Kompania “Alkaloid” është punëdhënësi më atraktiv, gjegjësisht kompania më e dëshirueshme në vend, për të punuar, sipas anketës së ueb portalit të Agjencisë për Ndërmjetësim për Punësim “Vrabotovanje.com”, përcjell TV21. Në anketën publike të realizuar në periudhën 26.5.2022 deri më 19.6.2022, rreth 41% nga gjithsej 1,468 të anketuar janë përgjigjur se do të donin të punonin në “Alkaloid”.

“Në manifestim u ndanë çmime në gjithsej 7 kategori dhe “Alkaloid” e mori çmimin si fitues absolut, gjegjësisht u stolis me titullin “Punëdhënësi më i dëshirueshëm për vitin 2022”.

Çmimi iu dorëzua Drejtorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Bordit të Drejtorëve të “Alkaloid”, z. Zhivko Mukaetov.