Ukraina i ka dërguar Maqedonisë së Veriut kërkesë të re për ndihmë ushtarake, e cila aktualisht është duke u shqyrtuar nga Shtabi i Përgjithshëm. Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, tha se kërkesa është duke u analizuar dhe nëse Qeveria merr vendim shtesë për dërgimin e ndihmave ushtarake do të njoftohet opinioni. “Po bëhet analizë, jemi të hapur përderisa ka nevojë për mbështetje”, tha Petrovska. Ajo sqaroi se kjo është kërkesë e klasifikuar, andaj nuk mund të jep detaje se çfarë lloj armësh i duhen Ukrainës. “Informacioni për ndihmën që tashmë është dërguar është deklasifikuar dhe bërë publik”, tha ministrja.…
Author: Hamdi Kumanova
NUK DO TË KETË “NGRIRJE” TË PAGAVE! Nuk do të ketë “ngrirje” të pagave – thotë Ministri për Financa, Fatmir Besimi. Sipas tij, duhet të gjendet një zgjidhje sistematike, që të gjitha pagat në sektorin publik të rriten njëlloj dhe sipas një metodologjie të caktuar. Ministri Besimi thotë se tashmë janë në negociata me sindikatat dhe paralajmëron marrëveshje të përgjithshme kolektive, njofton KlanM. Propozimi i organizatave sindikale që paga mesatare të shfrytëzohet si bazë për llogari me metodologjinë e re për paga në sektorin publik është propozim i pranueshëm për Ministrin e Financave Fatmir Besimin. Për zbatimin e zgjidhjes së…
Të mërkurën mbrëma rreth orës 21 është denoncuar për një aksident trafiku në rrugën regjionale Gostivar – Çegran. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë Bora me targa të Gostivarit e drejtuar nga 63 vjeçari me iniciale M.A nga fshati Çegran dhe një motoçikletë pa targa që e ka drejtuar një I mitur nga fshati Forinë. Në aksident I mituri ka marrë lëndime të rënda trupore të cilët janë konstatuar në spitalin e përgjithshëm në Gostivar. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes.
Në një deklaratë për agjencinë BGNES, presidenti bullgar Rumen Radev thotë se “udhëheqësia e RMV-së duhet të bindë jo Bullgarinë, por bashkëqytetarët e saj, se po ndërton një shtet demokratik, në të cilin klubet bullgare nuk preken, nuk u vihet flaka dhe bullgarët në këtë vend nuk i nënshtrohen represionit sistematik, dhunës fizike dhe gjykimeve të orkestruara”. “Udhëheqja e RMV-së do të mund të pretendojë se po ndërton shoqëri moderne multietnike, kur të gjejë forcën të shkruajë në Kushtetutën e saj bashkatdhetarët e Goce Dellçevit”, thotë presidenti bullgar. Në lidhje me protokollin e nënshkruar mes Shkupit dhe Sofjes, ai nuk…
Kuvendi në mesditë duhet të vazhdojë seancën e 115-të, në kuadër të së cilës në mesin e pikave është edhe pakoja e ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D. Në të njëjtën kohë në Komisionin Parlamentar për Çështje Evropiane duhet të vazhdojë debati për ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për ndërtim me procedurë të shkurtuar. Deputetët dje pasdite në seancën plenare e përfunduan debatin për propozim-ligjin, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës, i cili është pjesë e pakos së ligjeve për ndërtimin e korridoreve, ndërsa votimi do të caktohet shtesë.
Rindërtimin e të gjitha nëntë konvikteve shtetërore të studentëve do të fillojë me etapa në gjysmën e dytë të vitit. Në fazën e parë, e cila do të rrumbullaksohet për 18 muaj nga fillimi i punimeve ndërtimore, do të rindërtohen tërësisht konviktet studentore “Stiv Naumov” dhe “Kuzman Josifovski – Pitu”. Siç informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), operatorët ekonomikë të cilët janë të përzgjedhur në procedurën e parakualifikimit, ndërsa në përputhje me rregullat e KFW Bankës për Zhvillim, e cila së bashku me Bashkimin Evropian është financues i këtij projekti kapital, tanimë dorëzuan ofertat financiare dhe pas zgjedhjes…
Nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit bëjnë të ditur se gjykata pa shqiptuar masën e paraburgimit ndaj 14 personave nga aksioni i djeshëm policor në Haraçinë, Hasanbeg, Kisella Vodë, Karposh dhe Shuto Orizarë. Nga Prokuroria shtojnë se njërit prej 15 të arrestuarve i është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak për shkak të gjendjes së tij shëndetësore ndërsa vazhdon kërkimi ndaj 3 të tjerëve. “Gjyqtarët e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup mbrëmë vonë për 14 të dyshuar kanë pranuar propozimet e Prokurorisë dhe me aktvendim kanë caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa…
Maqedonia e Veriut njihet ndërkombëtarisht si një shoqëri funksionale moderne multietnike ku respektohen të gjitha të drejtat. Të gjitha raportet e konfirmojnë këtë. Akuzat e shprehura në këtë Samit nga përfaqësuesi i Bullgarisë janë krejtësisht të pabaza dhe vijnë nga një vend që nuk respekton gjykimet e GJEDNJ-së dhe standardet e Këshillit në fushën e të drejtave të njeriut. Këtë e theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në debatin e përgjithshëm “Të bashkuar për Evropën” në Samitin e Këshillit të Evropës në Rejkjavik. “Diskursi i përdorur nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut për fat të keq është shumë i ngjashëm me diskursin…
Për shkak që mbrojtësi i të akuzuarit Pal Lekaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), avokati Musa Damati, ka deklaruar se nuk janë pajisur me shkresa të lëndës nga Prokuroria, është ndërprerë seanca e së enjtes në rastin ku Lekaj po akuzohet se në cilësinë e deputetit, ka hedhur gaz lotsjellës në hollin e Kuvendit të Kosovës.Lekaj po akuzohet se më 30 nëntor 2015 në hollin e Kuvendit, me qëllim të pengimit të punës së deputetëve, ka hedhur gazin lotsjellës, me ç’rast për disa minuta është ndërprerë puna dhe deputetët e të pranishmit e tjerë, janë detyruar të…
Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler është e bindur se procesi në të cilin është përfshirë “Bechtel” është tërësisht transparent dhe ligjor, pasi siç thotë ajo, kjo është mënyra se si funksionon kjo kompani, përndryshe nuk do të kishte projekte në të gjithë botën dhe disa në Ballkanin Perëndimor. Në një intervistë për MIA-n, Aggeler është shprehur i zhgënjyer, sepse opozita e kritikon projektin pa i pasur të gjitha faktet dhe informacionet, duke theksuar se këtë e bën për arsye politike, për të fituar pikë politike. Mendoj se është shumë zhgënjyese që ata në opozitë kritikojnë pa të…
MPB Maqedoni informon se më 17 maj 2023 në ora 20:30, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë ndaluar Z.B.(55) nga fshati Mllado Nagoriçan, Komuna e Nagoriçanit të Vjetër. Ai është kapur teksa po tentonte të merrte sende nga një ish-objekt hotelierik në lagjen Karposh në Kumanovë. “Gjithashtu, ai dyshohet se gjatë muajit të kaluar ka kryer tri vjedhje gjatë të cilave ka marrë sende dhe para. Z.B. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Ministria e Drejtësisë organizoi debat publik lidhur me Propozim-Ligjin për Falje. Një nga pyetjet kyçe, e cila ishte temë e diskutimit të gjerë, ishte çështja lidhur me të drejtën e Presidentit të falë persona nga dënimi dhe nga ndjekja penale. Duke marrë parasysh praktikën e deritanishme të zbatimit të ligjit dhe veçanërisht rastet që janë të lidhura me falje nga ndjekja penale, grupi punues qëndroi pas zgjidhjes sipas së cilës Presidenti mund të falë vetëm për dënim dhe jo për ndjekje penale të personave me emër të përcaktuar. Ky vendim ishte tërësish i mbështetur edhe nga grupi punues i…

