Skriningu bilateral për kapitullin 25 klasteri i tretë, që përfshinë shkencën dhe kërkimin, në diskutim mes Komisionit Evropian dhe delegacionit shtetëror. Kryenegociatori Bojan Mariçiq ka shprehur gatishmërinë e qeverisë për të plotësuar kushtet e nevojshme për pjesëmarrje efektive në programet kërkimore, me qëllim që shteti t’i bashkohet pjesës hulumtuese evropiane. Mariçiq me paraqitje të theksuar mbi reformat dhe angazhimet e ndërmarra në këtë drejtim. Ka potencuar udhërrëfyesin nacional për infrastrukturën hulumtuese, punën e Fondit për Inovacione dhe zhvillimin teknologjik dhe rritjen e dyfishtë të buxhetit për financimin e projekteve hulumtuese.
“Maqedonia e Veriut është në fazën përfundimtare të zhvillimit të Strategjisë për specializim inteligjent, duke ndjekur metodologjinë standarde të BE-së dhe komunikimin e vazhdueshëm me Qendrën e përbashkët kërkimore. Miratimi i strategjisë për specializim inteligjent dhe krijimi i infrastrukturës institucionale për të mbështetur bashkëpunimin mes akademisë dhe biznesit, është i një rëndësie të veçantë për krijimin e një ekonomie konkurruese.”, – u shpreh Mariçiq.
Nga sekretariati për eurointegrime njoftojnë se procesi i skriningut zhvillohet pa ndërprerje, ndërsa sipas kalendarit të përcaktuar, të dy fazat e ekzaminimit duhet të përfundojë deri në fund të nëntorit. Kryenegociatori Mariçiq, po ashtu ka shfrytëzuar qëndrimin e tij në Bruksel për t’u takuar me përfaqësues të BE-së të angazhuar për Ballkanin Perëndimor.