Rritet numri i qytetarëve që besojnë se Maqedonia nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Nga Organizata “Lëvizja Evropiane” informojnë se në vitin 2021, 22% e qytetarëve kishin pasur këtë qëndrim, por vitin e kaluar u rrit në 28%. Një pjesë e politikanëve këtë tendencë ia atribuojnë pritjes së gjatë për fillimin e negociatave për anëtarësim. Tani, siç theksoi presidenti Stevo Pendarovski, në tribunën e Fondacionit Konrad Adenauer, detyrimi ynë janë ndryshimet kushtetuese dhe u bëri thirrje deputetëve. “U bëj thirrje të gjitha partive politike pro-evropiane dhe deputetëve në parlament të bëjnë zgjedhjen e tyre dhe kjo zgjedhje është…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Drejtësisë po përgatit ligjin e ri për falje. Në takimin e sotëm të grupit punues për këtë propozim-ligj u tha se parashihet që me dispozitat e reja ligjore, të gjithë të gjykuarit dhe familjarët e tyre të afërm, të mund të që iniciojnë procedurë për falje përmes lutjes ndërsa do të hiqet praktika e faljes sipas detyrës zyrtare. Përveç kësaj, nuk do të ketë më falje për ndjekje penale dhe as për personat të cilët janë në gjykim, por vetëm për ata të gjykuar me aktgjykim të plotfuqishëm, përkatësisht të konfirmuar edhe nga gjykata e shkallës së…
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim prej 30 ditësh ndaj katër të dyshuarve lidhur me aksionin e realizuar për Fajde. Në një komunikatë të kësaj prokurorie, bëhet e ditur është kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimi i masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj katër të pandehurve me inicialet B.M., A.H., B.K dhe A.M., për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Detyrimi” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. “Të pandehurit, me vendim të…
Dje (17 maj) gjatë rrugës për në Selcë të Tetovës, në lokalitetin “Kabash”, zyrtarët policorë të Tetovës kanë ndaluar V.K.(36) dhe Sh.D.(31) nga ky fshat, të cilët me veturë “Volkswagen” golf me targa regjistrimi të Tetovëd po transportonin dru zjarri pa dokumentet e nevojshme. Është kryer hetim, të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës, ndërsa automjeti dhe drurët e tyre janë konfiskuar dhe do t’i kalojnë Policisë Pyjore. Dorëzimet do të pasojnë pasi rasti të jetë dokumentuar plotësisht.TS
Heqja e formulimit “20 për qind” nga Kushtetuta dhe zëvendësimi i tij me “gjuha shqipe” nuk bën pjesë në listën e prioriteteve të kryeministrit Dimitar Kovaçevski pavarësisht deklarimeve të partnerit të tij qeverisës, kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarit se nuk do të heqin dorë nga kjo kërkesë. Për Kovaçevskin, aktualisht fokusi duhet të jetë tek përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë. “Unë personalisht konsideroj se ne kemi prioritet, kësaj radhe t’i përmbushim obligimet të cilat rrjedhin nga korniza negociuese, e cila është pranuar nga ana e Kuvendit, me ato konkluza për të cilat votoi edhe partia Aleanca për Shqiptarët,…
Akreditimi i standardeve ndërkombëtare në sistem do të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. Drejtori i Institutit Slloboden Çokrevski paralajmëron implementim të standardit ISO 37001, që sipas tij, merret me luftën kundër ryshfetit si hap i parë drejt korrupsiopnit. Çokrevski thotë se korrupsioni nuk mund të çrrenjoset 100 përqind, ndërsa zëvendëskryeministrja Sllavica Grkovska thekson se është e domosdoshme të vendoset rregull. “Korrupsioni nuk mundet 100 përqind të çrrenjoset askund, ka gjithandej në botë, megjithatë një qasje sistematike të të gjitha institucioneve dhe organizatave që do të zbatonin aktivitete të organizojnë punën në mënyrë që të pamundësohet korrupsioni…
Guvernatorja Anita Angellovska – Bezhoska i ka prezantuar projeksionet më të reja makroekonomike të Bankës Popullore para korit diplomatik dhe para përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare. Në ngjarjen, e cila organizohet rregullisht pas çdo cikli të ri të projeksioneve makroekonomike të bankës qendrore, kanë marrë pjesë përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kombeve të Bashkuara (KB), Programit për Zhvillim të KB-së (UNDP), delegacionit të Bashkimit Evropian (BE), si dhe të përfaqësive diplomatike të Shqipërisë, Sllovakisë, Bullgarisë, Holandës, Kinës, Italisë, Francës, Zvicrës, Spanjës, Kosovës, Suedisë, Hungarisë, SHBA-së, Greqisë, Gjermanisë dhe Sllovenisë. “Duke marrë parasysh arritjet e deritanishme, si dhe parashikimet e institucioneve…
Me temperaturë të lartë, plogështi dhe kollë, prindërit nga Ohri, në fundjavë, festa dhe në mbrëmje, tashmë dy vjet janë të detyruar t’i çojnë fëmijët e tyre për kontrolle në Strugë. Reparti i fëmijëve në spitalin e Ohrit, për shkak të mungesës së pediatërve, ende punon vetëm si ambulantë e zakonshme. Aktualisht janë dy pediatër. Disa muaj më parë, njëri duhej të dilte në pension. Prindërit kërkojnë nga shteti të sigurojnë pediatër. “Ne duhet të udhëtojmë në Strugë gjatë fundjavave sepse nuk ka repart për fëmijë në Ohër. Unë nuk jam shofer dhe duhet të angazhoj dikë tjetër, babanë tim,…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot u takua me përfaqësuesin special të Qeverisë Federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarazzin, i cili po qëndron për vizitë pune në vend. Në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Petra Dreksler. Në takim siç njoftojnë nga qeveria, u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vendin tonë, si dhe proceset dhe sfidat eurointegruese. “Kryeministri Kovaçevski theksoi përkushtimin e Qeverisë për arritjen e qëllimit strategjik për anëtarësim të plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Përfaqësuesi special i Qeverisë Federale të Gjermanisë për…
Shaqiri: Mbi 700 bashkëpunëtorë profesional janë trajnuar për ndihmë dhe mbështetje psikosociale për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme Mirëqenia e nxënësve dhe mjedisi i sigurt janë parakusht për zhvillim për arritjen të rezultateve të mira shkollore. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit, zhvilloi Program për ndihmë dhe mbështetje psikosociale në shkollat fillore dhe të mesme, për përforcimin e kapacitetetve të bashkëpunëtorëve profesional për punë me nxënësit për avansmin e shëndetit të tyre mendor dhe për të ofruar mbështetje psikosociale, theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në takimin e 12-të…
Policët e SPB Tetovë, mbrëmjen e djeshme (17 maj) rreth orës 23:50 kanë zhvilluar intervistë zyrtare me 22-vjeçarin N.A. nga Reçica e Madhe , i cili ishte denoncuar nga një grua 21-vjeçare me të cilën më parë ishte në lidhje, se e kishte sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.TS
Ukraina i ka dërguar Maqedonisë së Veriut kërkesë të re për ndihmë ushtarake, e cila aktualisht është duke u shqyrtuar nga Shtabi i Përgjithshëm. Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, tha se kërkesa është duke u analizuar dhe nëse Qeveria merr vendim shtesë për dërgimin e ndihmave ushtarake do të njoftohet opinioni. “Po bëhet analizë, jemi të hapur përderisa ka nevojë për mbështetje”, tha Petrovska. Ajo sqaroi se kjo është kërkesë e klasifikuar, andaj nuk mund të jep detaje se çfarë lloj armësh i duhen Ukrainës. “Informacioni për ndihmën që tashmë është dërguar është deklasifikuar dhe bërë publik”, tha ministrja.…

