Author: Hamdi Kumanova

Për shkak të defektit në rrugë të gypit të ujit F 80 mm. në rrugën “3” nr.7 në vendbanimin Vizbegov, sot do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë shfrytëzuesit nga rrugët “3;31” dhe “Indira Gandi”. Nga NP “Ujësjellës dhe kanalizime” – Shkup informojnë se furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 9:00 deri në përfundimin e defektit.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme, zyrtarë policorë nga Njësia për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike në SPB Shkup, në koordinim me inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, kanë kryer kontrolle në pesë këmbimore me Çarshinë e Vjetër të Shkupit në zonën e Bit Pazarit. Nga MPB thonë se gjatë kontrollit është konstatuar se dy këmbimore nuk posedojnë dokumentacion për person juridik të regjistruar, as leje për këmbim nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Inspektorati Shtetëror i Tregut do të përgatisë një raport përkatës ndaj pronarëve të dy këmbimoreve”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Këtë javë specialistët e Klinikës Zhan Mitrev kanë filluar kryerjen e ekzaminimeve kardiovaskulare falas për pensionistët në disa qytete të vendit. Me karvanin “Shëndet për të gjithë”, pensionistët nga Vinica dhe zonat përreth janë ekzaminuar nga ekipi i mjekëve të Klinikës Zhan Mitrev, gjatë së cilës kanë marrë anamnezë, EKG dhe lexim të rezultatit, ekzaminim kardiovaskular me ultratinguj, kontroll TA dhe konsultime për zbulim dhe parandalimin në kohë të sëmundjeve të zemrës. Klinika Zhan Mitrev filloi karvanin shëndetësor “Shëndet për të gjithë” dhe ekzaminimet falas me qëllim rritjen e mundësive dhe aksesit për ekzaminime specialistike për të gjithë ata që…

Lexo më Shumë

Spitalet publike në Maqedoninë e Veriut po përballen me mungesa të mjekëve dhe infermierëve, të cilët po largohen nga vendi. Kjo nuk është sfida e vetme e sektorit të shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut. Gjendja e disa spitaleve maqedonase është e mjerueshme, thotë Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, i cili këto ditë po qëndron në Shtetet e Bashkuara. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Mexhiti tha se para disa ditësh e kanë plotësuar një premtim të tyre për rritjen e pagave për punonjësit shëndetësor. “Para disa ditësh, një nga pikat që kemi premtuar, u plotësua. Rritëm pagat për punonjësit…

Lexo më Shumë

Kryetari i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e djeshme parlamentare, ku u diskutua për propozim-amandamentet e Ligjit për marrëdhëniet e punës, u paraqit i veshur me një bluzë me mbishkrimin “Do të vareni bashkë”, që nënkupton mesazh për varje për funksionarët shtetëror. Në fjalimin e tij parlamentar, Apasiev foli kundër ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10, duke shtuar se me këto ndryshime ligjore, propozuesit po përpiqen të “fusin skllavërinë normale nën flamurin evropian, me standarde afrikane”. “Me këtë dëshironi me ngulm të na bëni një koloni të imperializmit amerikan, duke favorizuar një konsorcium që do të thithë burimet e…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që kishte rrahur nënën e tij. “ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më Shumë

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, është sulmuar nga ajri nga Rusia për të nëntën herë këtë muaj. Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm me raketa në Odesa, një qytet port i Detit të Zi në jugperëndim, thonë zyrtarët. Shpërthime u dëgjuan gjithashtu në rajonet qendrore të Vinnytsia, Khmelnytsky dhe Zhytomyr. Administrata ushtarake e Kievit tha se informacionet paraprake treguan se të gjitha raketat në hyrje ishin shkatërruar. Kjo është hera e nëntë që Rusia ka nisur sulme ajrore në qytet këtë muaj. Të martën, Ukraina tha se kishte rrëzuar gjashtë raketa hipersonike Kinzhal si…

Lexo më Shumë

Interi dhe Manchester City do të përballen në finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet më 10 qershor në Stamboll. Gjiganti italian kaloi në finale pasi eliminoi rivalin lokal, Milanin, kurse Manchester City e shpartalloi Real Madridin pas dy ndeshjeve me rezultat 5-1. Pas ndeshjes, trajneri i Cityt, Pep Guardiola komplimentoi lojtarët e tij edhe pse pranoi se kishte frikë se mund të ndikoheshin nga ajo që ndodhi vitin e kaluar. closevolume_off “Kisha ndjesinë se kishim dhimbjen e asaj që ndodhi vitin e kaluar, dhe sot. Kur dikush thotë se këtyre lojtarëve u mungon karakteri, mendoj se gjatë vitit kemi…

Lexo më Shumë

Një Bibël Hebraike 1100-vjeçare u shit nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s në Nju Jork shifrën kolosale të 38.1 milionë dollarëve. – Advertisements – Për shumë ekspertë, ky çmim është rekordi i të gjitha kohërave për një libër apo dorëshkrim që nuk ishte regjistruar kurrë më parë në një ankand. “Kodi Sassoon”, u shfaq në treg për herë të parë mbi 30 vjet më parë kur u ble nga ish-ambasadori i SHBA në Rumani, Alfred Moses. Ai dhe familja e tij e morën librin dhe ia dhuruan Muzeut Anu të Popullit Hebre në Tel Aviv. Në këtë ankand librit iu deshën…

Lexo më Shumë

Një vajzë, shtetase e Shqipërisë, është përleshur fizikisht me nënën e saj. Ajo ka deklaruar në polici se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në Mitrovicë. Të dyjave iu është ofruar tretman mjekësor, njofton raporti 24 orësh i policisë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 176 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 46 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 për mosrespektim përparësinë për kalim. Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 6 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 6 të tjera për kalim në të kuqe në semaforë dhe 4 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

Lexo më Shumë

Ndryshimet kushtetuese ishin temë e diskutimeve edhe me përfaqësuesë të forcave politike të përfaqësuara në Kuvend. Por, VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin e saj. Ata kanë ripërsëritur edhe para të dërguarit special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, qëndrimin se Kuvendi nuk ka mandat apo legjitimitet demokratik për të hapur apo ndryshuar Kushtetutën pa konfirmim dhe pa dhënë ofertë për zgjedhje. “Theksuam se organizatat serioze joqeveritare të shoqërisë civile që merren me integrimet evropiane kanë treguar prej kohësh se vlerësimi i tyre është se kjo nuk do të jetë as kërkesa e parë dhe as e fundit, kërkesa apo shantazhi…

Lexo më Shumë