Sot në orët e hershme të mëngjesit në Hasanbeg dhe Haraçinë policia ka kryer bastisje në disa lokacione, shkruan Makfax. Në aksionin në fjalë kanë marrë pjesë edhe forcat speciale. Jo-zyrtarisht janë arrestuar 20 persona. Në këtë pjesë të Shkupit është vërejtur një numër i madh i forcave të policisë. Aksioni është në koordinim me Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. /Makfax
Author: Hamdi Kumanova
SEANCA ANULOHET PËR MË 14 QERSHOR Të dënuarit për rastin “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 Prill 2012 sot ishin dërguar në Gjykatën Supreme ku ishte caktuar seanca publike lidhur me aktgjykimet e gjykatave më të ulëta, percjell KlanM. Seanca është anuluar për shkak se pala mbrojtëse kishte kërkuar përjashtimin e dy gjykatësve të Këshillit të Supremes për shkak se kishin vendosur për këtë lëndë në procesin e parë gjyqësor. Gjykata Supreme, sic percjell KlanM, duke sqaruar se për momentin nuk kanë qasje në lëndën paraprake, vendosi ta anulojë seancën për më 14 Qershor. Në…
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se politika e Qeverisë së kaluar ka lënë pasoja në tregun e punës, për shkak se siç tha ai, fuqia punëtore është shitur për pak para dhe se si rrjedhojë njerëzit kanë migruar dhe po vazhdojnë të migrojnë, përcjell TV21. Bytyqi tha se qytetarët ende nuk janë bindur se edhe në Maqedoninë e Veriut mund të gjendet vend i punës ku punonjësi paguhet mirë. “Mendoj se politikat konsistente japin rezultate. Kur keni periudhë në tërheqjen e investimeve të huaja ku fuqia punëtore shitet si e fuqi punëtore e lirë, pasoja e asaj politike…
Asetet ruse mund të përdoren për të paguar dëmet e luftës ndaj Ukrainës, ka thënë Gjermania. Qeveria po shqyrton një sërë mekanizmash për të siguruar dëmet, me asetet ruse një nga rrugët që po eksplorohen, tha një zëdhënës gjerman. Kjo vjen pasi udhëheqësit evropianë, përfshirë kancelarin gjerman Olaf Scholz, ranë dakord të krijonin një regjistër të dëmeve për luftën në Ukrainë gjatë një takimi në Rejkjavik këtë javë. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar tashmë paratë e konfiskuara nga oligarkët rusë në Ukrainë. /Shqip.com
Një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut janë larguar për punë sezonale jashtë vendit edhe këtë pranverë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë duke kërkuar punë në Kroaci. Disa prej tyre tashmë janë larguar, ndërsa të tjerët do të largohen deri në fund të muajit. Ata kërkojnë punë jashtë vendit për shkak të papunësisë, çmimeve të larta dhe pakënaqësisë me pagat në Maqedoni. Në vitin 2021 në Kroaci janë lëshuar 5.925 leje pune dhe qëndrimi për qytetarët nga Maqedonia e Veriut, ndërsa vitin e kaluar gati dyfishi ose 10.053, shkruan “Deutsche Vele”. “Miqtë e mi…
Masat e Qeverisë në përballjen me krizën ekonomike dhe energjetike, si dhe reformat që janë të nevojshme për arritjen e qëllimit strategjik për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, ishin në fokus të takimit të zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomik dhe investimet, Fatmir Bytyqi, në takim me delegacionin e Parlamentit evropian, të kryesuar nga eurodeputeti Andreas Shieder, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, David Geer. Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, nënkryetari i PE, Viland, në fjalimin hyrës theksoi se Maqedonia e Veriut është e një rëndësie të jashtëzakonshme për Bashkimin…
Policët e SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar mbrëmë (16 maj) rreth orës 23:50 kanë privuar nga liria 28-vjeçarin V.B. nga një fshat i Gostivarit, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga babai i tij 58-vjeçar se është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes dhe se e ka sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS
Video e postuar në Facebook, në të cilin shihet një maturant mbi një makinë, ka shkaktuar reagime të shumta në publik. Maturanti i cili ia tregoi gishtin e mesit punonjësit të policisë me të dyja duart, do të ftohet në stacion policorë, thonë nga MPB. Prej atje njoftuan se e kanë konfirmuar identitetin e maturantit dhe ndaj tij do të dorëzojnë kallëzime përkatëse.
Fëmijët nga institucionet parashkollore do të marrin fruta nga prodhimi vendor, si kajsi, pjeshkë, kumbulla, dardha dhe mollë gjatë pesë muajve, respektivisht çdo fëmijë duhet të marrë nga një kilogram fruta në javë. Ministrat e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski sot e paralajmëruan fillimin e programit për nxitjen e konsumit të frutave të freskëta për vitin 2023, që përfshin të gjitha kopshtet për fëmijë në shtet, për të cilat do të sigurohen fruta të freskëta çdo ditë, për çdo fëmijë. Me këtë program të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, do…
Shitja e Mannchester United mbetet një temë e hapur në Angli. Familja Glazer vendosi të shesë aksionet e “Djajve të Kuq”, por në të njëjtën kohë vijon të rezistojë, nuk kanë ndërmend ta shesin pa marrë fillimisht atë që kërkojnë, shtatë miliardë euro. Në mënyrë surprizë, sheiku Al Thani ka vendosur të paraqesë një tjetër ofertë, e treta brenda një periudhe të shkurtër. Sipas Sky Sports: Al Thani është gati t’i vendosë në tavolinë gjashtë miliardë euro, oferta më e lartë e ardhur deri më tani. Mbetet të shihet nëse kjo shumë do të pranohet nga familja Glazer, aq më…
Gjykata Themelore Penale në Tetovë ka dënuar me 1 vjet e 3 muaj burg anesteziologun Valton Dervishi i cili publikoi muaj me parë video live në Tik Tok nga Reparti i gjinekologjisë në Tetovë. Ai sot ka pranuar fajin para gjykatësit në Gjykatën e Tetovës. Mjeku Valton Dervishi është akuzuar për dy vepra penale, inçizim të pa autorizuar dhe punë të pandërgjegjshme gjatë orarit të punës, të dënueshme sipas Kodit Penal. /TS/
Një 44-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë nga bashkëshorti i saj në Greqi. Mediat greke raportojnë se kur burri është kthyer në banesë, ka gjetur gruan pa ndjenja në dysheme, pavarësisht se ka njoftuar me urgjencë ambulancën, por ka qenë e pamundur për të mabjtur në jetë 44-vjeçaren. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

