17 maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Hipertensionit, e cila ka një përhapje të madhe në botë, ku çdo vit shënon 1.9 milionë të vdekur.Problemi më i madh që haset në lidhje me këtë sëmundje është se shumica e personave që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut nuk janë në dijeni të saj.
Hipertensioni paraqet simptoma si dhimbje koke, marramendje, pagjumësi, etje, dobësi muskulore dhe humbje ekuilibri. 40% e të sëmurëve me tension rrezikojnë të pësojnë hemorragji cerebrale dhe 16% e tyre infarkt në zemër.
Liga Botërore e Hipertensionit ka iniciuar Ditën Botërore të Hipertensionit që nga viti 2005 duke pasur si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për shkaqet dhe pasojat e presionit të lartë të gjakut.
Dhënien e informacionit sesi të parandalojmë presionin e lartë të gjakut dhe komplikimet e lidhura me të. Inkurajimin për të rritur kontrollin ndaj presionit të lartë të gjakut dhe për të ndjekur këshillat e profesionistëve të kujdesit shëndetësor. Inkurajimin e vetëkujdesit për të parandaluar presionin e lartë të gjakut.Matjen e presionit të gjakut nga të gjithë. Nxitjen nga autoritetet kombëtare dhe lokale për të krijuar mjedise që mundësojnë sjellje të shëndetshme.
Data 17.08.2026
Aktuale
- Ndjekësi i kërkon t’i kthehet fesë, Rikja i përgjigjet: ‘Ndonjëherë ndihem sikur s’jam e denjë’
- Zjarri pyjor në kufirin Belgjikë-Gjermani ngadalësohet pas shiut, zjarrfikësit në gatishmëri të lartë
- Tenderat, 20 mln euro për ujësjellës e impiante të të trajtimit të ujërave të ndotura në Dhërmi, Qeparo dhe Pustec
- VLEN: BDI-ja e vetë pranon se funksionon si një “politbyro” famëkeqe
- Raporti epidemiologjik për Gostivarin do të publikohet më 20 gusht
- Nga mesnata rriten çmimet e karburanteve
- Shtrenjtohen dukshëm çmimet e derivateve të naftës
- VLEN: BDI-ja nervoze, ndërsa Ahmeti s’di si t’ia bëjë me Grubin



