Personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë nuk po vlerësohen drejt nga Komisioni Shëndetësor, që është i emëruar nga Ministria e Punës, Financave dhe Transfereve, dhe si rrjedhojë kjo kategori po pëson nga ky vlerësim i padrejtë. Kështu kanë thënë për Radio Kosovën zyrtarë nga HANDIKOS. Ndërsa organizatat që merren me të drejtat e njeriut thonë se kësaj kategorie po i bëhet padrejtësi dhe ky është një degradim dhe një shkelje e të drejtave të tyre. Personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë nuk po u vlerësohet drejt statusi i tyre e madje ata i kanë rivlerësuar duke ia ndryshuar statusin nga kategoria e parë në…
Author: Hamdi Kumanova
Aloe vera, është një bimë mjekësore që vjen e mbushur me veti antioksiduese dhe antibakteriale. Nga ulja e pllakave dentare, përshpejtimi i shërimit të plagëve, parandalimi i rrudhave dhe menaxhimi i sheqerit në gjak, aloe vera ka disa përfitime shëndetësore kur konsumohet në mënyrën e duhur dhe në proporcionin e duhur. Ky artikull liston 5 përfitimet e mundshme shëndetësore të pirjes së lëngut të aloe verës në mëngjes. Përfitimet shëndetësore të lëngut të Aloe Verës në stomakun e zbrazët Nëse planifikoni ta shtoni këtë lëng në dietën tuaj të mëngjesit, sigurohuni që të kontrolloni listën e të mirave që mund…
Real Madrid është një nga klubet më të pasura në botën e futbollit, megjithatë sërish te “Los Blancos” ka vend për ankesa duke qenë se pretendojnë më shumë fitime nga të drejtat televizive.“Galaktikët”, së fundmi kanë pasur pakënaqësi lidhur me faktin se klubet e Premier League përfitojnë më shumë të ardhura financiare. Megjithatë, kundër Realit del presidenti i LaLigas, Javier Tebas. Ky i fundit hedh poshtë pretendimet e madrilenëve teksa shprehet se edhe në Spanjë fitohet po aq sa në Premier League.“Klubet tona, falë televizioneve kombëtare fitojnë po aq sa edhe klubet e Premier League. Real Madrid ka nisur të…
Në vendin tonë rreth 50 mijë persona mbi moshën 65 vjeçare vazhdojnë të jenë të regjistruar me patentë-shofer. Ndërkaq Ligji për patentë- shofer parasheh që për të moshuarit mbi 65 vjeç vazhdimi i patentë-shoferit bëhet në çdo pesë vite në bazë të certifikatës mjekësore. “Çdo njeri që del në pension duhet t’i nënshtrohet kontrolleve. Unë çdo vjet kontrolloj sytë, tensionin, yndyrat, diabetin”, thotë për Radio Kosovën, Xhevat Gashi, shofer mbi 65 vjeç. Ai pasi ka dalë në pension, për të vazhduar patentë-shoferin, duhet t’i nënshtrohet analizave mjekësore. Personat e shtyrë në moshë e që posedojnë patentë-shofer shpeshherë pësojnë aksidente në…
Sot fillon betimi i kryetarëve të rinj të 4 komunave në veri të Kosovës.Erden Atiq do ta bëjë i pari betimin nga gjithsej 4 kryetarët që dolën nga zgjedhjet në veri.Betimi i kryetarit të ri do të bëhet në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe nuk ka pikë tjetër në rendin e ditës.Dje, shtetet e Quint’it, Franca, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë thënë se zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat e veriut të Kosovës janë mbajtur në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe ligjore të Kosovës.Megjithatë, këto shtete thonë se si…
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian i shtetit të saj është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur kundër agresionit potencial rus.Më 1 qershor, Moldavia do të jetë nikoqire e samitit të parë të 44 shteteve të Bashkësisë Politike Evropiane – një nismë e iniciuar vitin e kaluar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, që synon të rrisë bashkëpunimin midis BE-së dhe shteteve joanëtare, ku përfshihen edhe shtetet aspiruese nga Ballkani Perëndimor dhe rajoni i Kaukazit. Moldavia, së bashku me Ukrainën fqinje, vitin e kaluar morën statusin e vendit kandidatë për në BE, disa muaj pasi…
Deputeti i VV-së Dimal Basha edhe njëherë e ka shprehur bindjen e tij të thellë që kryeministri Albin Kurti nuk e ndjen presionin.Ai ka thënë se Kurti është i pathyeshëm sa i përket Asociacionit njëetnik, që kërkohet me insistim nga Serbia. Ai e ka përmendur edhe kohën e Kurtit në burgjet serbe si dëshmi që ai nuk thyhet.“Albin Kurtin nuk ka kush në botë që e shti në presion. E kanë pasë në Gullag të Millosheviqit, a e kanë shti në presion?”, ka pyetur ai në T7. “Ti ia din hjekat në Gullat të Millsoheviqit, e tash në tavolinë, i…
Pentagoni ka mbivlerësuar vlerën e armëve që ka dërguar në Ukrainë me të paktën 3 miliardë dollarë – një gabim në kontabilitet që mund të jetë një ndihmë për përpjekjet e luftës, sepse do të lejojë Departamentin e Mbrojtjes të dërgojë më shumë armë tani pa i kërkuar Kongresit më shumë para. Kjo vjen në një kohë kur Pentagoni është nën presion të shtuar nga Kongresi për të treguar përgjegjësi për miliarda dollarët që ka dërguar në armë, municione dhe pajisje në Ukrainë dhe ndërkohë që disa ligjvënës kanë shtruar pyetje nëse ky nivel i mbështetjes duhet të vazhdojë. Fondet…
Zëvendës ministri në ministrinë transportit dhe lidhjeve, Bekim Rexhepi në seancën e sotme parlamentare ku u diskutua për ligjet për korridorin 8 dhe 10, i ka replikuar deputetëve të VMRO-DPMNE-së, transmeton Almakos. Rexhepi në Komisionin për çështje evropiane midis tjerash tha: “Projekti i rrugës Kërçovë-Ohër është bë që mos të realizohet kurrë! Falë përkushtimit të Qeverisë ajo po bëhet realitet.” https://fb.watch/kCbmaJIJfR/?mibextid=Nif5oz
“Prioriteti ynë në këtë moment janë ndryshimet kushtetuese që dalin nga Korniza Negociatore me BE-në dhe për të gjitha çështjet e tjera ekziston vullneti i qartë politik për të zhvilluar një debat politik legjitim demokratik dhe për t’i përfunduar menjëherë ato detyrime. Në këtë kuptim, i bëj thirrje të gjitha partive politike pro-evropiane dhe deputetëve në Kuvend të bëjnë zgjedhjen e tyre. Dhe kjo zgjedhje është e thjeshtë ose interesa partiake ose e ardhmja evropiane e shtetit”. Ky është, ndër të tjera, mesazhi që presidenti Stevo Pendarovski e dërgoi në fjalimin e tij në panelin e diskutimit “E ardhmja e…
Ministri i shoqërisë informative dhe administratës, Azir Aliu tha se nuk është kjo administrata që i duhet vendit. Ai tha se numri i administratorëve në vend është 129 374, “Me atë që janë në total të punësuar 1 354 institucione. 60% janë institucione në nivel lokal dhe 40 në nivel shtetëror. Po ta merrni si total thjesht numri i institucioneve është shumë i madh, pikërisht dalim në atë që e thamë më herët. Ka institucione që nuk e dinë se përse ekzistojnë dhe çfarë shërbime japin, pasi që ai gjysmë shërbim mund të tejkalohet në institucion tjetër” tha për emisionin…
Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer dhe ambasadorja e Suedisë, Ami Larson Jain, vendi i së cilës kryeson me BE-në, bënë thirrje sot që të ndërtohet një konsensus kombëtar për integrimin evropian të vendit, si dhe të zëvendësohet polarizimi në debatin politik në Maqedoninë e Veriut me një dialog politik konstruktiv. “Nuk dua të hyj në debat për ndryshimet në Kushtetutë, përveçse të them që është vendim sovran i shtetit për ta marrë apo jo, por dua të bëj thirrje për hapje, përgjegjësi politike dhe të kemi parasysh se synimet dhe interesat afatgjata të këtij vendi dhe…

