Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në mbledhjen e dytë të Këshillit të Organizatës Gratë për Vetëvendosje.Nga aty, Kurti tha se gratë e kanë bërë Vetëvendosjen subjektin e parë në Kosovë, dhe se sipas tij, ato do ta bëjnë Kosovën shtet të drejt dhe barabartë.“Nga zgjedhjet e 14 shkurtit, Grupi Parlamentar i VV-së doli me 23 gra deputete, apo 40 për qind. 23 gra deputetë nga 58 deputetë sa pati grupi ynë parlamentar i VV-së nga zgjedhjet e 14 shkurtit”.“Asnjëra prej këtyre 23 grave nuk u bë deputete duke iu falënderuar kuotës. Ato u zgjodhën deputete me punën, kontributin e reputacionin e vetë atyre”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.I pari VV-së tha se tash është koha që partia të cilën ai e udhëheq të përgatitet që të ketë më shumë gra kryetare nëpër komuna.“Tash është radha të përgatitemi që pas dy vitesh të kemi më shumë kryetare gra nëpër komuna. Angazhimi ynë duhet të jetë poshtë në komuna, jo vetëm sepse në komuna bëhemi lartë e më lartë”.“Vetëvendosja i ka gjashtë kryetarë të komunave, të gjithë burra, andaj është e domosdoshme që në zgjedhjet e radhës kjo të ndryshojë”, tha Kurti.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Shqiptari hidhet nga dritarja për t’i ikur policisë në Zvicër, arrestohet pas arratisjes – i gjenden heroinë, kokainë dhe armë
- Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes së Arlinda Zekajt
- Protesta e fortë për Arlinda Zekajn para Policisë së Kosovës
- Fox News: Dy kongresmenë i kërkojnë Rubios kufizimin e vizave për zyrtarët e korruptuar në Shqipëri, përditësim edhe për çështjen e Ballukut
- Shqiptarët e Amerikës bëjnë thirrje për mbështetjen e Arkin Jahijit në Bërvenicë
- Ropalca tregon zemërgjerësi, mbi 5 mijë euro donacione për xhaminë “Koxha Mehmed Beu”
- Jahiji: Gara mes AKI-së dhe VLEN-it ka përfunduar më 18 tetor
- Mbi 500 vende të reja parkimi te Qendra Klinike në Shkup, dy kompani në garë për ndërtimin e garazheve



