Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se do të nisë së shpejti podcastin e tij. Rama ka dhënë detaje përmes Facebook-ut, duke treguar se në këtë podcast do të ftojë politikanë, njerëz të artit, kulturës apo medias. Në podcastin që do të quhet ‘Flasim’, Rama thotë se do të ftojë kundërshtarët e tij, nëse ata e pranojnë ftesën.

Lexo më Shumë

Një person në Leposaviq ka raportuar se pesë persona të panjohur duke i bllokuar rrugën dhe e kanë sulmuar fizikisht.Në raportin e policisë bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar.“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pesë persona të panjohur duke i bllokuar rrugën e kanë sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo më Shumë

Në mbrëmjen e së dielës, Chelsea njoftoi se ka shkarkuar trajnerin Graham Potter, pas vetëm 7 muajve bashkëpunim. Ky vendim erdhi pas rezultateve negative të trajnerit, derisa ndeshja e fundit në krye të londinezëve ishte ajo e së shtunës ndaj Aston Villa, që e humbën 0-2. Potter udhëhoqi Chelsea në 31 ndeshje, duke regjistruar 12 fitore, 11 humbje dhe 8 barazime. Në këto takime, ekipi i tij shënoi 33 gola, ndërsa pranoi 31. Përqindja e ndeshjeve të fituara është 39%, që është më e vogla se cilido trajner i mëparshëm i Chelsea në shekullin 21.

Lexo më Shumë

Xhamia Shqiptare në Sidnay mundësoi ndarjen e pakove të Ramazanit në Komunën e Likovës dhe Kumanovës me nje vlerë prej 50 euro në produktet bazë. Në këtë mënyrë u solidarizuam me nevojtarët e kësaj ane në kohën e një krize të thellë ekonomike që ka kapluar mbarë globin. Banorët e kësaj ane i falënderohen Xhamisë Shqiptare në Sidnay për kontributin duke lutur Zotin që t’ia jap të gjitha të mirat.

Lexo më Shumë

Pas marshit të zhvilluar dje në sheshet e Prishtinës, një protestë do të zhvillohet sot në Hagë. Shqiptarë të shumtë nga vende të ndryshme të Evropës kanë marrë rrugë për në Hagë, që t?u dalin në përkrahje ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në kuadër të Dhomave të Specializuara. Shumë prej tyre me vetura, e të tjerë edhe me organizime të bëra përmes linjave të autobusëve janë duke udhëtuar tashmë për në Hagë. Numri më i madh i shqiptarëve që po mblidhen për këtë mars janë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria. Në disa fotografi të bëra…

Lexo më Shumë

Para 16 vitesh filloi shqyrtimi i planit të Ahtisaarit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Pas dyerve të mbyllura më 3 prill 2007, ishte dëgjuar i dërguari special për Kosovën, Marti Ahtisari duke shpalosur planin që pritet t’i jap Kosovës një pavarësi të mbikëqyrur. Ishte planifikuar që edhe Fatmir Sejdiu të merrte fjalën por pas protestave të Serbisë dhe Rusisë u vendos që ai të mos flas dhe fjalimin e tij ta lexoj PSSP-ja Joachim Ruecker. Kryeministri nacionalist i Serbisë, Vosjlav Kostunica, kundërshtoi planin dhe kërkoi negociata dhe kryenegociatorë të ri. Shtete perëndimore si SHBA, Britania e Madhe, Franca po…

Lexo më Shumë

Ushtria e Ukrainës ka bërë një bilanc të ushtarëve rusë që kanë humbur jetën gjatë luftës, ku deri më tani shifrat regjistrohen 174,500. Sipas tyre vetë gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 560 persona që luftonin për Rusinë. Shifra nuk janë konfirmuar ende nga autoritetet ruse, pasi sipas statistikave të tyre numri është shumë më e lartë se shifrat e publikuara nga ata. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar deklaroi se Rusia kishte pësuar deri në 200,000 viktima, por kjo përfshin trupat e vrarë dhe të plagosur. Загальні бойові втрати противника з 24.02.22 по 02.04.23 орієнтовно склали /…

Lexo më Shumë

Ka shumë faktorë që ndikojnë në gjatësinë e një njeriu, duke filluar nga gjenet, aktiviteti fizik, mënyra e jetesës, ushqyerja etj. Më poshtë do të gjeni disa nga ushqimet më të mira që ndihmojnë në zhvillimin dhe forcimin e kockave: Vezët Një tjetër burim i proteinave që duhet ta shtoni në dietën ushqimore është veza. Të bardhat e vezës përmbajnë 100% proteina që ndihmojnë në rritjen e kockave. Ato përmbajnë gjithashtu edhe vitaminën B12. Mishi i pulës Një tjetër ushqim që ndihmon në zgjatjen e trupit të fëmijëve është mishi i pulës. Albuminat e mishit të pulës ndikojnë ne rritjen…

Lexo më Shumë

Sigurisht se keni dëgjuar shumë gjëre rreth asaj se me çfarë duhet t’i pini ilaçet. Por pirja e ilaçeve me lëngje, aq më parë e llojeve të caktuara, në masë të dukshme mund të ulë veprimin e tyre, konsumi i medikamenteve me lëngje, dhe sidomos me lloje të caktuara, mund të reduktojnë ndjeshëm efektin e tyre. Hulumtuesit e Universitetit Western nga Ontario, theksojnë që në situatën e këtillë veprimi i ilaçeve mund të përgjysmohet, ndërsa për të fajin e ka substanca kimike naringin, që gjendet edhe në lëng edhe në mollë. Para së gjithash, kjo ka të bëjë me lëngjet…

Lexo më Shumë

Edhe pse ju është thënë të shmangni shtrydhjen e puçrrave në fytyrë, ndonjëherë është e vështirë të përmbahesh. Shtypja e puçrrave në shtëpi i bën më shumë dëm sesa dobi fytyrës tuaj. Mundësia e ndërlikimeve është e lartë, veçanërisht në rajonin e quajtur gjithashtu “trekëndëshi i vdekjes”, ku nxjerrja e puçrrave është rreptë e ndaluar. Mos shtrydhni puçrra në fytyrën tuaj në shtëpi! Kjo këshillë vlen për të gjithë fytyrën tuaj, por mjekët thonë se ka një zonë veçanërisht të rrezikshme në fytyrën tuaj, e quajtur “trekëndëshi i vdekjes”, nga e cila duhet patjetër të mbani duart larg. Cili është…

Lexo më Shumë

Gjatë vitit 2022, shtetasit shqiptarë, që u urdhëruan të ktheheshin nga vendet e Bashkimit Europian ishin 24,395, shifër 8.05% më e lartë se ajo e vitit 2021, ku 22,470 shqiptarë u urdhëruan për t’u kthyer nga vendet e BE-së, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor. Vendet me më shumë shtetas shqiptarë të kthyer ishin Franca (7,105 urdhra kthimi), Greqia (6,540), Italia (3,370), Gjermania (2,700) dhe Belgjika (1,430). Kthimet totale Në tremujorin e katërt të vitit 2022 (TM4 2022), 123 865 shtetas nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Europian, u urdhëruan të largoheshin nga një vend…

Lexo më Shumë

Dy Klinika me rëndësi janë duke funksionuar brenda një reparti të vetëm në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës. Reparti i Kirurgjisë, me vetëm katër dhoma por prej tyre dy shfrytëzohen për një klinikë tjetër, atë të Ortopedisë Kirurgu Fatbardh Rexha, pjesë e Klinikës tash e disa vite, shpjegon që në këtë hapësirë kaq të vogël, është vështirë të funksionohet. “Hapësirat ku na punojmë janë shumë të papërshtatshme. Në repartin e kirurgjisë operon edhe ai i ortopedisë, ne i kemi 14 shtretër dhe në këto kushte brenda vitit ne i kryejmë mbi 1000 operime e që bëhen nga pesë kirurg. Kjo…

Lexo më Shumë