Ministri i Financave ka thënë se çmimet kanë filluar t’i kthehen normalitetit. Ai duke iu referuar të dhënëave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës thotë shkalla e inflacionit për muajin prill ishte 6.3%, që sipas tij paraqet një rënie të theksuar krahasuar me nivelin që kishim disa muaj më parë.
“Nafta tashmë është kthyer në nivelin 1.15-1.25 euro/litër, e njësoj kanë filluar të bijnë edhe çmimet e produkteve tjera. Një litër vaj ushqimor tani mund të blihet edhe me 1.20 euro, kurse gruri ka prekur nivelin e para disa viteve me 0.22 euro/kg. Megjithatë, ka ende shumë produkte tjera të cilat vazhdojnë të kenë çmime përtej normales, kryesisht si rezultat i marzhave të larta të fitimit që po aplikojnë tregtarët. “, ka thënë Murati.
Ai ka fajësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për bllokimin e përcaktimit të Çmmimit Tavan.
“Kjo gjë do të rregullohej me Ligjin për Çmimet Tavan, por ja që LDK e ka dërguar në Kushtetuese për ta bllokuar. Me sa duket, për ta më e rëndësishme është rritja e fitimeve për tregtarët sesa mirëqenia e qytetarëve.”, ka përfunduar Murati./21Media



