Author: Hamdi Kumanova

Një 11-vjeçar ka vdekur në pasditen e sotme në fshatin Treboviq të Pejës. Siç raportohet viktima L.Sadikaj, është rrëzuar nga ballkoni dhe ka humbur jetën. Viktima së bashku me nënën e tij, kishte qenë mysafir tek dajtë e nënës. closevolume_off Lidhur me ngjarjen e rëndë ka kontaktuar me policinë por deri në këto momente nuk ka marrë përgjigje.

Lexo më Shumë

Një shpërthim i fuqishëm bombe në një lokal në Shën Petersburg të Rusisë ka shkaktuar 1 të vrarë dhe 25 të plagosur. Viktima është Vladlen Tatarsky, një bloger i njohur rus që përkrahte luftën e Rusisë në Ukrainë. Një hetim për shpërthimin ka nisur nga autoritetet ruse, teksa deri tani askush nuk e ka marrë përsipër aktin. Një zyrtar e drejtoi gishtin nga Ukraina për sulmin me bombë në Rusi, por nuk paraqiti asnjë provë. Ndërsa Ministria e Jashtme e Rusisë nuk ka bërë asnjë akuzë. Agjencia e lajmeve “Tass” raportoi, duke iu referuar burimeve të pakonfirmuara, se bomba ishte…

Lexo më Shumë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka vendosur një kusht qeverisë së Kosovës, lidhur me pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet lokale në komunat veriore. Petkoviq ka thënë se së pari duhet të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, e pastaj Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje, shkruan Kosovo-Online. “Kusht për të shkuar në zgjedhje është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe”, tha Petkoviq. Sipas tij pala kosovare nuk është e gatshme të zbatojë asgjë. “Për tëtë gjithë është e qartë se me çfarë vështirësi po përballemi në dialog. Sepse, në anën…

Lexo më Shumë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i ka bërë një telefonatë të rrallë homologut të tij rus që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe i ka kërkuar Moskës që të lirojë menjëherë një gazetar të Wall Street Journal i cili u arrestua javën e kaluar si dhe një tjetër amerikan të burgosur në Rusi për më shumë se katër vjet, thotë Departamenti i Shtetit. Në telefonatën me Sergej Lavrov, Blinken përcolli “shqetësim të madh” për ndalimin e gazetarit Evan Gershkovich nga Kremlini për akuza për spiunazh, sipas një komunikate e cila jep detaje të thirrjes nga Departamenti i Shtetit.…

Lexo më Shumë

Eksperti amerikan i politikës së Jashtme, David Phillips ka folur për marrëveshjen e Ohrit të cilën kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq janë dakorduar me 18 mars. Sa i përket Asociacionit, Phillips ka thënë s çfarëdo pushteti që i jepet Asociacionit duhet të shtrihet edhe në komunitetet etnike shqiptare në Luginën e Preshevës. “Emri i shoqatës nuk është aq i rëndësishëm sa përcaktimi i kompetencave të shoqatës. Çfarëdo pushteti që i jepet Asociacionit duhet të shtrihet edhe në komunitetet etnike shqiptare në Preshevë, Bujanoviq dhe Medvegjë. Simetria është e rëndësishme. Po kështu është një mekanizëm për…

Lexo më Shumë

Milo Gjukanoviq e ka uruar kundërshtarin e tij në zgjedhje presidenciale të Malit të Zi, Jakov Milatoviq i cili arriti t’i fitojë zgjedhjet. Pasi janë numëruar pjesa dërmuese e votave, Gjukanoviq përgëzoi pasardhësin e tij. “Mali i Zi zgjodhi. Unë e respektoj atë zgjedhje. E përgëzoj Jakov Milatoviqin për besimin që mori në zgjedhje”, tha Gjukanoviq në fjalën e tij. Ai falënderoi të gjithë qytetarët që i besuan. “Për mua, secila votë është e vlefshme sa një mal, sepse ruajtja e besimit pas 30 vjetësh në pushtet nuk është shumë e lehtë”, theksoi Gjukanoviq. Theksoi se partia e tij ka…

Lexo më Shumë

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin duket se e ka humbur garën e saj për një mandat të dytë të dielën, me partinë e saj të prirë drejt humbjes nga dy kundërshtarë konservatorë në një garë jashtëzakonisht të ngushtë trepalëshe për kontrollin e parlamentit. Finlanda pritet që shumë shpejt të anëtarësohet në NATO, pasi edhe vendi i fundit Turqia i dha përkrahje javën e kaluar. Partia e Koalicionit Kombëtar të qendrës së djathtë fitoi mbrëmjen e së dielës me rreth 97.7% të votave të numëruara, duke dalë në krye me 20.7%. Ata u ndoqën nga afër nga partia populiste e krahut…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka uruar Jakov Milatoviq, kandidat i Lëvizjes Evropa Tani, për fitoren e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. “Unë e përgëzoj Milatoviqin për zgjedhjen e tij si presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi. Misioni ka përfunduar”, ka shkruar Abazoviq në kanalin Telegram. Ai shtoi se Mali i Zi ka një të ardhme të ndritur. “Ne do të punojmë së bashku për një Mal të Zi evropian”, tha Abazoviq. Milatoviq sipas rezultateve preliminare ka mundur bindshëm kandidatin e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq në raundin e…

Lexo më Shumë

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në zonën e Astirit në Tiranë. Tv Klan ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku këmbësori kalon nga njëra anë e trotuarit duke tentuar të kapërcejë në anën tjetër të rrugës kryesore të Unazës së Madhe. Pasi që e kalon gjysmën e rrugës dhe kapërcen murin ndarës mes korsive, tenton të kalojë gjysmën tjetër. Por fatkeqësisht, është përplasur nga një makinë. Goditja ka qenë e fortë dhe viktima ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Shihni pamjet këtu:

Lexo më Shumë

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, fillon procesi gjyqësor kundër ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe tre ish zyrtarëve të tjerë të Kosovës, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Atje po ashtu do të mbahet protestë nga qytetarë të Kosovës, që kanë marrë rrugën drejt Hagës, për ta kundërshtuar këtë gjykatë. Ndërsa, dje në Prishtinë u mbajt Marshi për Drejtësi, në përkrahje të ish krerëve të luftës.

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar një femër 34-vjeçare me inicale B.S. nga Kavadari, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Prodhim dhe shitjr të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Ajo akuzohet për shkak se më 8 dhjetor të kaluar në rrugën “Sloga” në Kavadar, policët e kanë vërejtur duke hedhur pako me heroinë.

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët propozimin e VMRO-së e konsideron si mosnjohje të realitetit ose lajthitje të qëllimshme për efekte elektorale. Sipas ASH-së koha e dominancës së një etniteti në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar një herë e përgjithmonë dhe prapakthim në atë gjendje nuk mund të ketë. Maqedonasit janë 54%, ndërsa shqiptarët 30% dhe së bashku nuk bëjnë përqindjen e kroatëve që janë mbi 90%. Cilësimi i shqiptarëve në propozimin e VMRO-së si pakicë kombëtare edhe një herë tregon se mentaliteti i tyre është kthyer dekada pas dhe kjo është për keqardhje, theksojnë nga ASH.

Lexo më Shumë