Komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata, njoftojnë LAMM. Nga atje theksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga LAMM u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Albin Kurti në një prononcim për media është pyetur edhe për çështjen e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, por s’është përgjigjur. “S’ke folur asnjëherë”, i tha gazetari pas pyetjes, por Kurti tha se është me nxitim. “Më falni se duhet me shku direkt në Kuvend”, ishte përgjigjja e Kurtit. closevolume_off Kujtojmë se sot mbahet senacë, ku do të raportojë kryeministri për punën dyvjeçare të qeverisë.
Deputetët e Listës Serbe janë kthyer në Kuvendin e Kosovës, pas pesë muajsh mungesë. Rikthimi i tyre është përcjellë edhe me debat mes deputetësh. Ka qenë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, që iu drejtua deputetit të regjistruar si i pavarur, Adem Hoxha me akuza se në Kuvend vjen “veç për para”. Po ashtu Abazi i është drejtuar Hoxhës edhe me fjalët se “a po doni t’ia shtini flakën naj kerri”.
Lidhja Demokratike është shqetësuar për, siç thonë nga kjo parti, emërimin e fundit të një ish-kamerieri si drejtor i ri gjeneral dhe kryetar i Bordit të drejtorëve të Hekurudhave të Maqedonisë Transport SHA-Shkup. Permes një komunikate për media, ata bëjnë thirrje Qeverisë që të rishqyrtojë vendimin e saj. “Besojmë, shtojnë nga LD, se pozitat drejtuese në ndërmarrjet publike duhet të plotësohen me profesionistë me përvojë shumëvjeçare, njohuri dhe shkallë të lartë të profesionalizmit dhe integritetit” Nga atje i bëjnë thirrje Qeverisë që të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të fillojë aplikimin e një procesi përzgjedhës transparent dhe të bazuar në…
Parlamenti i Letonisë ka votuar “pro” rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për të rinjtë nga viti i ardhshëm , raporton “France Press”. Masa synon të adresojë rreziqet e sigurisë rajonale në mes të luftës së Rusisë fqinje kundër Ukrainës. Shërbimi Shtetëror i Mbrojtjes është përgjigja jonë ndaj kërcënimit të ri gjeopolitik , u tha para votimit ministrja letoneze e Mbrojtjes Inara Murniece. “Pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia, ne mund të sigurojmë që Letonia të mbrohet vetëm përmes zgjidhjeve gjithëpërfshirëse të mbrojtjes, të cilat përfshijnë vendosjen jo vetëm të sistemeve të armëve, por edhe një pjesë të madhe…
Një operacion policor kundër bixhozit në Prishtinë e Pejë ka rezultuar me kontrollimin e 12 lokacioneve, ku 10 persona janë arrestuar. Ata janë ndaluar për 48 orë. Gjatë aksionit janë intervistuar edhe 15 persona të tjerë. Personat e ndaluar dyshohen për veprat penale të ‘krim i organizuar’, ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Policia ka njoftuar se gjatë bastisjes nuk janë gjetur edhe gjashtë persona, të cilët mbeten në kërkim policor. Si prova materiale janë konfiskuar: Para të gatshme – 4 mijë e 423 euro; Dy aparate të lojërave të fatit; 25 telefona mobile; Dy DVR; Materiale/dokumente relevante…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Albion Strelli dhe Berat Strelli, lidhur me akuzat për vrasjen e A.S. I akuzuari Albion u dënua me dënim unik prej 24 vitesh burgim, kurse i akuzuari Berat, u dënua me 18 muaj burgim. Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve u shpall të enjten, nga kryetari i trupit gjykues, Naser Foniqi, raporton “Betimi për Drejtësi“. Sipas aktgjykimit, i akuzuari Albion Strelli pas rikualifikimit të veprës penale “Vrasje e rëndë” në veprën penale “Vrasje”, u dënua me 23 vite burgim, kurse për armëmbajtje pa leje, u dënua me 1 vit e…
SHA EMV më 05.04.2023 prodhoi17.347 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Në termoelektranat janë prodhuar 11.588 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 5.759 MWh.
Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi është diagnostikuar me leuçemi pasi u shtrua në spital. 86 -vjeçari po trajtohej në kujdesin intensiv në Spitalin San Raffaele të Milanos të mërkurën pasi kishte probleme me frymëmarrjen Një burim tha se kryeministri katër herë ishte diagnostikuar me leuçemi dhe ishte në një gjendje stabile. Ai është stabil. Ai është një shkëmb,” tha vëllai i Berlusconit, Paolo, pasi e vizitoi atë të mërkurën pasdite. Manjati miliarder i medias ka pësuar disa periudha të sëmundjes në vitet e fundit pas kontraktimit të COVID-19 në 2020. Pasi u lirua nga një qëndrim 10-ditor në spital, ai…
Është duke u zhvilluar procesi për formimin e grupit punues që do të duhet të përgatisë amendamentet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Nga Ministria e Drejtës thonë se ftesat partive politike për të propozuar përfaqësuesin e tyre janë dërguar pardje me postë, ndërsa afati për emërimin e përfaqësuesit është 10 prilli. Në grupin e punës do të marrin pjesë vetëm përfaqësues të partive politike parlamentare dhe ekspertë të së drejtës kushtetuese. Ndërsa Ministria e Drejtësisë konfirmon se në këtë organ nuk do të ketë përfaqësues nga Bullgaria, ndonëse një kërkesë të tillë e ka bërë edhe ministri bullgar…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 114 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 37 për tejkalim të shpejtësisë, 9 gjoba për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për tejkalim të parregullt. Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 7 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 2 për kalim në të kuqe në semaforë…/Alsat.mk
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se sot kanë realizuar bastisje në Veles, ku u arrestua një person. “Sot (05.04.2023) zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale-Sektori për Tregti të Paligjshme me Drogë, Armë dhe Materiale të Rrezikshme dhe SVR Veles- Departamenti për Trafik të Palifikuar të Narkotikëve dhe Armëve, pasi më parë kishin marrë njohuritë dhe urdhrin e gjykatës, kontrolluan shtëpinë e M. P. (27) nga Velesi. Kërkimi gjeti kërpudha halucinogjene, paketa marijuane dhe një shiringë rrëshirë hashashi. Përveç kësaj, një kërkim u krye në një shtëpi ku M.P (27) ka banuar, ku u gjetën karta bankare, dokumente…

