Avokati i Popullit dhe kandidati për kryeministër nga radhët e BDI-së, Naser Ziberi, ka blerë veturë të re të markës amerikane “Jeep Compass”, për të cilën janë shpenzuar 2,4 milionë denarë, ose afro 40 mijë euro para të qytetarëve. Këto akuza janë bërë nga partia e Majtë. “Automjeti i ri mund të kënaqë edhe shijet më kërkuese dhe ka radio të integruar me ekran me prekje, paralajmërim për lodhjen e shoferit, kontrollin adaptiv të lundrimit, njohjen e shenjave të trafikut etj. Flota e automjeteve të këtij institucioni deri më tani përfaqësohej nga automjete Volkswagen, Skoda dhe Peugeot. Mesatarisht në vit…
Author: Hamdi Kumanova
Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” koha e pritjes për dalje nga shteti është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informon LAMM në raportin e mëngjesit për gjendjen në rrugë. Komunikacioni në rrugët shtetërore është duke u zhvilluar pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumore dhe…
“Marrin pushime mjekësore kur i kërcënojnë” – policët në Burgun e Idrizovës cak i të burgosurve, rrezikohen edhe familjarët e tyre Në burgun “Idrizovë” ka pasur shpesh raste të shfrytëzimit të pushimeve mjekësore nga policia e burgut, konfirmon në një intervistë për “Makfax” drejtori i këtij insitucioni, Zoran Jovanovski. Kjo po ndodh në një periudhë të djegies intensive të automjeteve të policëve, ndërsa kanë pasur edhe kërcënime me jetë. Rreth 15 për qind e policisë së burgjeve aktualisht kanë pushim mjekësor, ndërsa Jovanovski thekson se “meqë mjeku amë jep pushim mjekësor, atëherë ata janë të sëmurë”. Disa zyrtarë të burgjeve…
Rajoni do të jetë shumë më stabil dhe më i sigurt, nëse veprojmë dhe punojmë së bashku, porositi ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjatë panel diskutimit kushtuar energjetikës në Forumin ekonomik Delfi në Greqi, njofton korrespondenja e MIA-s nga Athina. Zaev u përqendrua në rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve të rajonit, si shembll i përmendi edhe Greqinë dhe Bullgarinë, theksoi se njëjtë si edhe me vaksinat gjatë pandemisë, ashtu edhe tani për krizën energjetike, ka ekzistuar ndihmë nga fqinjët, por edhe theksoi se nevojitet që të punojmë bashkë, të vazhdojë bashkëpunimi në pritje të dimrit të ardhshëm.…
Me vetëm shtatë deri në përfundim të sezonit aktual, Barcelona pothuajse e ka siguruar titullin e parë të kampionit në La Liga që prej vitit 2019.Katalonasit prijnë në tabelë me 76 pikë, 11 pikë më shumë se skuadra e dytë, Real Madridi, dhe detyra e vetme tani për ta është sigurimi i titulli sa më shpejt të jetë e mundur.Skuadra e Xavi Hernandez është lëkundur në javët e fundit, me disa mungesa të lojtarëve kryesorë që kanë pasur një efekt të dëmshëm në rezultate. Për fat të Barcelonës, skuadra e tyre e plotë është në dispozicion për përballjen e sotme…
Dy arsimtare janë përleshur fizikisht mes vete në një shkollë në Prizren. Rasti ka ndodhur ditën e premte, ndërsa njëra ka pranuar ndihmë mjekësore. “Raportohet se pas një mosmarrëveshje, e dyshuara femër kosovare i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës. Rasti raportohet të ketë ndodhur në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren. /Arbresh.info/
“Sa kushton? Jo, unë do ju them se ai do të jetë futbollisti i parë që do të ketë vlerën 1 miliard euro. Forca e tij e vërtetë është përulësia, ai do të thyejë të gjitha rekordet”, u shpreh Pimenta.Kujtojmë se Haaland ka thyer rekordin e Premierligës për më së shumti gola të shënuar brenda një sezoni me 38 ndeshje, rekord të cilin e mbante Mo Salah me 32, kurse norvegjezi ka 33 gola deri tani kurse kampionati nuk ka përfunduar ende. /GazetaBlic Sport
Një person është arrestuar në Junik, pasi i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja të armës së zjarrit. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Prishja e një martese dyshohet se ka shkaktuar djegien e dy shtëpive në Llakatund të Vlorës. Burimet policore bëjnë me dije se një konflikt në familjen Fanaj mes anëtarëve të saj dhe ish-dhëndrit nga Kosova, ka gjeneruar një konflikt fizik. Më pas, dyshohet se ish-dhëndri ka spërkatur me benzinë dhe i ka vënë flakën banesës së familjes Fanaj. Për pasojë, flakët kanë përfshirë edhe shtëpinë ngjitur, duke bërë që të dyja të digjen plotësisht. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur persona të dëmtuar, ndërsa raportohet se disa anëtarë të familjes Fanaj janë paraqitur në spital për ndihme mjekësore…
Me siguri e keni vënë re që në trena nuk ka rripa sigurie. – Advertisements – Kur futesh në makinë, lëvizja për të vendosur rripin e sigurimit është automatike, gjithashtu edhe në aeroplan, nëse nuk e vendosni rripin e sigurimit, ai nuk ngrihet për asnjë arsye. Në tren, megjithatë, edhe nëse dëshironi të vendosni rripin e sigurimit, nuk do ta gjeni një të tillë sado të kërkoni. Kërkimet kanë treguar se mospasja e rripit të sigurimit është mënyra më e mirë për ta mbajtur pasagjerin më të sigurt në rast aksidenti. Në thelb, Bordi Britanik për Sigurinë dhe Standardet Hekurudhore…
Hetimet disamujore të Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, lidhur me një rast të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ku është i përfshirë një zyrtar i komunës së Vitisë, është zbuluar se i njëjti ka bërë regjistrimin e një shtetasi të Maqedonisë, si shtetas i Kosovës, pasi i njëjti e ka paguar 10 mijë euro. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor. Por kush është zyrtari i arrestuar? Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Mehmet Drugzan, zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Vitisë, i cili dyshohet se…
Një formulë e re e financimit të arsimit fillor pritet të zbatohet në 10 komuna të vendit vitin e ardhshëm shkollor, kanë paralajmëruar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Ministri Jeton Shaqiri tha se modeli i ri parashikon riorganizimin e shkollave kur bëhet fjalë për numrin e nxënësve dhe stafit mësimor. Shaqiri tha se askush nuk do të mbetet pa punë por se do të krijohen kushte më të mira për mësim varësisht numrit të nxënësve. “Askund nuk diskutohet që të kemi largim nga puna në këtë situatë në të cilën jemi ekzistuese sepse ka disa komponentë. Ka komuna…

