LSDM përmes një kumtese ka thënë se partia opozitare VMRO-DPMNE është kundër projektit strategjik për korridoret dhe kundër Bechtel-it amerikan.
“VMRO, e cila është tërësisht peng i Levicës pro-ruse, për arsye politike dhe fitimprurëse, po udhëheq një fushatë kundër ndërtimit të korridoreve dhe kundër Bechtel, të bazuar në gënjeshtra dhe të pavërteta. Partia e udhëhequr nga Hristijan Mickoski është e fundit që mund të flasë për ndërtimin e autostradave, sepse VMRO është simbol për komisione, për projekte të dështuara në dëm të shtetit dhe qytetarëve”, thonë nga LSDM.
Nga LSDM akuzojnë partinë e Mickoskit se po kundërshtojnë çdo sukses të Qeverisë.
Advertisements
“VMRO duhet t’u përgjigjet qytetarëve pse po bllokon projektin më të madh kapital kombëtar për ndërtimin e 110 kilometrave autostrada brenda 5 viteve”, përfundon reagimi i LSDM-së.