Sekretarja shtetërore e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Drita Abdiu-Halili, ka pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit delegacionin suedez të udhëhequr nga ministrja e BE-së dhe Bashkëpunimit Nordik, Jesika Rosvall, njoftojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.Vizita e Rosvalldit është edhe një konfirmim i mbështetjes së vazhdueshme që Suedia i jep vendit tonë në procesin e integrimeve evropiane, me besimin se do të japë njëkohësisht një nxitje shtesë për bashkëpunimin mes dy vendeve.
“Rosvall do të takohet me zv. kryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, me presidentin Stevo Pendarovski dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Në kuadër të vizitës zyrtare në Shkup, delegacioni suedez do të takohet edhe me përfaqësues të partisë opozitare OBRM-PDUKM. Ministrja për BE dhe Bashkëpunim Nordik, Jesika Rosvall, ka vizituar Shkupin gjatë presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian, që është me rëndësi të madhe politike për ne dhe për procesin e negociatave me BE-në”, thuhet në njoftimin e Sekretariatit për Çështje Evropiane.