Sistemi për ujitjen e tokës pjellore në fshatrat Cërvicë dhe Kolibarë është një prjoekt shumë i rëndësishem për banorët vendor që hap perspektivën për prodhimin e rendimenteve bujqësore. “Ky sistem është i gjashti me radhë në vendin tonë, që realizohet me mbështetjen e BE-së dhe programit për ekonomizim me ujëra. Përmes këtij sistemi që kap vlerën e 110 milion denarëve do të sigurohet uji për vaditjen e 160 hektarëve të sipërfaqeve pjellore në fshatrat Cërvicë dhe Kolibarë. Me këto projekte konkrete ne dëshmojmë seriozitetin e angazhimit për krijimin e kushteve të prodhimtarive bujqësore. Me këto projekte kapitale stimulohet prodhimi ushqimor…
Author: Hamdi Kumanova
Ndryshimet në ligjin për marrëdhëniet e punës kanë ndezur diskutimin në seancën e Kuvendit. Opozita ka vërejtje të shumta për tekstin e amendamenteve, por edhe për mënyrën e miratimit të ligjeve të nevojshme për korridoret 8 dhe 10D, që kanë flamurin evropian. Dragan Kovaçki nga OBRM-PDUKM thotë se qeveria po i shtyn ligjet në korsi të shpejtë, veçanërisht ligjin për marrëdhëniet e punës që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe prandaj kërkon që ai të tërhiqet. “Këtu kërkojmë pëlqimin me shkrim të punonjësit, ndaj do ta detyrojmë punonjësin të bëjë diçka që është antikushtetuese, pra ju do ta detyroni. Ju…
Në fjalën e tij, gjatë sesionit përmbyllës të Samitit të Katërt të Këshillit të Evropës (KE) të mbajtur në Rejkjavik të Islandës, Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani theksoi se OSBE-ja dhe KE ndajnë vlera dhe parime të përbashkëta të ndërtuara me dekada – mbrojtjen e demokracisë dhe arritjet e multilateralizmit që janë minuar nga agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës, thuhet në njoftimin e MPJ-së. “Pasojat dhe shpenzimet nga kjo luftë ndjehen në të gjithë Evropën, rajonin e OSBE-së dhe më gjerë. Por, zgjedhja jonë është që t’i mbrojmë vlerat dhe angazhimet tona të…
Shkollat fillore dhe të mesme obligohen që të intensifikojnë komunikimin në trekëndëshin nxënës-mësues-prindër, si dhe përmes protokolleve duhet të reduktohet përdorimi i telefonave celularë në shkolla. Këto janë ndër dhjetë rekomandimet e miratuara nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e së martës. Nga Ministria e Arsimit kanë theksuar se këto rekomandime janë të destinuara kryesisht për shkollat, si dhe për të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në funksionimin e sistemit edukativ-arsimor. Rekomandimet, sipas tyre, kanë për qëllim që në këtë periudhë jashtëzakonisht të ndjeshme të reagohet me kujdes dhe me korrektësi për rritur nivelin e sigurisë në objektet shkollore…
Gjithnjë e më pak maturantë dhe studentë në vendin tonë. Emigracioni po e zbrazë Maqedoninë e Veriut. Vendi po përballet me tendenca demografike negative. Ekspertët rekomandojnë reforma sociale dhe arsimore. “Si hulumtues jemi gjatë gjithë kohës duke u përballur me sfida të karakterit demografik. Përvojat e mia në pjesën e politikes sociale janë se vërtetë trendet demografike na imponojnë nevojën për ndryshim të sistemeve të tanishme të mbrojtjes sociale, arsimore dhe shëndetësore.”, – deklaroi prodekaneja për Arsim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Maja Gerovska Mitev. Regjistrimi i fundit tregoi se popullsia në vendin tonë po plaket me shpejtësi. Në gati…
Në një sallë gjysmë të zbrazur, si pasojë e mungesës së deputetëve, filloi në seancë plenare diskutimi rreth propozim-ligjit për marrëdhënie pune, pjesë e pakos së ligjeve për ndërtimin e korridoreve. Opozita dhe pushteti me mendime të ndara. Sipas VMRO-DPMNE-së, ky projekt-ligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe të drejtat e njeriut, pasi iu detyrohet punëtorëve të punojnë jashtë orarit. Nga pushteti kundërshtojnë duke thënë se me këtë projekt-ligj nuk i obligohet puna shtesë, por secili do të paguhet për aq sa ai vet do të dëshiron të punojë. “Shkëlqimi i eurove i hijezoi të drejtat e punëtorëve…
Situata e krijuara në Këshillin Gjyqësor kanë bërë që zv.kryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë ta shoh të nevojshme që të kërkojë ligje të reja për Këshillin Gjyqësor, për Prokurorët Publik dhe për Akademinë për Gjyqtarë. Në një takim me gazetarët, ajo e vlerësoi si shqetësuese gjendjen në sistemin e drejtësisë. Gërkovska tha se rishikimi i asaj që është bërë vitin e kaluar tregon se janë hapur 15 raste për shkelje të Kodit të Etikës për zyrtarët dhe se në katër raste janë dhënë vërejtje publike për Bujar Osmanin, Artan Grubin, Nikolla Tupançevski dhe Hisen Xhemaili. Gërkovska rekomandoi…
“TË PABAZA AKUZAT E SOFJES PËR SHKELJEN E TË DREJTAVE TË BULLGARËVE NË RMV” Kryeministri Dimitar Kovaçevski në samitin e katërt të Këshillit të Evropës në Rejkjavik të Islandës, ka theksuar se Bullgaria kundrejt Maqedonisë së Veriut sillet njëjtë sikurse Rusia ndaj Ukrainës, njofton KlanM. Ai gjatë fjalëimit në debatin “të bashkuar për Evropë” ka thënë se akuzat e Sofjes për mosrespektimin e të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut janë të pabaza, duke shtuar se pikërisht Bullgaria është shembull për këto shkelje. “Diskursi që shfrytëzohet nga Bullgaria drejt RMV-së, fatkeqësisht është i ngjashëm me diskursin që Federata ruse…
Është identifikuar viktima e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Elbasan. Bëhet fjalë për 44-vjeçaren Alma Qevani, e cila u vra me sopatë nga kunati i saj. Policia bëri me dije se ngjarja u zbulua teksa efektivët ishin në kërkim të autorit të një plagosjeje me armë në Peqin. Policët konstatuar një shtetas, me një sopatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap. Pasi janë vënë vënë në ndjekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit R. T., 58 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan e kanë shoqëruar atë në Komisariat. Nga veprimet e para…
Matura shtetërore duhet të vazhdojë edhe më tej, por ajo duhet të pësojë vazhdimisht ndryshime për tu përshtatur me kohën. Ky është qëndrimi i ish ministrave të Arsimit, Milla Carovska dhe Nikolla Todorov, sipas të cilëve nuk duhet të bëhen hapa mbrapa në këtë drejtim. “Është interesante se gjithmonë hapet si çështje para se të vie momenti për testim, mendoj se ky debat duhet të vazhdojë gjatë gjithë vitit, dhe vitin e ardhshëm të jemi të gatshëm me përgjigje se çfarë mature na duhet në shtetin tonë, pasi edhe kur isha ministre edhe tani vjen deri te pyetja a duhet…
Për vërejtjet për keqpëdorimin e flamurit evropian nga delegacioni gjerman ishte bërë e ditur se ata e kanë të njëjtin qëndrim si edhe ambasadori Geer, njoftoi deputeti Antonio Milloshoski në konferencën e sotme për media pas takimit të punës që kishte me Manuel Saracin, i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. “Kjo domethënë se janë kundër keqpëdorimit të flamurit evropian për ligje të cilat nuk kanë lidhje me legjislacionin evropian”, sqaroi Milloshovski. Në lidhje me letrën e dërguar në Komisionin Evropian, ndërsa e cila ka të bëjë me përdorimin e flamurit evropian, informoi se u është dorëzuar anëtarëve…
Të martën rreth orës 15 e 20 minuta, një 40 vjeçare nga Tetova me iniciale V.M ka denoncuar se në oborrin e një shkolle të mesme është sulmuar nipi i saj fizikisht nga tre persona të gjinisë mashkullore. Janë marrë masa për zbardhjen e rastit.

