Në Ditën 1 Majit, mysafirët nga fqinjësia dhe nga vendi e pushtuan Ohrin, ndërsa atmosfera i ngjante mesit të verës. Kishte edhe turistë nga Evropa Perëndimore. “Ohri është shumë i bukur. Është gjithmonë kënaqësi të vish në Ohër. Gjithçka është e pastër, gjithçka është e bukur, gjithçka është e rregulluar. Çmimet varen nga kush- si. Kush ka para, për të gjithmonë është mirë. Ata që nuk kanë para ankohen”. “Kjo është hera jonë e parë në Ohër. Ne na pëlqen gjithçka, malet, qyteti, liqeni, gjithçka është e bukur. Por, ne nuk do të bëjmë not, sepse është ende ftohtë. Ne…
Author: Hamdi Kumanova
Policia arrestoi gjashtë persona në Shkup në mesin e të cilëve njëri është i mitur. Po ashtu edhe në Tetovë, policia për drogë arrestoi një person dhe një të mitur. “Dje në ora 21:50 në Tetovë, policët arrestuan G.S (36) dhe një të mitur për drogë”, thuhet në raportin policor të MPB-së. Në Shkup arrestimet janë në disa lokacione. “Dje në ora 21:25 para një kazino në Gjorçe Petrov, zyrtarët policorë arrestuan F.A (33) nga Shkupi për drogë. Në ora 20:35 në Qendër, policët arrestuan një të mitur nga Shkupi për shkak se tek ai është gjetur marihuanë. Në ora…
Ministria për Punë të Jashtme (MPJ) njofton se familja 8 anëtarëshe, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët ndodhen në zonat e rrezikuara të Sudanit, janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore. – Advertisements – “Pas marrjes së informacionit për një familje tetë anëtarëshe, shtetasë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila ndodhet në zonat e rrezikuara të Sudanit, Ministria e Punëve të Jashtme, përmes Ambasadës së saj në Kajro, menjëherë hyri në kontakt dhe mori konfirmimin se të gjithë anëtarët e saj janë në gjendje të mirë shëndetësore. Nëpërmjet rrjetit diplomatik në rajon, Ministria…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:00, në rrugën rajonale Kumanovë – Reçicë, automjet Hundai me targa të Kumanovës, drejtuar nga 58 vjeçari S.S nga fshati Reçicë ka dalë nga rruga. “S.S dhe bashkudhëtarja e saj, 34 vjeçarja M.I nga Kumanova janë dërguar në spitalin e Kumanovës. Mjeku ka konstatuar lëndime të rënda trupore ndaj S.S, ndërsa bashkudhëtarja e saj ka pasur lëndime të lehta trupore”, njoftojnë nga MPB. Për rastin është njoftuar edhe Prokurori Publik.
Një 76-vjeçar nga Krusheva ka humbur jetën pasi një tren ka përplasur automjetin që po drejtohej nga ai. Nga MPB njoftojnë se aksidenti ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme. “Më datë 01.05.2023 rreth orës 04:00 në SPB-Manastir është raportuar se një tren i udhëtarëve i cili udhëtonte në linjë Manastir-Shkup, në vendkalimin hekurudhor ndërmjet rrugës “Trajko Nikolloski” dhe rrugës “Lece Koteski” në Prilep, afër stacionit hekurudhor Prilep, ka goditur automjetin e pasagjerëve “Polo” me targa të Manastirit, i drejtuar nga H.I.(76) nga Krusheva, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Një mjek…
Punëtorët janë të hidhëruar me funksionarët të cilët morën rritje të rrogave prej 78% ndërsa rrogën minimale e rritin për 2000 denarë. Gjatë fjalimit të Darko Dimovski ata brohorisnin “Ua” përderisa ai fliste për rrogat e funksionarëve. “Sot do t’ju drejtohemi atyre që rritën rrogat për 78% ndërsa neve na bindnin se 2000 denarë mjaftojnë. E pra nuk mundet kështu. Duhet të kemi edhe ne rritje prej 78% sikurse ata. Do të përballen me popullin për shkak se nuk po kujdesen për punëtorët”, tha Dimovski. Marshi protestues vazhdon nga selia e Lidhjes së Sindikatës, para Kuvendit dhe para Qeverisë.
Trupi ynë mbështetet në disa vitamina dhe minerale për të funksionuar sa më mirë. Vitamina D është një nga vitaminat e rëndësishme, e nevojshme për rregullimin e kalciumit dhe fosfatit. Është thelbësore sepse ndihmon në ruajtjen e dhëmbëve, kockave dhe muskujve të shëndetshëm. Mungesa e vitaminës D mund të çojë në një sërë simptomash, një prej të cilave është djersitja, veçanërisht në zonën e kokës. “Djersitja e tepërt përshkruhet si një simptomë e zakonshme dhe e hershme e mungesës së vitaminës D. Zonat më të zakonshme ku shfaqet janë koka dhe qafa”, tha dietologia Emily Rollason. Simptoma të tjera të zakonshme…
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës ka protestuar në sheshin “Skënderbeu”, në Ditën ndërkombëtare të punëtorëve. Përfaqësuesit e sektorit privat kanë mbajtur në duar disa pankarta me mbishkrime “Rritni pagat, s’punojmë më për 200 euro”, “Qeveri nënshkruani marrëveshjen kolektive”, “Duam të drejtat tona”, “Kërkojmë rritjen e pagave”. Kryetari i Sindikatës Jusuf Azemi, tha se Kosova është vendi me numrin më të madh të vdekjeve në rajon të punëtorëve të sektorit privat. closevolume_off Ai tha se Qeveria nuk është duke i plotësuar kushtet që po i kërkojnë punëtorët, duke shtuar se vetëm gjatë dy viteve nga Kosova…
Shteti ka harxhit 11.3 milionë euro në vitin 2022 sa i përket derivateve për vetura. Ata bënë kilometra më pak në vitin 2021. Kjo u reflektua për shkak se harxhuan pos 7.6 milionë euro për karburante. Dhe 6.6 milionë më 2020.
Nga dita e sotme e deri në fund të muajit maj do të zgjasë regjistrimi elektronik i nxënësve në klasë të parë për vitin e ri shkollor 2023/2024. Regjistrimi mund të bëhet nga portali uslugi.gov.mk nga ku prindërit/kujdestarët duhet ta përmbushin aplikimin, të zgjedhin shkollën dhe të tregojnë dokumentet e skenuara që kërkohen. Pas pranimit të aplikimit, do të caktohet termin për nxënësin i cili do të duhet të bisedojë me pedagogun e shkollës. Kushtet për regjistrimin ne klasë të parë është fëmija të jetë 6 vjet deri në fund të vitit kalendarik, të dërgohet vërtetim për vaksinat e pranuara…
Një person vdiq dhe tre të tjerë u plagosën sot për shkak të sulmeve me raketa ruse në rajonin ukrainas Kherson (në jug). Kështu njoftoi komanda ushtarake lokale. Forcat e Moskës hodhën raketa kundër objektivave në qytetet e Ukrainës në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë, forcat e Kievit pretenduan se kishin rrëzuar shumicën e raketave ruse. Oleksandr Prokudin, kreu i administratës ushtarake të Khersonit, akuzoi ushtrinë ruse për shënjestrimin e “zonave të populluara” dhe “një ndërtesë publike në qendër të Khersonit”. “Një person ka vdekur dhe tre të tjerë, përfshirë një fëmijë, janë plagosur”, ka thënë Prokudin përmes Telegramit.…
Të mërkurën, do të mbahet mbledhja konstituive e grupit të punës për reforma zgjedhore i formuar nga Ministria e Drejtësisë, që duhet t`i implementojë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, kurse njëkohësisht duhet të punojë për Kodin e ri Zgjedhor. Grupi i Punës do të funksionojë me përfaqësues politik nga LSDM-ja, BDI-ja, ASh-ja, BESA, Alternativa, E Majta dhe Lidhja Demokratike, kurse për momentin pa përfaqësues të VMRO-DPMNE-së. Lideri i opozitës, Hristijan Mickoski, dje theksoi se VMRO-DPMNE-ja do të mbështesë një njësi zgjedhore, nëse qeveria dhe partitë shqiptare e mbështesin këtë model. Sipas tij, ndryshimet teknike që lidhen me vërejtjet e OSBE-së do t`i…

