Author: Hamdi Kumanova

E pamundur, por e vërtetë, Joshua Kimmich mund të lërë këtë merkato vere “bavarezët” e Bayern Munich, për “katalanasit” e Barcelona, të paktën kështu raportohet nga mediat gjermane e ato spanjolle. Largimi i Sergi Busquets nga Barça i ka lënë këta të fundit me një “boshllëk” të madh në aspektin defensiv të mesfushës, me bordin e “blaugranave”, që kanë 2 opsione në “tavolinë”, fillimisht talentin e Real Sociedad, Martin Zubimendi, si dhe 28-vjeçarin e Bayern Munich, Joshua Kimmish. Sipas raportimeve, mesfushori gjerman po e mendon seriozisht një largim nga “bavarezët”, me lojtarët që janë ende të “shokuar” nga shkarkimi i…

Lexo më Shumë

Kur është fjala për amendamentet kushtetuese, në tavolinë është edhe ridefinimi i karakterit të shtetit, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në forumin e mbrëmshëm partiak në Kumanovë me moto “Politikat rinore”. “Ajo që është temë edhe për një periudhë më të gjatë janë ndryshimet kushtetuese. Dhe në këtë drejtim, dua të paralajmëroj për një rrezik tjetër, për një lojë të re të fatit dhe tradhti që e fut rrugën në një derë të vogël. Edhe më vrasës do të jetë funksionimi i saj, ekzistenca si shtet unitar”, tha Mickoski. Ai theksoi se qeveria nuk po tenton të futë vetëm…

Lexo më Shumë

Me organizim të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe ambasadës Gjermane në Kosovë, është mbajtur paneli për Call Center, si mundësi dhe perspektivë për gjermano-folësit në Kosovë, raporton Ekonomia Online. Nora Hasani, kryetare e Odës Ekonomike Gjermane, ka treguar për “Call Center Clean Alliance”, ku ata bashkë më ambasadën kanë krijuar grupin e kompanive të pastra në këtë veprimtari, e cila ka edhe kompani të cilat mashtrojnë tregun gjermano-folës. “Lidhja me Gjermaninë është shumë e fortë prej shumë kohësh kur kanë shkuar punëtorët shqiptarë atje dhe njohja e gjuhës është një përparësi të madhe. Themelimi i Call Clean Alleance është krijuar nga…

Lexo më Shumë

Tre ditë pas humbjes së madhe të opozitës në zgjedhje, kreu i Partisë së Lirisë ka shkuar mëngjesin e kësaj të mërkure në selinë blu. Meta po zhvillon një takim me liderin e demokratëve Sali Berisha. Analiza e zgjedhjeve mësohet se do të jetë tema e diskutimit mes dyshes së koalicionit Bashkë Fitojmë. Në zgjedhjet vendore të 14 majit, koalicioni Meta-Berisha arriti të merrte vetëm 7 bashki, ndërsa pjesa tjetër u fitua nga mazhoranca socialiste. Ndërsa PD zyrtare që u përfaqësua nga Enkelejd Alibeaj, doli forcë e tretë në këto zgjedhje.

Lexo më Shumë

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, e ka humbur apelin kundër një dënimi me burgim për korrupsion. Megjithatë, Gjykata e Apelit në Paris, ka marrë vendim që ai mund të qëndrojë në arrest shtëpiak, në vend të shkuarjes në burg. Më 2021, Sarkozy është dënuar me tre vjet burgim për tentimet që të ndikojë te një gjyqtar, në një rast gjyqësor. Sarkozy, 67-vjeçar, është ish-presidenti i parë francez që është dënuar me burgim. Ai është dënuar pasi, sipas gjykatës, Sarkozy ka tentuar të sigurojë informacion për një rast më 2014 – pasi është larguar nga pushteti – duke sugjeruar se mund…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në margjinat e samitit të 4-të të Këshillit të Evropës në Rejkjavik pati takime të shkurtra me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharll Mishell, me presidentin francez Emanuel Makron dhe kryeministrin belg, Aleksandar de Kru. Kovaçevski në Fejsbuk publikoi se kishte takim një takim përzemërt me Sharll Mishell, siç thotë “mik dhe mbështetës i madh në përcaktimin tonë strategjik për anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”. “Partnerët dhe mbështetësit tanë ndërkombëtarë e njohin përparimin e vendit tonë. Në Maqedoninë e Veriut ata shohin një partner serioz që qëndron për demokracinë, lirinë, paqen dhe nxitjen…

Lexo më Shumë

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se brenda VV-së ka përçarje të mëdha dhe se këto shihen lehtë nga brenda Kuvendit. Ai thotë se provë për këtë është mosmarrëveshja që për tri javë radhazi ka bërë që të mos ketë seancë të Kuvendit. “VV ka përçarje të brendshme, që tri të enjte nuk ka seancë”, tha ai në emisionin DPT te Fidani në T7. “Duke parë këto përçarje. Nuk besoj se kjo qeveri mund të shkojë më shumë se 5 muaj”, përfundoi ai.

Lexo më Shumë

Këtë “koktej” mund ta përgatisni gjithë jetën, sepse të dy përbërësit janë ushqime të zakonshme të përditshme. Pas një muaji do të ndieni ndryshimet. Do të harroni problemet me tretjen, do të ndiheni të shëndetshëm dhe plot energji. Mëlçia ka rolin e një fabrike gjaku në trupin tonë. Merr pjesë në procesin e rinovimit të gjakut. Ndihmon edhe në forcimin dhe stimulimin e tretjes në trup. Gjithashtu pastron gjakun dhe eliminon të gjitha toksinat dhe papastërtitë prej tij. Pas një muaji do t’i ndieni ndryshimet. Dukja juaj do të përmirësohet, rrathët e errët poshtë syve do të zhduken dhe çehrja…

Lexo më Shumë

Të gjithë qytetarët e Maqedonisë duhet të ndryshojnë dokumentet e tyre personale me emrin e ri të shtetit deri në shkurt të vitit 2024. Dokumentet e reja lëshohen me çmime të reja. Çmimi i pasaportës për personin deri në 27 vjeç mbetet i pandryshuar – 1.500 denarë, por pasaporta për personin mbi 27 vjeç do të jetë 2.000 denarë. Çmimi i mëparshëm ishte 1.500 denarë. Ndërsa letërnjoftimet e reja do të kushtojnë për 120 denarë më shtrenjtë – çmimi i ri është 310 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndërrimi i patentë shoferit deri më tani ka kushtuar 280 denarë, ndërsa çmimi…

Lexo më Shumë

Anesteziologu Valton Dervishi i cili publikoi muaj me parë  video live në Tik Tok nga Reparti i gjinekologjisë në Tetovë, sot ka pranuar fajin para gjykatësit në Gjykatën e Tetovës. Mjeku Valton Dervishi  akuzohet për dy vepra penale, inçizim të pa autorizuar dhe punë të pandërgjegjshme gjatë orarit të punës, të dënueshme sipas Kodit Penal. Gjykatësi i procedurës paraprake, Dervishit fillimisht i caktoi tetë ditë paraburgim që më vone t’ia vazhdoj në 30 ditë paraburgimin. Vepra për të cilën akuzohet Dervishi, rrezikon dënim me burg deri ne pesë vjet. /TS/

Lexo më Shumë

Ju duhet të blini tenxhere me vrima kullimi. Vendosni material më të trashë në pjesën e poshtme, dmth. zhavorr i trashë. Më pas aplikoni tokë. Ka disa lloje perimesh që mund t’i rritni në vazo. Fasulet mbillen më së miri në periudhën nga shtatori deri në nëntor. Tenxherja duhet të jetë 30 centimetra në diametër dhe 25 centimetra e thellë. Nëse dëshironi të mbillni kastravec, duhet të mbillni farat në pranverë, kur temperatura është mbi 15 gradë. Ju do të duhet të mbështesni bimën me shkopinj ose litar, dhe frutat do të piqen në 42 ditë. Marulja është një nga…

Lexo më Shumë

Një ushtar i pensionuar i forcave speciale amerikane është vrarë nga artileria ruse në qytetin ukrainas Bakhmut në lindje të vendit, të cilin ushtria e rregullt ruse dhe mercenarët e Wagnerit po tentojnë ta futin nën kontroll nga fillimi i luftës. Vdekja e tij u konfirmua nga një mik i ngushtë dhe themelues i një organizate jofitimprurëse që vepron në Ukrainë, transmeton Telegrafi. “Rreshteri në pension Nicholas Maimer ishte në një ndërtesë në Bakhmut që u shemb pasi u godit nga zjarri i artilerisë”, tha koloneli në pension Perry Blackburn, themeluesi i organizatës jofitimprurëse AFGFree, me të cilin Maimer punonte…

Lexo më Shumë