Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas publikimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën, i cili shpërfaq dështimin e Qeverisë Kurti për të ndërtuar institucione kredibile, të përgjegjshme dhe të pakorruptuara, si dhe dështimin për krijuar një ambient ku vajzat dhe gratë janë të sigurta.Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se ky raport e shpërfaq fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie, e cila, në dy vitet e fundit ka prodhuar vetëm skandale që kanë prekur të gjithë sektorët: qeverisjen, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, diplomacinë e sigurinë.“Raporti fakton korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin e rasteve…
Author: Hamdi Kumanova
Kthimi i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për qytetarët me skanimin e llogarive fiskale përmes aplikacionit “TVSH-ja ime” rritet nga 1.800 në 2.100 denarë për një tremujor, transmeton Portalb.mk. Deputetët dje pasdite i kanë votuar ndryshimet ligjore me të cilat rritet kufiri, ndërsa lajmin në rrjetet sociale e ka vlerësuar drejtoresha e Drejtorisë së të hyrave publike, Sanja Lukarevska. “Deputetët i dhanë dritën jeshile ndryshimeve dhe shtesave në Ligjin për kthimin e një pjese të TVSH-së personave fizikë. Me këtë ndryshim mund të rritet pragu për rikthim të një pjese të TVSH-së nga 1800 denarë në 2100…
MPB bën të ditur se zyrtarët policorë nga SPB-Shtip kanë zbardhur 5 vjedhje të rënda të kryera në një kamion, depo, në spital modular në Spitalin klinik të Shtipit dhe në një kioskë në territorin e komunës së Shtipit, dy prej të cilave janë realizuar në tetor të vitit të kaluar, ndërsa tre janë realizuar në fillim të marsit të këtij viti. Janë arrestuar 2 persona. “Për shkak të ekzistimit të dyshimit se janë autorë të krimeve, janë privuar nga liria D.M. (34) dhe S.S.(26), të dy nga Shtipi. Në një bisedë zyrtare në stacion të policisë, ata kanë…
Bie fuqia blerëse, ankohen edhe shitësit edhe blerësit Çmimi për një kilogram qepë në treg shitet prej 80 deri në 90 denarë, shitësit thonë se më këtë çmim qepa nuk blihet me kilogram por me copë, njofton KlanM. E shkaku kryesor i këtij çmimi të qepës shitësit thonë se është produkti i importuar nga jashtë vendit dhe kjo ka bërë që çmimi i këtij produkti të krahasohet me çmimin e bananeve. “Po 90 denarë, nuk ka sepse shteti ua ka dhënë tokat personave që nuk mbjellin, ato që mbjellin nuk kanë ato që i kanë tenderët…
Ministri i drejtësisë Krenar Lloga vazhdon të përmbush një nga një premtimet e tij pasi erdhi në krye të ministrisë së Drejtësisë. Një nga premtimet e radhës është ai i ligjit për amnesti të personave që shkelën masat Kovod i cilo sot ishte në kuvend. Pas një procedure të shkurtuar, Kuvendi miratoi Ligjin për Amnisti për shkelësit e protokolleve të Covid. Kuvendi me 76 vota pro dhe 1 kundër miratoi Ligjin për Amnisti pas procedurë të shkurtuar. Ministria e Drejtësisë ka marrë pjesë në përgatitjen e ligjit dhe është propozuar në Kuvend nga një grup deputetësh. Mijëra shkelës…
Në Qeveri pasdite mbahet seancë e Këshillit ekonomik-social i cili duhet të debatojë për Marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin publik dhe të fillojnë bisedat e para për projekt-ligjin për paga në sektorin publik, i cili për sindikatat është i papranueshëm dhe kërkojnë të tërhiqet. “Marrëveshja e përgjithshme kolektive është propozim i LSM-së prej para dy viteve, ky është propozim teksti për të cilin do të debatohet sot, do të shohim nëse Qeveria do të mbetet në atë tekst. Mendoj se situata ka ndryshuar, do të shohim ç’farë do të thotë Qeveria, e dinë shumë mirë qëndrimin tonë”, deklaroi para…
Me fjalë hyrëse të prokurorisë, sot në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit sot filloi gjykimi për rastin “Perandoria” kundër tre personave të tjerë nga lënda, pas procedurës hetimore kundër 19 persona. Në këtë rast, të akuzuar janë Cvetan Pandeleski, Zoranço Mitrovski dhe Jovanço Taskovski, të cilët ndiqen për veprat penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare”, “pastrim parash” dhe “mashtrim”, ndërsa Prokuroria Themelore Publike ka paraqitur edhe propozim nga tre të akuzuarit të konfiskohet pasuria në vlerë të përgjithshme prej 292 333 000 denarë ose 4 753 382 euro. I akuzuari i parë dhe i dytë ndiqen për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”…
Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së bllokoi sot me 2.100 amendamente katër ligjet që kërkonin rritje të pagave të gjyqtarëve, prokurorëve publikë dhe të gjyqësorit, këshilli prokurorial. Katër ligje ishin në rend dite në seancën e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet komuniteteve dhe pasi u konstatua se për secilin ligj janë dorëzuar rreth 500 amendamente, ajo është ndërprerë. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dajanço Eftimov, në një konferencë për media në Kuvend, theksoi se në kushtet kur inflacioni në vend është në shkallë alarmante, kur biznesmenët mezi paguajnë punëtorët e tyre, kur qytetarët mezi ia dalin mbanë, Qeveria e re…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës në periudhën e kaluar është orientuar në digjitalizimin e plotë e të gjitha proceseve në sistemin arsimor. Pjesa më e madhe e shërbimeve që ofron sistemi arsimor, siç janë regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë, regjistrimi i nxënësve në shkollën e mesme, regjistrimi i nxënësve në akademinë e sportit, nostrifikimi i diplomave të fituara jashtë vendit për arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, të gjitha llojet e bursave të nxënësve dhe studentëve, akomodimi në konviktet e nxënësve dhe studentëve, subvencionimi i racionit, konkurset nga fusha e shkencës janë digjitalizuar. Kështu u shpreh ministri…
Qeveria nuk dëshiron t’i kundërshtojë kompanitë e ushqimit dhe të sanksionojë ata që kanë shfrytëzuar energjinë e subvencionuar dhe nuk i kanë ulur çmimet për qytetarët. Kryeministri Dimitar Kovaçevski prej disa ditësh po përpiqet t’i shpjegojë opinionit se biznesmenët e pandërgjegjshëm nuk do të marrin gjoba nga shteti me arsyetimin se ka pasur vetëm një marrëveshje xhentëlmen që nuk është respektuar nga shumica e kompanive ndërsa për të pasur gjoba është nevojitur ligj. “Në një vend ku sundon demokracia dhe ligji, masat merren në bazë të marrëveshjeve me odat ekonomike, ose merren në bazë të vendimeve ligjore kur bëhet…
Maqedonia e Veriut është vonuar me ratifikimin e marrëveshjeve nga procesi i Berlinit. Ato janë nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar dhe sipas informacioneve të Institutit për Demokraci, Qeveria ende nuk i ka dërguar në Kuvend. Sipas marrëveshjeve, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor do të njohin letërnjoftimet, diplomat universitare dhe kualifikimet profesionale të njëri-tjetrit. I pyetur për vonesën e ratifikimit, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se nuk është i njoftuar me detajet, por kundërshton mundësinë e prapavijës politike. “Ajo që është shumë domethënëse për marrëveshjet e Procesit të Berlinit është se marrëveshjet që nënshkruhen aty janë praktikisht të depozituara…
Tiranë- Arrestohet nga SPAK punonjësi i Kadastrës. Procedohen 9 të tjerë. Policia e Shtetit informon se ‘në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria Hetimore në Policinë e Shtetit, për goditjen e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, nga Njësia “E” Për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Hetimore, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Durrës, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Clean”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë të caktuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e…

