Author: Hamdi Kumanova

Në janar të vitit 1909, me nismën e atdhetarit dhe publicistit , Jashar Erebara, themelohet “Klubi i Kumanovës”, i cili është cilësuar edhe si vatra e parë e arsimit shqip në këto treva. Me themelimin e këtij klubi dalin në ndritë personalitete dhe ngjarje të tjera që kanë rëndësi historike për trevën shqiptare të Kumanovës. Prandaj edhe Departamenti i trashëgimisë kulturore të këtij rajoni jo rastësisht do të mbaj emrin e Jashar Erebarës. Në kuadër të ITSHKSH në të ardhmen do të funksionojnë edhe Departamenti i Mërgatës si dhe Qendra multimediale dhe dokumentare. Duke themeluar Departamentin e Mërgatës,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama pasi çeli ditën e djeshme ekspozitën me piktura në Greqi është pritur nga presidentja e vendit, Katerina Sakellaropoulou. Në ditën e dytë të vizitës së tij në Athinë kreu i qeverisë u shpreh optimist për zgjidhjen e çështjeve të lëna pezull mes dy vendeve. Sipas kryeministrit dakortësia për t’ ju drejtuar një pale të trete për zgjedhidhjen e detit tregon se dy vendet janë në rrugën e duhur për t’ i dhënë zgjidhje problemeve. “Marrëdhënia e njerëzve të zakonshëm është e shkëlqyer, kjo na ka ndihmuar që ta shihnim njëri tjetrin me sytë e…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS), sot publikoi të dhënat e pagës mesatare për muajin janar. Sipas tyre, neto paga mesatare mujore në janar të këtij viti ka aarrtur 33.943 denarë dhe në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 13.2 për qind Rritja e këtillë ka të bëjë para se gjithash, me rritjen e neto-pagës mesatare mujore të paguar për një të punësuar në niveë vjetor në sektorët Transport dhe deponim (23.4 për qind), Ndërtimtari 920.9 për qind) dhe Informacione dhe komunikime (17.3 për qind). Ulja e neto-pagës mesatare mujore për një…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se përgjegjësia tani është në anën e Serbisë, se pse nuk po e nënshkruan marrëveshjen e dakorduar në Ohër, më 18 mars. Për këtë, Kurti thotë se pret nga faktori ndërkombëtar që të gjykojnë dhe dënojnë sjelljen e Serbisë edhe për moszbatim të aneksit të marrëveshjes. Në një prononcim para gazetarëve, Kurti ka thënë se zbatimi i marrëveshjes do të duhej të fillonte që dje, pasi siç ka thënë, nuk ka një afat se kur duhet të fillojë zbatimi.

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Odës së Mjekëve në RMV ku temë qëndrore ka qenë përballja me sfidat e migrimit të mjekëve dhe sfidat me të cilat ballafaqohen mjekët në vendin tonë. Në këtë takim u theksua se e njohim kontributin e çmuar që japin mjekët në sistemin tonë të kujdesit shëndetësor dhe e kuptojmë rëndësinë e kësaj, prandaj duam të jemi të sigurtë që ata të kenë mbështetjen që u nevojitet për të vazhduar të ofrojnë kujdes cilësor. Pyetja mbi çështjen e migrimit të mjekëve është një çështje komplekse dhe ne…

Lexo më Shumë

Shefi i Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në takimin e mbrëmshëm me qytetarë ka mbajtur fjalim për takimin e së shtunës në Ohër në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi. Ai tha se e shtuna ishte dita kur është ndier më krenar se kurdo në jetë që është pjesë e BDI-së dhe se është përkrah Ali Ahmetit. “Çka është e përbashkët për çështjen e Kosovës, NATO-n, BE-në, Marrëveshjen e Ohrit, atë të Prespës, atë të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë? Një gjë është e përbashkët, dhe besoj se gjithë e dini. Është Ali Ahmeti! Prandaj ishte aty për…

Lexo më Shumë

Dje (20-mars) rreth orës 19:50, në Tearcë të Tetovës, zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liriaa A.B. (21) nga ky fshat, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëfshatari i tij 21-vjeçar A.K. se rreth orës 18.00 në fshat e ka sulmuar fizikisht. Në sulmin, sipas kallëzimit, i cili më pas u shndërrua në një përleshje fizike mes tyre për shkak të mardhënjeve të pazgjidhura lidhur me shitblerje, A.B. kishte përdorur edhe një mjet metalik. Rasti po zbardhet dhe dokumentohet, pas së cilës do të pasojë parashtresë përkatëse.TS

Lexo më Shumë

Së paku 3 agjenci maqedonase janë në negociata për import të fuqisë punëtore nga jashtë. Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve, në një intervistë thotë se kjo tashmë është praktikë e vendosur në Kroaci dhe Bullgari, ku kompanitë ndërtojnë edhe konvikte për punëtorët e ardhshëm, të cilët kryesisht vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe të Largët. -Ka vende me pagë minimale 114-115 euro dhe rroga jonë është tre herë më e lartë. Ata kanë edhe kushte shumë më të këqija për jetë dhe punë – tha Angel Dimitrov, Organizata e Punëdhënësve. Në veçanti, Dimitrov ka marrë një…

Lexo më Shumë

MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme, respektivihst rreth orës 14:15 ka privuar nga liria 41 vjeçaren A.A nga Tetova dhe 26 vjeçaren F.B nga Srbinova e Gostivarit nën dyshimin për mashtrim. Ata dyshohen se në pesë raste kanë mashtruar persona të ndryshëm duke iu premtuar vizë pune për Gjermani. “Tetovarja, e cila në Gostivar po qëndronte te F.B, dyshohet se vitin e kaluar dhe këtë vit ka kryer më shumë se 5 mashtrime në zonën e Gostivarit, Tetovës dhe Shkupit,duke iu premtuar rrejshëm të mashtruarve se do t’i pajisë me viza pune për Gjermani, për të cilën…

Lexo më Shumë

Në vitin aktual 2023 do ta përgjysmojmë inflacionin, ndërsa viti 2024 do të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike me trend pozitiv ekonomik, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, në intervistën për emisionin “Çka mendon populli”, që transmetohet në TV Star nga Shtipi. Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se në Evropën të cilës i përkasim, më saktë në vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe vendet aspirante, është një konkluzioni, se ne e trajtuam mirë krizën energjetike dhe ekonomike dhe kjo do të ketë efekt në uljen…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në fjalimin e tij në Konferencën “30 vjet marrëdhënie diplomatike maqedonase-gjermane: Bashkëpunimi dypalësh dhe mbështetje zhvillimore me North Rhine-Vestfalen”, organizuar nga Qendra presidenciale për edukim politik, theksoi se Gjermania është partneri më i rëndësishëm evropian i Maqedonisë së Veriut dhe Gjermania, tha ai, është vendi që na ka mbështetur më shumë në rrugën tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Për momentin, theksoi Mariçiq, po kalojmë një kohë të vështirë me fqinjët tanë. “Ne e kemi tejkaluar çështjen afatgjatë me Greqinë, tani jemi në proces të tejkalimit të të njëjtës me Bullgarinë, por mendoj…

Lexo më Shumë