Sindikata e NQP Shkup kërkon rritje të pagave dhe paralajmërojnë protestë nëse paga e muajit maj nuk është më e lartë. Sindikata e NQP Shkup kërkon harmonizim të pagave për gjithë punonjësit me paga minimale, në të kundërtën ata do të protestojnë. Ato theksojnë se rritja e pagave që u takon ligjërisht është 2.170 denarë dhe kërkojnë t’u paguahet me pagën e muajit maj. Sipas tyre, pagat e shoferëve dhe serviserëve janë të ulëta, kurse shpenzimet janë rritur. Për këto arsye, thonë nga NQP Shkup, shumë shoferë dhe serviserë kanë dalë nga NQP Shkup.
Author: Hamdi Kumanova
Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka në verë mund të largohet nga skuadra e Arsenalit. Kontrata e tij me ekipin londinez skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe të dyja palët nuk kanë aritur asnjë marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit, duke lënë çdo gjë hapur për të ardhmen e futbollistit. Ditë më parë, skuadra e Bayer Leverkusenit kishte shprehur interesim për shërbimet e reprezentuesit zviceran, ndërsa garës për shërbimet e Xhakës i janë bashkuar edhe dy skuadrat tjera gjermane, Borussia Monchengladbach dhe Borussia Dortmund. 30-vjeçari ka pasur një aventurë katërvjeçare në Bundesliga gjatë viteve 2012-2016 me Monchengladbachun, skuadër kjo…
Përfshirja e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut nuk është kushti i vetëm për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Kështu vlerëson Instituti Maqedonas për Demokraci, pas analizimit të konkluzioneve të Këshillit të Evropës, të miratuara pas nënshkrimit të Protokollit me Bullgarinë në korrik të vitit të kaluar. Nënshkrimi i këtij protokollit pason marrëveshjen mes dy shteteve – bazuar në propozimin francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet dy vendeve dhe heqjen e vetos bullgare për nisjen e bisedimeve me BE-në. Sipas këtij instituti, edhe pse nuk përmenden në mënyrë eksplicite, aty janë përfshirë edhe çështje të…
Qytetarët e vendit deri në shkurt të vitit të ardhshëm do të duhet të ndërrojnë dokumentet e identifikimit. Dokumentet e reja do të duhet të jenë me emrin e ri të shtetit, Republika e Maqedonisë së Veriut. Por qytetarët do të duhet të ndajnë një buxhet më të madh se zakonisht për dokumentet e reja, sepse materialet për përgatitjen e dokumenteve janë shtrenjtuar për 90 për qind dhe çmimi i shërbimit është pak më i shtrenjtë, thotë ministri i brendshëm, Oliver Spasovski. Vetëm qytetarët të cilët ndryshojnë pasaportat çdo pesë vjet do të paguajnë me çmimin e vjetër. “Përcaktuam…
Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski u shpreh se Kovaçevski ka pranuar se nuk ka projekt dhe se gënjeshtër është fillimi i ndërtimit të autostradave. Zëdhënësi i Frontit anti-evropian për mbrojtjen e krimin, dezerterin nga debati, Dimitar Kovaçevski, prapa kamerave e pranoi se korridoret do të kushtojnë më shumë se 1.3 miliardë euro, por edhe se nuk ka asnjë projekt për ndërtimin e tyre”, tha Stoilkovski. Ai thotë se kryeministri duhet të përgjigjet se si është e mundur të fillojë ndërtimi i cili nuk ka projekt. “E pamundshme është ndërtimi pa projekt. A e pranoi Kovaçevski se fillimi i ndërtimin…
Dhjetë rekomandime tashmë të miratuara nga Qeveria do t’u dorëzohen shkollave për rritje të sigurisë në objektet shkollore dhe parandalimin e dhunës mes moshatarëve. Ministri Jeton Shaqiri tha se mes tjerash rekomandohet që të gjitha pushtetet vendore, në bashkëpunim me Qendrat Ndërkomunale për punë sociale, të formojnë ekipe profesionale në nivel komunal, fokusi i të cilave do të jetë biseda me secilin fëmijë, në secilën shkollë. Gjithashtu, Shaqiri tha se rekomandohet të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që të mbajnë takime me të gjithë prindërit/kujdestarët me temë: përmirësimi i proceseve, sigurisë, organizimi dhe kushtet në objektet shkollore dhe rrethinën.…
Lëvizja BESA përmes një komunikate me shkrim ka reaguar ndaj Qeverisë duke thënë se atë që po e paralajmëron kjo parti, se kjo Qeveri nuk është stabile dhe dita ditës po shteret. ”Ditë më parë ishim dëshmitar të dridhjeve të radhës të këmbëve të kristalta të kësaj Qeverie, për të cilën Lëvizja BESA po paralajmëron tash e ca kohë. Por, kësaj radhë, dëgjuan një muzikalitet banal nga ana e kryeministrit. Një melankoli pseudo-politike, të cilës për pak sa nuk i besuam. Kjo Qeveri qenka Stabile!! Dhe kjo deklaratë e kryeministrit Kovaçevski vjen pikërisht në momentin kur dy partitë siç është…
Rreth orës 13:30, në lagjen “Sport 2”, Gramsh, në rrugë, pas një konflikti të çastit mes 5 adoleshentëve është plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), njëri prej tyre, shtetasi F. B., 15 vjeç, i cili pasi është dërguar në spital, ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve. Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Pas ndjekjes nga Policia, janë kapur dhe janë shoqëruar në Komisariat, 4 adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15…
Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se vetëm në një vit shkollor, numri i nxënësve në arsimin fillor është zvogëluar për 1015 nxënës, ndërsa ai i shkollave të mesme për 1798. Në fund të vitit shkollor 2021/2022, numri i nxënësve në shkollat fillore ishte 184 910, që paraqet një rënie prej 0,6 % krahasuar me vitin paraprak. Në shkollat e mesme, numri i nxënësve në fund të vitit shkollor 2021/2022 ishte 69 378, që është një rënie prej 2,5 për qind krahasuar me vitin paraprak shkollor. Alsat tashmë disa herë ka raportuar për uljen e numrit…
Shumë herë deri tani kam thënë se vendosja e komuniteteve më të vogla etnike në Kushtetutë, duke përfshirë edhe bullgarët, nuk do ta rrezikojë sigurinë e shtetit, as nuk do ta lëkund stabilitetin tonë të brendshëm. Pikërisht për këtë shkak e kam përkrahur procesin për ndryshime kushtetuese dhe delegova përfaqësues timin në trupin punues, tha presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski. Në fjalimin hyrës në konferecën “Marrëdhënie mes bashkësive: Perceptime, shpresa dhe druarje, sfida dhe zgjidhje”, në organizim të CIVIL-Qendra për liri, shefi i shtetit theksoi se është i bindur se sa jemi më të ndryshëm, aq është më i gjerë…
Prokuroria kërkon paraburgim për një 23-vjeçar nga Shkupi, i cili dyshohet për vjedhje në një objekt të Armatës, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se vjedhja ka ndodhur më 14 maj, në fshatin Qojli në rajonin e Shkupit. “Më 14 maj, në rajonin e fshatit Qojli të Shkupit, ai ka hyrë në një objekt të veçantë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga ku ka tentuar të marrë sende të tjera të rëndësisë së veçantë për sigurinë e njerëzve dhe pronës, me qëllim përvetësimin e tyre në mënyrë të paligjshme. Me darë armature ka prerë gardhin e telit dhe…
Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari reagojnë ndaj lajmeve të pavërteta në rrjete sociale ku thuhet se Maqedonia ka importuar 10 kamionë me domate të pasigurta nga Shqipëria. “Si institucion përgjegjës për sigurinë e ushqimit, edhe një herë theksojmë se një import i tillë nuk është i mundshëm për shkak se importet me ushqim, përfshirë këtu edhe importet e domateve nuk guxojnë të hynë në Maqedoni, përveç transitit”, thuhet në njoftimin e AUV-së. Ata shtojnë se që nga fillimi i vitit janë importuar 1.819.306 kilogramë domate nga Shqipëria dhe nuk s’ka pasur ushqim të pasigurtë. closevolume_off “Importi me 10 kamionë…

