Një makinë e markës Golf ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë në rrugën afër fshatit të Brodecit që çon drejt Tanushës së Karadakut të Shkupit.
Aksidenti është raportuar në polici rreth orës 17.10 të ditës së djeshme. Sipas informacioneve të para të MPB-së, tre persona janë lënduar dhe se janë dërguar në Spitalin “8 shtatori” në Shkup. MPB pritet të jap detaje për aksidentin. (INA)