Author: Hamdi Kumanova

Të paktën 500 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës në shkurt të 2022. Të dhënat janë publikuar nga Unicef. Drejtoresha ekzekutive e organizatës së OKB-së për fëmijët, Catherine Russell, tha se ky ishte “vetëm numri i verifikuar nga OKB”. Ajo shtoi se shifra reale ka të ngjarë të jetë shumë e lartë dhe se numri i familjeve të prekura është i paimagjinueshëm. Russell shtoi se ky është një tjetër moment historik tragjik për fëmijët dhe familjet e Ukrainës.

Lexo më Shumë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit u bën thirrje subjekteve zgjedhore që të mos kufizojnë mbulimin mediatik në Shqipëri. Në një deklaratë për shtyp, thuhet se pavarësisht nga fakti se legjislacioni ynë zgjedhor nuk është ndryshuar në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, KShH i sugjeron subjekteve zgjedhore të konkurrojnë në mënyrë të ndershme dhe transparente karshi publikut, duke i mundësuar medias hapësirën e nevojshme, për të mbuluar në mënyrë të pavarur dhe të lirë aktivitetet e tyre. Në të kundërt, sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit, kufizimi i hapësirave të transmetimit të medias do të krijonte një mjedis tkurrës…

Lexo më Shumë

Sot bëhen 24 vjet nga masakra e Rezallës së Skenderajt. Një ndër masakrat më të rënda mbi popullatën civile shqiptare, e bërë nga forcat policore dhe ushtarake serbe, është ajo e Rezallës, më 5 prill 1999. Përmasa e krimit të mori dimensione edhe më të mëdha kur trupat e të vrarëve u zhvendosën jashtë territorit të Kosovës. Nga kjo masakër vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Për këtë masakër dhe masakrat tjera gjatë viteve 1998 – 1999 ende nuk dolën para drejtësisë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët./Arbresh.info/

Lexo më Shumë

Chelsea ka nisur punën për të vendosur se kush do të jetë trajneri i ardhshëm.Një vendim, në të cilin pronarët e rinj nuk dëshirojnë të gabojnë. Sipas raportimeve të medieve britanike dy emrat më të pëlqyer janë Luis Enrique dhe Julian Nagelsmann dhe tashmë ka pasur edhe një komunikim zyrtar me spanjollin, i cili mund të marrë frenat e skuadrës londineze përpara ndeshjes çerekfinale të Champions League kundër Real Madrid-it, të planifikuar për të mërkurën.Nga ana tjetër, gjermani raportohet se dëshiron të presë fundin e sezonit përpara se të rikthehet në lojë.

Lexo më Shumë

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden njoftoi të martën një paketë shtesë ndihme ushtarake për Ukrainën në një total prej 2.6 miliardë dollarësh. Paketa përfshin 500 milionë dollarë për Sistemin e Raketave të Artilerisë së Lëvizshmërisë së Lartë (HIMARS) dhe municione shtesë për sistemin e raketave Patriot, predha artilerie dhe mortajash, cisterna me karburant të rëndë dhe automjete të rikuperimit taktik, shkruan CNN. Administrata po cakton gjithashtu 2.1 miliardë dollarë në fondet e Iniciativës së Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës, e cila synon të prodhojë një “paketë të rëndësishme të aftësive të mbrojtjes ajrore” duke përfshirë radarët e vëzhgimit ajror…

Lexo më Shumë

Shumica e gjermanëve kundërshtojnë dorëzimin e avionëve luftarakë në Ukrainë, sipas rezultateve të një sondazhit të publikuar këtë të martë. Nga 1008 të anketuar në një sondazh nga instituti Forsa, 64% thanë se NATO nuk duhet t’i dorëzojë avionët luftarakë Ukrainës, ndërsa vetëm 28% shprehën një pikëpamje pozitive. Pjesa tjetër zgjodhi të mos përgjigjet, raporton APE-MPE. Kancelari gjerman Olaf Scholz është treguar i kujdesshëm për këtë çështje duke thënë se nuk dëshiron të përfshihet në një diskutim të tillë. Polonia dhe Sllovakia kanë dorëzuar tashmë MiG-29 të prodhimit sovjetik në Ukrainë, ndërsa kërkesat e Kievit për avionë luftarakë të…

Lexo më Shumë

Ideja për testimin e mësimdhënësve kundërshtohet ashpër nga SBASHK-u. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) është duke përgatitur një pako ligjore në të cilën parashihet licencimi i mësimdhënësve të Republikës së Kosovës. E krahas saj në media kanë qarkulluar disa lajme edhe për një testim të mundshëm me shkrim të mësimdhënësve. Por një ide e tillë nuk është mirëpritur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), e cila e ka kundërshtuar ashpër atë. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj për IndeksOnline ka treguar se qëndrimi i tyre është kundër testimit me shkrim të mësimdhënësve sepse sipas…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të dalë në gjykatë në Nju Jork të martën, një moment që do të shënojë presidentin e parë që do të akuzohet për një krim. Lidhur me këtë është pyetur edhe presidenti aktual, Joe Biden, për të cilin është përgjigjur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë. “Shikoni, presidenti do të përqendrohet te populli amerikan siç bën çdo ditë. Kjo nuk është diçka që është në fokus për të. Ai do të fokusohet në gjëra të tilla si sigurimi që ne të vazhdojmë të ulim çmimet për popullin amerikan”, u tha gazetarëve në një konferencë më…

Lexo më Shumë

Ish diplomati amerikan dhe ish këshilltari i Sekretares amerikane Madeleine Albright, i cili ka qenë edhe pjesë aktive e bisedimeve në Rambuje, James Rubin e ka komentuar marrëveshjen e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se kur njëra palë i do të gjitha, atëherë marrëveshja nuk funksionon. Megjithatë, për Rubin kjo është një kohë e shpresës së madhe për Ballkanin. “Marrëveshja jep një mundësi për t’i dhënë fund konfliktit, mospajtimeve, vuajtjeve dhe ecjes përpara drejt një të ardhme të ndritshme, në mënyrë që fëmijët të rriten normalisht duke mos u brengosur se…

Lexo më Shumë

Deputetja Ilire Dauti është bë simbol i kërkesës së qytetarëve që padrejtësisht u refuzohen kerkesat për tu pajisur me nënshtetësi, shumica prej të cilëve janë shqiptarë. Në një intervistë ekskluzive për Televizionin News, deputetja Dauti flet rreth asaj se si janë ndjenjat e një deputete kur arrin qellimin që një qytetar të pajiset me nënshtetësi falë angazhimit të saj. Kishte qytetarë që nguronin se pasi që Aleanca për Shqiptarët u bë pjesë e pushtetit, do të ndalet hovi i deputetes Dauti dhe bashkëpartiakëve të saj në kerkesat për nënshtetësi. Mirëpo deputetja Ilire Dauti thotë se një gjë e tillë nuk…

Lexo më Shumë

Akuzat penale me të cilat përballet zoti Donald Trump në Nju Jork rrjedhin nga tre raste të veçanta, ku ish-presidenti dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen se kanë bërë pagesa për të blerë heshtjen e tre individëve gjatë fushatës së tij presidenciale në vitin 2016. Pagesat, thotë aktpadia, u bënë për të blerë heshtjen e dy grave që pretendojnë se kanë patur marrëdhënie intime me zotin Trump, shumë vite më parë, dhe një pagesë për të blerë heshtjen e një punonjësi të kullës Trump i cili pretendonte se zoti Trump kishte një fëmijë në një lidhje jashtëmartesore. Zoti Trump është akuzuar…

Lexo më Shumë