Author: Hamdi Kumanova

Në kuadër të ndryshimeve kushtetuese, ne sugjeruam që do të vlerësonim nëse në preambulën e Kushtetutës do të përmendeshin edhe kroatët, gjë që do të ishte mirë duke pasur parasysh se kemi mbrojtje të ndërsjellë të pakicave, tha dje kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq në një deklaratë për gazetarët pas takimit me pjesëtarët e komunitetit kroat. Ky ishte takimi i fundit i Plenkoviqit gjatë vizitës së tij zyrtare në Maqedoni. Më parë ai u takua me Presidentin e Shtetit, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin dhe kreun e opozitës. Plenkoviq tha se sugjerimi i tij u prit në mënyrë të favorshme në kontrast…

Lexo më Shumë

Tetova u trondit një mëngjes të muajit prill të vitit të kaluar pas lajmit tragjik, kur një 45 vjeçar me inicialet U.D. nga fshati Sellcë me sëpatë i preu kokën nënës së tij 73 vjeçare. Siç mëson TetovaSot, 45 vjeçari nga Sellca një vit pasi kreu vrasjen makabre ka ikur nga spitali psikiatrik në Shkup, rasti është paraqitur në policinë e Karposhit. Sipas informacioneve që i posedon redaksia e portalit TetovaSot, nga një qytetar i afërm për TS ka theksuar se U.D ka ikur nga spitali psikatrik më 25 mars.

Lexo më Shumë

Sot me fillim në ora 10:00 mbahet seanca e njëmbëdhjetë me radhë e gjykimit për zjarrin në spitalin modular të Tetovës ku jetën e humbën 14 persona, shkruan Portalb.mk. Në seancën e sotme gjyqësore pritet të dëshmojnë katër dëshmitarë të propozuar nga pala mbrojtëse. Nëse kjo seancë vijon në rregull, siç njoftuan nga gjykata, seancën pas kësaj pritet të mbahet seanca e fundit dhe merret vendimi për këtë rast. Gjykimi për këtë rast ka filluar me 6 shtator 2022 ndërsa deri tani janë mbajtur dhjetë seanca, disa prej të cilave janë anuluar. Familjarët e viktimave janë shprehur se nuk i…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovka, mes tjerash në emisionin “Intervistë në Shenja” ka folur edhe për numrin e të punësuarve të bashkësive tjera etnike në ministri. “Sa i takon numrave në ushtri do të flas sa i takon vitit të fundit përderisa unë udhëheq me ministrinë e mbrojtjes. Ka shume pozita udhëheqëse të cilat janë nga bashkësite tjera etnike. Mua më gëzon fakti që ata persona janë të përgatitur profesionalisht dhe në veçanti kur i marrim vendimet ata janë plot entuziazëm dhe janë të përkushtuar në punën e tyre. Kjo është për t’u përshëndetur, pasi kjo e bën ushtrinë tonë…

Lexo më Shumë

Deputetët si nga pushteti ashtu edhe nga opozita nuk kanë thënë asnjë fjalë për faktin se gjatë përllogaritjes së pagës së marsit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për vetëm 8 ditë kanë marrë nga 16.000 denarë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është shpallur më 23 mars, pasi që janë shfuqizuar dy nene të Ligjit për paga dhe kompensime të zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar. “Me këtë vendim, pagat e zyrtarëve do të rriten për 78 për qind”, deklaroi “Analiza në TV24”, Trpe Deanoski nga Sindikata e të punësuarëve në administratë. Nëse nuk ka ndryshime në zbatimin e këtij vendimi të…

Lexo më Shumë

Njerëz profesionistë dhe punëtorë filluan të ikin nga administrata, gjë që nuk ndodh me “militantët” e partisë. Autoritetet deri pak vite më parë ankoheshin për mungesën e stafit informativ, por tashmë kanë filluar të vlerësojnë profile të ndryshme punonjësish të kualifikuar. Dy gjykatës kanë ikur nga Maqedonia për të punuar si shofer kamioni në Gjermani, thonë nga Sindikata, pra çfarë u mbetet të tjerëve. Një pjesë e administratorëve shkojnë në sektorin privat ku pagat janë më të larta dhe të tjerë shkojnë jashtë vendit. Ata që kanë nevojë për para dhe nuk duan të largohen nga vendi, marrin disa muaj…

Lexo më Shumë

Një dietë e pasur me fruta dhe perime është jashtëzakonisht e rëndësishme nëse kujdeseni për shëndetin tuaj, dhe hulumtimet e reja zbulojnë më tej përfitimet e ushqimeve të caktuara për trupin tonë. Ndër të fundit që synuan studimin ishte një portokall që është treguar se e mban trurin të ri.Për shkak se studimet e mëparshme kanë gjetur se flavonoidet, një grup i madh i përbërjeve natyrore nga bimët, veprojnë si antioksidues të fuqishëm dhe ngadalësojnë ose parandalojnë përkeqësimin mendor, shkencëtarët e Harvardit vendosën të shqyrtojnë lidhjen midis konsumimit afatgjatë të flavonoideve dhe shëndetit të trurit.Ekspertët analizuan të dhënat nga 49,493…

Lexo më Shumë

Socialistët pretendojnë se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Shijakun, Rezeart Tusha, ka probleme me ligjin e dekriminalizimit ndaj i janë drejtuar KQZ-ës me një kërkesë për ta çregjistruar atë përpara ditës së zgjedhjeve.Në shkresën që selia rozë i ka adresuar komisionerit Celibashi shkruhet se Tusha rezulton i dëbuar në 1997 nga Zvicra në kuadër të operacionit “Hydra” për posedim të lëndëve narkotike dhe ju ndalua në atë kohë dhe hyrja në këtë shtet për pesë vjet. Sipas tyre, ai nuk e ka shënuar këtë dëbim në formularin e dekriminalizimit, një vepër penale kjo që sipas juristëve socialist, ligji i…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili, ka publikuar dëshmi se Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka dhuruar disa herë shuma të konsiderueshme parash për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në vitin 1999. Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava, në janar të vitit 1999 i ka dhënë UÇK-së 50 mijë marka. “Gjatë luftës kam pasur relacion të afërt me kryetarin e tanishëm të BIK-ut z.Naim Tërnava, me të ndjerin Dr. Rexhep Boja që ishte kryetar i atëhershëm i BIK-ut, me sekretarin e atëhershëm të Medreses z.Sylejman Osmani, z.Salih Jashari, z.Elez Osmani e…

Lexo më Shumë

Deputeti holandez në Parlamentin Evropian, Thujs Reuten, ka shprehur pakënaqësi me pozitën e bllokut evropian karshi qëndrimeve të Serbisë. Sipas Reuten, presidenti serb Vuçiq e sheh BE-në si “bankomat”, derisa nuk përkushtohet për t’i përmbushur kërkesat e tyre në kuadër të procesit të dialogut. “Shtetet e anëtarë të Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian duhet t’ia bëjnë të qartë Vuçiqit se nuk mund të sillet më në këtë mënyrë. Në njërën anë ai e minon procesin e dialogut duke dhënë komente të forta se nuk e ka nënshkruar marrëveshjen me Kosovën, e në anën tjetër pranon fonde të mëdha nga blloku…

Lexo më Shumë

Njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe profesori i Universitetit “John Hopkins” ka komentuar marrëveshjen e fundit të arritur mes Kosovës e Serbisë. Veç kësaj, ai ka folur edhe për djegien e veturave në veri, duke thënë se ato bëhen me miratimin e Beogradit. “Nuk e shoh për momentin. Do të dëshiroja që Qeveria e Kosovës të parashtrojë një propozim që do ta konsideronte të pranueshëm për akomodimin e interesave të komuniteteve serbe në përputhje me dy marrëveshjet”, u shpreh ai për Telegrafin. Gjithashtu, Serwer potencoi faktin se mosvënia e sanksioneve për Rusinë nga Serbia, është dëshmi e qartë që…

Lexo më Shumë