Ministri i Punëve të Jashtme dhe anëtar i Kryesisë së BDI-së Bujar Osmani thotë se fushata e re e BDI-së e titulluar “Ai po vjen” nuk ka të bëjë me zgjedhje dhe paralajmëron se në ditët në vijim do të dihet saktësisht se çfarë do të thotë kjo fushatë. Në një prononcim për televizionin Kanal 5, Osmani thotë se zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë dhe se qeveria është stabile dhe koalicioni ka një shumicë të shtuar. ” Do të ketë zgjedhje të rregullta, diku midis prillit dhe majit 2024. Kjo fushatë nuk ka të bëjë me zgjedhjet.…
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka rritur pagën minimale nga 18.000 në 20.175 denarë apo në rreth 330 euro, ndërsa nga muaji prill do të rriten edhe pensionet për 8.4 për qind. Rrogën minimale kryesisht e marrin të punësuarit në industrinë e tekstilit, konfeksionit dhe lëkurës. Ky sektor përfshin rreth 35.000 punëtorë që përbëjnë rreth 32 për qind të të gjithë punonjësve në sektorin e prodhimtarisë ose rreth 6.7 për qind të numrit të përgjithshëm të punonjësve në Maqedoninë e Veriut. Rroga mesatare, bazuar në të dhënat e Entit të Statistikës, ka arritur në rreth 33.000 denarë apo në 550…
Kanë reaguar nga Lëvizja Antibixhoz pasi grupi parlamentar i VMRO-së paralajmëroi se do të kërkon tërheqjen e ligjit për lojrat e fatit. Ja reagimi i plotë: Pas lajmit se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të kërkoje tërheqjen e ligjit për lojërat e fatit, ju sugjerojmë dhe rekomandojmë që të rishqyrtojnë qëndrimin e tyre dhe të mos përdorin fjalor të dyfishtë. Ne i rekomandojmë dhe i themi Mickovskit se MJAFT luajtët me intelegjencën tonë, MJAFT menduat se jeni të pamposhtur,kujtohuni nga erdhët dhe MJAFT luajtet kumar për interesin tuaj. Ne i rekomandojmë se “Ai që robëron mëkatin, mëkati e…
Gjatë ditës së sotme policia me urdhër të gjykatës ka kryer bastisje në Resnjë dhe Manastir, ku janë gjetur armë dhe municione. Nga MPB njoftojnë se tre persona janë thirrur në stacion të policisë për rastin në fjalë dhe se me ta është bërë bisedë zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë kallëzime përkatëse. “Në fshatin Ezerani të Resnjës, në shtëpinë e G.A. (44) nga fshati Ezerani, janë gjetur 19 copë municion të kalibrit të ndryshëm. Gjatë kontrollit në një shtëpi në fshatin Çapari të Manastirit, në pronësi të J.M.(29) nga fshati Çapari janë…
Vazhdon të mbetet i pazgjidhur statusi i 140 infermierëve dhe personelit tjetër mjekësor në Shtëpinë e shëndetit në Shkup. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Besim Koka njofton se pas reagimit të të punësuarve, Ministria e Financave u ka kërkuar listë me gjendjen e të punësuarve në Shtëpinë e Shëndetit. “Sot nga Ministria e Shëndetësisë kërkuar të dhëna për 40 motra patronazhe për të cilat mendojmë se nuk ka ende pëlqime për kontrata në vepër. I kemi dërguar të gjitha të dhënat dhe presim që të ketë reflektim. Sipas informatave që i kemi pëlqimet për kontrata në vepër për 67 persona,…
Në buxhet ka hapësirë për rritjen e pagave të nëpunësve shëndetësor, thotë Ministri i ri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti në intervistë për emisionin Rruga drejt në Alsat. Në koordinim me institucionet e tjera, si thotë se në këtë mënyrë do të bëhet përpjekje për t’u shpërblyer i tyre Mexhiti po ashtu thotë se do të bëhet përpjekje për zgjerimin e listës pozitive të barërave dhe sigurimin e ilaçeve për pacientët me sëmundje të rralla. Intervista e plotë do të transmetohet sonte në ora 22.15 në Alsat.
Policia e Kosovë ka njoftuar se sot ka realizuar një kontroll me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan, ku në pranga ka përfunduar një 32 vjeçar i dyshuar për falsifikim parash. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit – Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Gjilan, ka kryer veprime hetimore/operative nën dyshimin për ‘falsifikim parash’, ku sot me datën 16.03.2023 ka realizuar kontroll me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan. Gjatë bastisjes së realizuar në objektin ku është dyshuar se mbahen paratë e falsifikuara,…
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska para disa dite në Click Plus në TV21 konfirmoi se Qeveria në mbledhjen e 14 marsit ka mori vendim për donacion të ri ushtarak ndaj Ukrainës, përcjell TV21. Të pyetur nëse Maqedonia e Veriut do t’i dhurojë helikopterë Ukrainës, nga Ministria e Mbrojtjes thonë se kjo kërkesë e autoriteteve ukrainase po shqyrtohet, ndërkaq theksojnë se vendimi i 4 marsit që mori Qeveria, është i klasifikuar. “Vendimi i së martës për ndihmën ushtarake për Ukrainën është informacion i klasifikuar. Ju informojmë se në përputhje me kërkesat nga pala ukrainase, po bëhet një analizë nëse kërkesa…
Edhe përskaj vendosjes së protokolleve të reja në lidhje me paralajmërimet për bomba nëpër shkolla, ka pasur edhe më tej paralajmërime të tilla. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski tha sot se, nga dita kur janë vendosur protokollet e reja në shkolla, për shkak të paralajmërimeve për bomba, gjatë dy ditëve vijuese ka pasur dy paralajmërime për bomba dhe më pas nuk ka pasur. Ai tha se, gjendja nëpër shkolla është tërësisht nën kontroll. “Punojmë me vëmendje, në gjithë periudhën e kaluar sepse për ne, siguria, mbrojtja dhe rehatia e qytetarëve është në vend të parë”- tha Oliver…
Karim Benzema dhe Real Madridi janë të gatshëm për ta vazhduar lidhjen e tyre të dashurisë. Futbollistit francez do t’i përfundojë kontrata në fund të këtij sezoni. Megjithatë, Topi i Artë mund ta vazhdojë bashkëpunimin me “Los Blancos” edhe për një vit, deri më 2024. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “L’Equipe”. Palët kanë rënë dakord dhe në javët në vazhdim mund të arrijë konfirmimi dhe të nënshkruar kontrata e re. Benzema luan qe një kohë të gjatë në Real Madrid, ku është bërë lider, mbi të gjitha pas largimit të Cristiano Ronaldos. Përfaqësuesi i deridjeshëm i Francës…
Remzi Memedi do të jetë deputet i ri i Aleancës për Shqiptarët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Memedi vjen në vendin e bashkëpartiakut të tij, Syrija Rashidi i cili dha dorëheqje, për shkak se do të bëhet drejtor i MEPSO-s. Kuvendi sot në seancën e 106-të konstatoi dorëheqjen e Rashidit. Seanca do të vazhdojë me marrjen e raportit nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor për verifikimin e mandatit të deputetit të ri.
Meqenëse janë futur protokollet e reja për funksionimin në kushte alarmi për mjete shpërthyese, të nesërmen kemi pasur një alarm për bombë dhe të nesërmen një tjetër. Po ashtu, nuk ka më raportime për bomba, theksoi në konferencën e sotme për media, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve. Ndryshe, protokolli i ri, i cili parasheh marrjen e masave të veçanta në rastin e raportimit për bombë, është prezantuar gjatë këtij muaji, për të cilin Spasovski theksoi se do të jetë pjesë e zgjidhjes së procesit. “Situata është plotësisht nën kontroll. Policia është…

