Humbja e PD-së dhe ngërçi ku ka rënë kjo forcë politike, kërkon organizim për një projekt të ri politik. Kështu ka deklaruar Fatbardh Kadilli,i cili në një intervistë për Vizion Plus tha se PD po kthehet në parti personi, ndonëse nuk lindi si e tillë. Kadilli tha se shumë persona iu afruan Berishës, pasi menduan se do të mbijetonin nën sqetullën e liderit të demokratëve. I pyetur se çfarë panë deputetët dhe mbështetësit tek Berisha gjatë kësaj kohe, Kadilli tha se ishin një sërë faktorësh, ndër ta urrejtja ndaj Bashës, apo edhe shpresa për të ardhur në pushtet.…
Author: Hamdi Kumanova
Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, vazhdon së bëri deklarata lidhur me Kosovën. Ai së fundi ka thënë se serbët që jetojnë në komunat veriore duhet ta kenë të zgjidhur çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. “Është çështje që së bashku evropianët dhe amerikanët janë duke u marrë me të, dhe megjithëse nuk do të ketë përparim në çdo takim, në fund do ta kemi Asociacionin”, ka thënë Hill për Kossev. Hill ka përmendur edhe procesin zgjedhor në katër komunat veriore, ku ka shtuar se nuk pret të kenë ndikim në periudha afatgjata. “Për mua është me…
Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 115-të, në rendin e ditës së së cilës është pakoja e ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d. Propozim-ligjet për ndryshimin e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës dhe Ligjit për Planifikim Urbanistik kanë kaluar në Komisionin për Çështje Evropiane, ndërsa sot duhet të shqyrtohet Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për ndërtim. Propozim-ndryshimet e Ligjit për marrëdhëniet e punës janë pika e 14-të, ndërsa ndryshimet në Ligjin për planifik urbanistik pika 17-të në këtë seancë plenare. Me ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, mundësohet puna jashtë orarit më gjatë se tetë…
Nga Lucy Williamson Autoritetet shqiptare kanë konfirmuar se shumica e shqiptarëve të kthyer me forcë në shtëpi nga Britania e Madhe këtë vit vuanin dënimin për krime të ndryshme atje. BBC ka folur me shqiptarët që u kthyen në vendlindje dhe mësoi se disa të burgosurve iu ofruan 1500 paund për t’u larguar dhe disa planifikojnë të kthehen. Çdo javë, një turmë e vogël mblidhet në gardhin me tela të vendosur në pjesën e pasme të aeroportit të Tiranës në Shqipëri. Fluturimet për deportimin e tyre në Shqipëri janë rritur që kur vendi nënshkroi një marrëveshje të përbashkët bashkëpunimi me…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) shumë shpejt do të dërgojnë ndihmë shtesë të sigurisë në Tajvan, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin. “Shtetet e Bashkuara shumë shpejt do të ofrojnë ndihmë shtesë të sigurisë për Tajvanin përmes autoritetit të tërheqjes presidenciale, që Kongresi ka autorizuar vitin e kaluar”, tha Austin para ligjvënësve, shkruan REL. Autoriteti i tërheqjes presidenciale është një mekanizëm që ofron ndihmë të sigurisë dhe përmes tij janë dërguar edhe armatime për Ukrainën. Më herët gjatë këtij muaji, Reuters ka raportuar se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, përmes këtij mekanizmi planifikon të dërgojë ndihmë ushtarake…
Nëse interneti juaj është vazhdimisht i ngadalshëm dhe ju ve ju duhet më i shpejtë, pasi edhe keni paguar për të, ndoshta është koha për të parë nëse diçka tjetër po ndodh. Mbase nuk është faji i internetit tuaj, por dikush që “vjedh” Wi-Fi tuaj. Edhe nëse Wi-Fi juaj ka një fjalëkalim, është e lehtë për disa njerëzit që ta vjedhin atë, veçanërisht nëse fjalëkalimi është ai i vendosur nga ruteri juaj. Me disa hapa të thjeshtë, mund të siguroheni që askush nuk mund të përfitojë nga Wifi juaj. Hyni në ruterin tuaj Këtu duhet të theksojmë se ruterë…
Kafeja ka qenë prej kohësh – kampione për përfitimet e saj shëndetësore ndër vite. Konsumuesi i përkushtuar i kafesë mund të humbasë peshë dhe të ulë rrezikun e diabetit të tipit 2. Një studim i ri nga Imperial College London ka parë efektin e niveleve më të larta të kafeinës në gjak në peshën trupore dhe rreziqet afatgjata të diabetit të tipit 2. Studiuesit gjithashtu ekzaminuan lidhjet me sëmundjet kryesore kardiovaskulare, të tilla si sëmundja e arterieve koronare, sulmet në tru, infarkti dhe ritmi i parregullt i zemrës – fibrilacioni atrial. Gjetjet ofrojnë një pasqyrë të rëndësishme se si kafeina…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka krahasuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, me Kryetarin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Megjithatë, Beqa thotë se duke nisur nga fakti që tani jetojmë në demokraci, ambiciet e Kurtit janë të vona. “Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ambicie të jetë si Kim Jong-un. Por, ndoshta është i vonuar për një shekull, sepse jam shumë optimist që ka ambicie duke parë sjelljet e Kurtit. Prandaj, është i vonuar sepse koha e komunizimit, koha e regjimeve ka kaluar, ne po jetojmë në demokraci. Qytetarët janë rregullatori më i mirë. Megjithëse, qytetarët…
Interi ka arritur ta mposht rivalin e qytetit, Milanin për tu kualifikuar në finalen e Champions League. Pas ndeshjes trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka pranuar se në skuadrën e tij kishte zhgënjim pas eliminimit nga Interi, por ka thënë se skuadra e tij e dha maksimumin. “Ishte një udhëtim i mrekullueshëm, pasi askush nuk besonte se një skuadër që u eliminua qysh në fazën e grupeve sezonin e kaluar do të mund të arrinte në gjysmëfinale, duke mposhtur skuadrat si Tottenham dhe Napoli, por ne donim të arrinim edhe në finale”, tha Pioli për Sport Mediaset. “Ka edhe zhgënjim…
17 maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Hipertensionit, e cila ka një përhapje të madhe në botë, ku çdo vit shënon 1.9 milionë të vdekur.Problemi më i madh që haset në lidhje me këtë sëmundje është se shumica e personave që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut nuk janë në dijeni të saj. Hipertensioni paraqet simptoma si dhimbje koke, marramendje, pagjumësi, etje, dobësi muskulore dhe humbje ekuilibri. 40% e të sëmurëve me tension rrezikojnë të pësojnë hemorragji cerebrale dhe 16% e tyre infarkt në zemër. Liga Botërore e Hipertensionit ka iniciuar Ditën Botërore të Hipertensionit që nga viti 2005 duke…
Me propozim të MPB-së, Qeveria e RMV-së në seancën e sotme mori vendim që në vend të targave të reja, të vendosen ngjitëse me shenjën “NMK”, “Në shërbim të qytetarëve, vendosja e këtyre afisheve do të shmangë kosto shtesë financiare për lëshimin e më shumë dokumenteve/licencave/certifikatave të reja, të cilat kanë të bëjnë me numrin e targës së regjistrimit dhe njëkohësisht detyrimin për të shënuar kodin e ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të respektohet plotësisht”, thuhet në njoftimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
“Po ndaj me ju lajmin se në seancën e sotme të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, miratuam vendimin për heqjen e vizave dalëse për kryerjen më të lehtë të obligimit fetar të besimtarëve myslimanë të vendit tonë – Haxhit. Qeveria me kujdes do të ndjekë udhëtimit e haxhinjve dhe do të jetë e hapur për çfarëdo lloj ndihme që atyre do t’ju nevojitet nga institucionet shtetërore”, ka shkruar Grubi.

