Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në kuadër të vizitës zyrtare, u takua me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, Robert Gollob, me të cilin mbajtën takim tet-a-tet, ndërsa më pas edhe takim dypalësh në të cilin morën pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, zëvendëskryeministrja dhe ministre për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon dhe ministrja për Digjitalizimin e Sllovenisë, Emilija Stojmenova Duh. Në takim u konstatua se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenia tani më 31 vite zhvillojnë miqësi të sinqertë…

Lexo më Shumë

Shkupi ka një vit e gjysmë në kaos, qytet jofunksional që ngec në vend që të zhvillohet, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së, duke akuzuar liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe kryetaren e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Nga atje thonë se në vend që të punojnë për zgjidhjen e problemeve, “VMRO-DPMNE dhe Arsovska po merren me idenë e kthimit të monumentit në Qoseto, i cili në kohën e regjimit ishte vendosur ilegalisht në qendër të qytetit”. “Mickoski u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për Arsovskën, së bashku e festuan fitoren, pastaj u grindën, për tenderat, komisionet dhe ndikimet…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut po përballet me mungesë të profileve të caktuara të punonjësve shëndetësorë. Më së shumti mungojnë infermierët, mjekët e përgjithshëm dhe mjekët specialistë. E për këtë është shkak ikja jashtë vendit e kuadrit mjekësorë, për paga më të larta dhe kushte më të mira pune, por edhe për pension më të mirë. Dy vendet më të preferuara të kuadrit mjekësorë janë Gjermania dhe Italia. Nga Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë, Farmacisë dhe Mbrojtjes Sociale për MIA-n thonë se gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 ka pasur një largim gradual të infermierëve nga vendi. Advertisements “Në periudhën e treguar nga…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (04.02.2023) në zonën e Shkupit, sipas informatave të marra, Departamenti i Policisë Kriminale në koordinim me Prokurorinë Publike Shkup pas urdhëresave të gjykatës, kanë bastisur shtëpi dhe disa objekte. Nga 19 lokacione ku janë ndaluar 16 persona për ekzistimin e shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprave penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paligjshme të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve, si dhe pesë prej tyre janë ndaluar në lidhje me dijeninë e një vepre tjetër penale. Gjatë kontrolleve u gjet një sasi e madhe parash me origjinë nga shitja e drogës, të dhëna për persona të…

Lexo më Shumë

Ekipi i mjekëve i udhëhequr nga Dr. Zhan Mitrev kanë kryer me sukses operacionin kirurgjikal të njohur si “zemër mekanike” për zgjidhjen e dështimit kronik të ventrikulit të majtë të zemrës. Te pacienti me sëmundje koronare terminale, ku për shkak të mjekimit afatgjatë, kishte dobësim të madh të muskulit të zemrës, i është implantuar e ashtuquajtura “zemër mekanike”, gjatë së cilës është vendosur një pompë speciale që mbetet në trupin e pacientit dhe e cila ka si funksion të zëvendësojë punën e zemrës. Pacienti ndihet mirë pas kryerjes së këtij operacioni dhe tashmë vijon rikuperimi postoperativ. “Ky operacion është i nevojshëm…

Lexo më Shumë

Zëvendës ministri i Arsimit i Maqedonisë së Veriut Agim Nuhiu ka vizituar sot Gjimnazin e Tetovës.Ai është takuar me drejtoreshën e këtij institucioni të mesëm në Tetovë Teuta Llalla informon Tetovasot. Nuhiu me këtë rast u shpreh se javën e filluam në Gjimnazin e Tetovës, me “Çadrën Blue” që simbolizon vlerat evropiane në arsim! “Nxënësit e Gjimnazit të Tetovës me sukses kanë ndjekur disa programe nga Projekti Erasmus+ në Rumani, Itali dhe Turqi!”deklaroi Nuhiu. Ai në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ka uruar Drejtoreshën zonj. Kamberi – Llalla, profesorët dhe nxënësit për të gjitha të arriturat në fushën…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot do të jetë në vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski. Në kuadër të vizitës zyrtare Kryeministri Kovaçevski do të ketë takim me homologun e tij slloven, Robert Golob. Në kuadër të vizitës është paraparë takim bilateral i delegacionit maqedonas dhe slloven. Gjatë kësaj vizite është paraparë nënshkrim i deklaratës së përbashkët për përforcimin e bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë.

Lexo më Shumë

Komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata, njoftojnë nga LAMM. Nga atje thksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia. Nga LAMM u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

Lexo më Shumë

Në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut, shumica e nxënësve e kanë përzgjedhur gjuhën gjermane si gjuhë të dytë të huaj, duke llogaritur që gjuha angleze është gjuha e parë. Maqedonia e Veriut gjatë këtij viti shkollor numëron 185 099 nxënës vetëm në arsimi fillor, ndërsa të gjithë e kanë gjuhën angleze si gjuhë të parë, ndërsa 51 981 nxënës e gjermanishten si gjuhë të dytë të huaj, 26 177 nxënës e kanë frëngjishten si gjuhë të dytë, ndërsa 364 nxënës gjuhën ruse. Gjuha e dytë e huaj është e obligueshme prej klasës së gjashtë deri në…

Lexo më Shumë

Moti dimëror do të rikthehet me temperatura nën zero për disa ditë radhazi. Mot dimëror në javën e parë të prillit. Ftohtë e me reshje dëbore. Pritet formim edhe i shtresës së dëborës. 2.04.2023 – Javën e parë të prillit do të kemi mot tipik dimëror. Të reshurat e shiut që fillojnë gjatë ditës së hënë, shndërrohen në borë në kalimin nga dita e martë, kur edhe do të mbajë mot më i ftohtë. Reshjet e shiut lokalisht mund të jenë mjaft të dendura, që edhe mund të çojnë tek ndonjë përmbytje lokale, e ato të borës edhe të formojnë…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme ka regjistruar gjithsejtë 187 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 134 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 9 për ngasje të makinës në gjendje të dehur… Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj bëjnë apel për respektim të rregullave të trafikut me qëllim kontributin për rrugë më të sigurta.

Lexo më Shumë

Në qendrat e votimit në Maqedoni në kuadër të zgjedhjeve parlamentare në Bullgari kanë votuar gjithsej 453 persona që ndjehen si bullgarë. “Dita e zgjedhjeve në vend ka përfunduar e qetë dhe pa fluks votuesish në shtatë njësitë zgjedhore”, njoftojnë nga “BTA”. Siç thonë nga atje, numri më i madh i votuesve ka qenë në Shkup, në Ambasadën Bullgare, ku të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 186 persona, pak më shumë se ata që kanë votuar në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar, kur kanë votuar 172 persona. Të drejtën e votës në Tetovë e kanë shfrytëzuar së…

Lexo më Shumë