Me vetëm shtatë deri në përfundim të sezonit aktual, Barcelona pothuajse e ka siguruar titullin e parë të kampionit në La Liga që prej vitit 2019.Katalonasit prijnë në tabelë me 76 pikë, 11 pikë më shumë se skuadra e dytë, Real Madridi, dhe detyra e vetme tani për ta është sigurimi i titulli sa më shpejt të jetë e mundur.Skuadra e Xavi Hernandez është lëkundur në javët e fundit, me disa mungesa të lojtarëve kryesorë që kanë pasur një efekt të dëmshëm në rezultate. Për fat të Barcelonës, skuadra e tyre e plotë është në dispozicion për përballjen e sotme kundër Real Betisit, në përjashtim të Sergi Robertos.Megjithatë, mund të mos jetë rasti i njëjtë për ndeshjen e mesjavës së ardhshme ndaj Osasunas, pasi pesë lojtarë rrezikojnë suspendimin.Alejandro Balde, Franck Kessie, Ferran Torres dhe Ousmane Dembele kanë të gjithë nga katër kartonë të verdhë, që nënkupton se dhe një tjetër i tillë do të suspendonte të ndëshkuarin me një ndeshje mos-lojë.Ndërkohë, në rast se Gavi do të ndëshkohej me karton të verdhë, do të suspendohej me dy ndeshje – pasi ka grumbulluar tashmë nëntë kartonë të tillë.Xavi do të jetë i etur që të ketë skuadrën e tij të plotë të Barcelonës në dispozicion për pjesën e mbetur të sezonit, dhe që të jetë kështu, disa lojtarë duhet të ruajnë disiplinën e lojês.
Data 30.10.2026
Aktuale
- Dorëheqja e Hoxhës: Një akt moral pas tragjedisë së Arlinda Zekajt
- Pas transmetimit të protestave studentore, sulmohet llogaria e News24 në Instagram. Javët e fundit faqja arriti 270 mln shikime
- (VIDEO) Keqpërdorimi i fondeve të FSSH-së, arrestohet edhe një person i dyshuar për pastrim parash
- OKB-ja paralajmëron për përkeqësimin e krizës që prek mbi 65 mijë refugjatë në Jemen
- (VIDEO) Arrestohen dy persona për mashtrim në një platformë të rreme në internet
- Rreziqet e chatbotëve të IA-së: A duhet të raportojnë krimet?
- Gjendet i vdekur një 46-vjeçar në Manastir
- Përgjegjësi më e lartë në kryerjen e detyrave për zhvillimin afatgjatë të vendit



