Një delegacion rus i nivelit të lartë, i përbërë nga 36 ekspertë ligjorë nuk ka arritur të bindë një komision mbikëqyrës të OKB-së se qeveria ruse ka respektuar Konventën Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor. – Advertisements – Rusia ishte një nga gjashtë vendet anëtare në konventë, që iu nënshtrua monitorimit nga Komisioni 18 anëtarësh për Eliminimin e Diskriminimit Racor. Komisioni, i cili monitoron zbatimin e konventës nga shtetet anëtare, shprehu shqetësim të thellë për “shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut të kryera gjatë konfliktit të armatosur (në Ukrainë) nga forcat ushtarake të Federatës…
Author: Hamdi Kumanova
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Rahovec të dielën në mesditë. Rastin në Polici e ka lajmëruar nëna e të ndierit, ndërsa vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor. Policia ka thënë se rasti është duke u hetuar closevolume_off “Ankuesja kosovare ka njoftuar se e ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij djalin e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit me urdhërin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në…
Edhe pas 11 viteve nga vrasja e pesfishtë në afërsi të Liqenit të Smillkovcës, gjykimet dhe rigjykimet në 3 instancat gjyqësore që rezultuan me dënime të përjetshme, rikualifikime, dy lirime nga akuza, por rasti akoma nuk po merr epilog përfundimtar. Marketing Rasti “Monstra” aktualisht për herë të dytë gjendet në Gjykatën Supreme, ndërsa më 10 maj është caktuar seancë publike për 3 të akuzuarit me burg të përjtshëm Agim Ismailoviq, Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri. Pritjet e avokati mbrojtës Naser Raufi janë që rasti të kthehet në rigjykim, edhe pse gjithmonë ekzistojnë mundësitë për t’u befasuar me vendim të prerë.…
“Këtu më herët i kanë lidhur gomarët e tani ja si është bërë” Marketing Kështu dukej sheshi i fshatit Batincë muaj më parë kur filloi të ndërtohet. E kështu duket sot, edhe pse ka mbetur edhe pak punë që të finalizohet. Edhe pse është quajtur Sheshi i Rinisë aty takuam edhe të moshuar që po shijonin diellin e pranverës. “Kur u nis dy veta e morën, dhe për të mos hedhur para thanë do e bëjmë vetë, kjo mëhalla jonë ka shumë në kurbet, kanë dërguar nga 5mijë euro, vetëm kanali 12 mijë euro ka kushtuar, do behët më mirë…
Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore njofton se sipas Programit për financimin e infrastrukturës rrugore për projektin Korridori 8 dhe Korridori 10d për vitin 2023, të miratuar në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të mbajtur më 23 mars të këtij viti, si dhe pas publikimit të tij në Gazetën Zyrtare, transferimi i parë është bërë në llogarinë e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore për realizimin e këtij projekti më të madh infrastrukturor në historinë e shtetit. NPRRSH -së i janë paguar mjete në vlerë prej 117 milionë euro, transmeton Portalb.mk. Sipas detyrimeve ligjore të ligjit të posaçëm…
Bashkësia shqiptare amerikane ka mundësinë ta vlerësojë këtë vigan që pati fatin e madh ta ketë kombi shqiptar me një sërë projektesh të tilla si vendosja e një mbishkrimi pranë ish-banesës së tij në Boston, një përkujtimore në ish-shtëpinë e tij në Fort Lauderdale, një dhomë studimi me emrin e tij në Universitetin e Harvard-it apo një bust në bibliotekë a në sallonin e hyrjes. Një prej ideve mund të ishte kërkesa për ta përjetësuar në një pullë postare. Mund të mos jetë akt aq i pabujshëm sa kthimi i eshtrave por ka domethënie dhe vlerësim të thellë që e…
Sipas informacioneve të ndara, droga do të transportohej fillimisht në Panama dhe më pas në SHBA Në një operacion të përbashkët të forcave të sigurisë kolumbiane, panameze dhe amerikane në Detin e Karaibeve, janë sekuestruar 5,5 tonë kokainë, transmeton Anadolu. Operacioni kundër trafikantëve të drogës i Marinës Kolumbiane dhe Forcave Ajrore, me mbështetjen e Forcave Ajrore të Panamasë dhe Shteteve të Bashkuara, është realizuar 120 milje nga Gjiri i Morrosquillos. Krahas sekuestrimit të sasisë së madhe të kokainës, po ashtu janë ndaluar pesë persona, katër nga Kolumbia dhe një nga Panamaja. Pasi kanë vënë re forcat e…
Para fillimit të sezonit turistik, menaxherët dhe pronarët e restoranteve kroate po kërkojnë dhe marrin me vete fuqinë punëtore nga Maqedonia. Ndërkohë, gastronomët vendas nuk arrijnë të mbajnë shumicën e stafit të kualifikuar. Për paga të paktën tre herë më të larta se në Maqedoni, ata largohen për të punuar në bregdetin kroat. “Për momentin nuk e di sa menaxherë nga Kroacia kanë ardhur në Maqedoni. Ata do ti marrin të gjithë ata që janë studentë, ata që kanë një punë të përhershme këtu. Shkojnë nga restoranti në restorant, nga kafeneja në kafene, i analizojnë njerëzit. Dikush që u pëlqen,…
Menjëherë pas festave të 1 Majit, në Ministrinë e Drejtësisë duhet të krijohet një grup pune për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it në Kodin e ri Zgjedhor. Ndryshimet duhet të kalojnë nga Kuvendi jo më vonë se gjashtë muaj para zgjedhjeve të ardhshme. Shefi i grupit punues, Novakovski, në një intervistë për MIA-n, ka treguar se në disa cikle zgjedhore OSBE-ja ka treguar se janë shkelur kriteret e Kopenhagës për shkak të pabarazisë së numrit të votuesve në gjashtë njësitë e tanishme zgjedhore. “Ne kemi tani model proporcional me 6 njesi zgjedhore dhe verejtjet e OSBE ODIHR-së janë këtu, qart…
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski lidhur me Kodin Zgjedhor dhe kërkesën për një njësi zgjedhore, tha se është i gatshëm të pranojë këtë kërkesë. Sipas tij, partia e tij do ta mbështesë një zgjidhje të tillë në Kuvend nëse e pranon qeveria, veçanërisht partitë shqiptare. Mickoski këtë e deklaroi në përgjigjen e pyetjes së gazetarit gjatë inspektimit të sotëm për realizimin e projekteve në Komunën e Vasilevës. “Në njësinë e katërt zgjedhet një deputet me 7 deri në 7,5 mijë vota, në të gjashtën me 5 deri në 5,5 mijë vota, atëherë për ta hequr atë duhet të kemi një…
Aktiviteti i suksesshëm dhe zhvillimor afarist i “DIM Komerc” është shembull sesi politikat ekonomike të Qeverisë japin rezultate reale dhe konkrete në fushën e nxitjes dhe avancimit të Zhvillimit të balancuar rajonal, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim me Resorët Ekonomikë dhe Investimet, Fatmir Bytyqi, gjatë vizitës në kompaninë “DIM Komerc” nga Valandova, e cila është mbështetur përmes Ligjit për Mbështetje Financiare të Investimeve. Zëvendëskryeministri Bytyqi potencoi se kompania arrin të ruajë konkurrueshmërinë e saj në tregjet e huaja përmes investimeve të vazhdueshme dhe avancimit të prodhimit. “Duke adoptuar vazhdimisht praktikat…
Me moton “Punëtorët janë shteti” Shoqata e Sindikatave e Maqedonisë me rastin e festës së punëtorëve 1 maj paralajmëruan protestë. Sipas tyre kjo protestë organizohet për shkak siç thonë padrejtësive ndaj punëtorëve. Në paralajmërim thuhet se protesta do të nisë në orën 12:00 para godinës së Shoqatës së Sindikatave të Maqedonisë. “Mendojmë se rritja e pagave të zyrtarëve për 78 % ose 2.000 denarë në ditë, vendosja e 12 orëve pune për një numër të madh të punëtorëve, fakti që i kanë gënjyer punëtorët shëndetësorë dhe se nuk janë rritur pagat e tyre, se nuk kanë lidhur kontratën e përgjithshme…

