Gjithnjë e më pak maturantë dhe studentë në vendin tonë. Emigracioni po e zbrazë Maqedoninë e Veriut. Vendi po përballet me tendenca demografike negative. Ekspertët rekomandojnë reforma sociale dhe arsimore.
“Si hulumtues jemi gjatë gjithë kohës duke u përballur me sfida të karakterit demografik. Përvojat e mia në pjesën e politikes sociale janë se vërtetë trendet demografike na imponojnë nevojën për ndryshim të sistemeve të tanishme të mbrojtjes sociale, arsimore dhe shëndetësore.”, – deklaroi prodekaneja për Arsim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Maja Gerovska Mitev.
Regjistrimi i fundit tregoi se popullsia në vendin tonë po plaket me shpejtësi. Në gati dy dekada, popullsia e përgjithshme është ulur me rreth 10 %.
“Në nëntor të vitit të kaluar shënuam 8 miliard qytetarë në planet, por si duket 9 miliardshi do të vijë më ngadalë, sepse rritja botërore po ngadalësohet. Në pajtueshmëri me projeksionet e Kombeve të Bashkuara, për miliardin e ardhshëm më meritor do të jenë 8 shtete në botë, të stacionuara kryesisht në Afrikë dhe Azi.”, – theksoi analistja e UNFPA-së, Marija Dimitrovska.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është duke punuar për një dokument të ri strategjik për politikat demografike. Qëllimi është të sigurohen kushtet për planifikimin familjar, për t’i dhënë fund jopjellshmërisë, dhunës me bazë gjinore dhe martesave të fëmijëve. Ndërkohë edhe në vendin tonë, fertiliteti është nën nivelin e riprodhimit.
“Të inkurajojmë mendime pozitive për vendime të qëndrueshme, në të cilat të drejtat e njeriut do të kenë vend prioritar. Të kontribuojmë për të kuptuarit më të mirë të kompleksitetit të temës, si dhe për atë se sa është e rëndësishme të punojmë së bashku për vendimet, pra së bashku me politikbërësit, qytetarët, sektori privat, institucionet akademike, si dhe aktorët tjerë.”, – u shpreh shefja e Zyrës së UNPFA-së në Shkup, Afërdita Shala.
Ekspertët, gjithashtu potencuan si problem edhe mungesën e qasjes në shërbimet shëndetësore cilësore.
BELINDA KOKA ADEMI