Me rastin e Ditës së punëtorëve – 1 majin, LSDM përmes një kutmese ka akuzuar VMRO-DPMNE-në, se në kohën kur ka qeverisur VMRO punëtorët kanë marrë pagë minimale 8.900 denarë.
“Për 11 vjet, VMRO-DPMNE, ka ndërtuar barok të rremë, përmendore dhe palma, ku pasuroheshin të parët e partisë, ndërsa punëtorët, zhyteshin në varfëri. VMRO shkelte dinjitetin e qytetarëve, i mbante pagat e ngrira, ndërsa punëtorët i trajtonte si fuqi e lirë punëtore. Gjatë kohës sa qeveriste VMRO, vendi është promovuar si parajsë për fuqi të lirë punëtore”, thueht në kumtesën e LSDM-së.
Sipas tyre, VMRO me vite nuk e ka rritur pagën minimale, ndërsa LSDM kur rriti pagën minimale, VMRO kundërshtoi me arsyetimin se do të ketë largime nga puna. Ata kanë bllokuar të gjitha ligjet që ishin në interes të rritjes së pagave, duke dëshmuar se është parti kundër punëtorëve.