Author: Hamdi Kumanova

Dje (05-prill) rreth orës 16:30 në Spitalin e Përgjithshëm Ferid Murad në Gostivar është dërguar 53-vjeçari F.A. nga Vrapçishti i Gostivarit me lëndime të rënda trupore të cilat sipas raportit i ka marrë gjatë kryerjes së detyrave të punës në një fabrikë që ndodhet përgjatë rrugës rajonale Gostivar-Gradec. Inspektimin e ka kryer ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit.TS

Lexo më Shumë

Dje mbrëma (05-prill) rreth orës 22:15 minuta, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar shtetasin kosovar E.B., 27-vjeç, i cili po qëndronte në zonë i pardeklaruar i cili gjysmë ore më parë kishte qenë i raportuar nga vëllai i tij më i vogël, se e ka sulmuar fizikisht atë dhe nënën e tyre. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe për të do të përgatitet raport përkatës.TS

Lexo më Shumë

Në seancën gjyqësore për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë dëshmuan tre persona, të propozuar nga pala mbrojtëse. Dy nga dëshmitarët ishin roje në Spitalin e Tetovës ndërsa njëra mjeke, e cila kishte punuar brenda Modularit, nga dita e hapjes së tij e deri në ditën kur ndodhi tragjedia. Para trupit gjykues mjekja tha se nuk i kujtohet nëse në Spital Modular kishte aparate kundër zjarrit. “Unë nuk e kam pasur prioritet të shoh nëse ka aparate kundër zjarrit por nuk më kujtohet nëse ka pasur apo jo. Atë natë kur ndodhi tragjedia kam dhënë deklaratë në gjykatë, nuk mbaj…

Lexo më Shumë

Trupi gjykues ka caktuar shumën 207 mijë euro për dëmshpërblim të viktimave në çështjen gjyqësore kundër Salih Mustafës. Sipas trupit gjykues, kjo shumë do të ndahet në tetë viktima dhe përgjegjësinë e kompensimit sipas gjykatës, e mban Salih Mustafa Urdhri për zhdëmtim është caktuar në seancën e së enjtes në Dhomat e Specializuara në Hagë. “Trupi gjykues lëshon urdhër për zhdëmtim kundër zotit Mustafa, konstaton se viktima 8,9,10,5,6,12,11 dhe 13 provuan në bazë të standardit të vërtetimit të tërësisë së gjasave se janë viktimave të krimeve për të cilat zoti Mustafa u shpall fajtor. Vendos për dëmshpërblim për viktimat e…

Lexo më Shumë

MPB njofton se policia mbrëmjen e djeshme ka arrestuar tre persona nga rajoni i Sarajit pasi në veturën “Mercedes” ka kapur 100 kilogramë marihuanë në vlerë të 100.000 eurove, përcjell TV21. Janë arrestuar B.A.(37) nga fshati Bukoviq, komuna e Sarajit, M.A.(21) nga fshati Kopanicë dhe N.A.(18) nga fshati Bukoviq. “U gjetën katër çanta udhëtimi me gjithsej rreth 100 kilogramë marihuanë të cilësisë së lartë me vlerë rreth 300 mijë eurove, e cila me shumë gjasa vinte nga një fabrikë për prodhimin e vajit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe që do të kapte një çmim prej 600 mijë eurove, nëse…

Lexo më Shumë

Vasko Kovaçevski ka deponuar dorëheqjen nga posti i drejtorit të EMV-së, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai dorëheqjen e ka dorëzuar te kryeministri, Dimitar Kovaçevski. Është paraparë që sot Vasko Kovaçevski së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Kovaçevski në postin e drejtorit të EMV-së u emërua para 4 vjetëve.

Lexo më Shumë

Çmimet e banesave në Shkup në tremujorin e parë të këtij viti shënojnë rritje prej 18,8 për qind në nivel vjetor, ndërsa 1,3 për qind në nivel tremujor, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore. Në tremujorin e parë vitin e kaluar, patundshmëritë janë shtrenjtuar për 12,4 për qind në nivel vjetor, pas çka vijoi rritje prej 16,6 për qind në tremujorin e dytë, 21,2 për qind në tremujorin e tretë dhe për 20,6 për qind në tremujorin e katërt. Banka Popullore e përgatit indeksin e çmimeve të banesave për territorin e Shkupit, në bazë të të dhënave, të cilat kanë…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë konsumuesit më të mëdhenj të sheqerit dhe me këtë pozicionohen lart në listën evropiane, tregon analiza e konsumit të sheqerit sipas vendeve në Evropë e publikuar nga uebfaqja “Landgeist”, bazuar në të dhënat e Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi të OKB-së (FAO), përcjell INA. Çdo qytetar mesatarisht konsumon 36,7 kilogramë sheqer në vit, kroatët janë të dytët me 33,8, para grekëve me 31,6, bullgarët me 27,5, serbët me 22,4 dhe malazezët me 21,2 kilogramë. Dashamirësit më të vegjël të ëmbëlsirave janë sllovenët me 19.4, Shqipëria 18.6 kg dhe banorët e Bosnjës dhe Hercegovinës me…

Lexo më Shumë

Ka 16 vite që jeton në Gjermani. Florim Isufi nga Ferizaj tashmë ka marrë miliona pëlqime në rrjete sociale me videot në të cilat tregon punën e tij. Ai në to nuk ka treguar asnjëherë fytyrën, por vetëm punën që bën. Tani pse u largua nga Kosova për një jetë më të mirë, Florimi këtë e sheh si vendimin më të vështirë që ka marrë ndonjëherë. Edhe pse është në vend të huaj, 34-vjeçari thotë se shqiptarët janë më punëtorë se gjermanët.

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski e cilësoi si skandaloze kërkesën e Sofjes për pjesëmarrje në procesin e ndryshimeve kushtetuese të vendit, pasi ministri bullgar i Punëve të Jashtme Nikollaj Milkov dje tha se Bullgaria dëshiron të përfshihet dhe u konsultua në procedurën për regjistrimin e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, pas së cilës MPJ-ja e Maqedonisë doli me reagim se procesi i ndryshimeve kushtetuese është çështje e brendshme e vendit, e cila si obligim lidhet me negociatat për anëtarësim në BE. “Kërkesa nga Sofja është skandaloze. As pushtuesit nuk bëjnë kërkesa të tilla ndaj vendeve, territoreve apo shteteve që i…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski nuk ka marrë pagë me rritjen e paraparë për funksionarët, përcjell TV21. I pari i shtetit përsëriti qëndrimin e tij se është kundër rritjes së pagave të funksionarëve në kohë krize. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet sepse mosrespektimi i Kushtetutës është vepër penale. Megjithatë, bëra thirrje edhe në deklaratën time të parë në atë temë, Qeveria duhet të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj dhe kompetencë, ndërsa ka kompetenca, rrogat e funksionarëve, nga unë e deri në vetëqeverisjen lokal të mbeten në atë nivel që janë tani me ndryshimin e koeficienteve, mesatares…përndryshe nuk…

Lexo më Shumë

Jose Mourinhon ka marrë një ofertë të jashtëzakonshme nga Arabia Saudita, e cila përfshin tre stola alternative. Dy janë klubet Al Nassr i Cristiano Ronaldos dhe tjetra Al Hilal, ndërsa tjetra është kombëtarja e Arabisë Saudite. Në këmbim, 120 milionë euro do të ishin gati për dy vite kontratë. Shifra jashtëzakonsht të frikshme për një trajner, dhe sigurisht shifra që mund të tundojnë këdo. Sipas “Corsport”, portugezi është duke reflektuar dhe duke pritur kundërpropozimin e Romës për një rinovim kontrate me detaje të cilat mund t’i interesojnë “The Special One”.

Lexo më Shumë