërkombëtare, Maqedonia…
Mëngjesin e djeshëm një nga anijet e Vardarit ka marrë flakë në qendër të Shkupit, njoftoi MPB. Ngjarja është denoncuar në polici pak minuta para orës 4:00. Nuk ka të lënduar, transmeton Portalb.mk. “Me datë 19.03.2023, në ora 03:57, është raportuar se ka rënë zjarr në një objekt – anije, në pronësi të Qytetit të Shkupit, në zonën e Qendrës. Zjarri është shuar nga Brigada e zjarrfikësve. “Nuk ka persona të lënduar, ndërsa kontroll është duke u kryer nga ekipi inspektues nga RSV Shkup”, njoftoi Policia.
Në Danimarkë një bunker i ndërtuar në kulmin e Luftës së Ftohtë për t’i rezistuar një konflikti të mundshëm bërthamor dhe i mbajtur sekret për më shumë se 50 vjet, është hapur për vizitorët. Bunkeri tepër sekret, “Regan Vest”, 60 metra nën sipërfaqen shkëmbore të një kodre do të shërbente si strehë për mbretëreshën e Danimarkës dhe krerët e qeverisë, në rast konflikti bërthamor. Tensionet aktuale mes Rusisë dhe Perëndimit shërbejnë si kujtesë e periudhës së Luftës së Ftohtë. I maskuar mes pemëve të larta në pyllin Rold Skov të Danimarkës gjendet bunkeri Regan Vest i mbajtur tepër sekret për…

