Akreditimi i standardeve ndërkombëtare në sistem do të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. Drejtori i Institutit Slloboden Çokrevski paralajmëron implementim të standardit ISO 37001, që sipas tij, merret me luftën kundër ryshfetit si hap i parë drejt korrupsiopnit. Çokrevski thotë se korrupsioni nuk mund të çrrenjoset 100 përqind, ndërsa zëvendëskryeministrja Sllavica Grkovska thekson se është e domosdoshme të vendoset rregull.
“Korrupsioni nuk mundet 100 përqind të çrrenjoset askund, ka gjithandej në botë, megjithatë një qasje sistematike të të gjitha institucioneve dhe organizatave që do të zbatonin aktivitete të organizojnë punën në mënyrë që të pamundësohet korrupsioni respektivisht të ulet në nivelin më të ulët të mundshëm”, tha Slloboden Çokrevski, drejtor i Institutit për akreditim.
“Ai sistem është i domosdoshëm që të mund të definohen dhe përcaktohen rregullat dhe procedurat interne me qëllim që të krijohet rend. Vërejtja më e madhe nga qytetarët tanë është pikërisht ajo se nuk ka rend në funksionimin e institucioneve tona. Kur nuk ka rend, atëherë krijohen kushte për konfuzion, kaos, dhe e dijmë se korrupsioni më së shumti funksionon në kushte të tillë”, tha Sllavica Grkovska, Zëvendëskryeministre për politika dhe qeverisje të mirë.
Përfaqësuesit e USAID dhe Fondacionit Ndërkombëtar për sisteme zgjedhore thonë se do të vazhdojnë të mbeten partner të vendit në këto përpjekje, por ata nuk mund ta rregullojnë çështjen e korrupsionit. Inkurajojnë aktorët brenda vendit të ndërmarrin më shumë hapa konkrete në këtë drejtim.
“Gjithsesi se ISO mbetet një partner në luftën kundër korrupsionit, por përgjegjësia qëndron me ju. Ne do të përdorim mjete që t’ju ndihmojmë të arrini sukses, por ne nuk mund të rregullojmë çështjen e korrupsionin për ju…Ju inkurajoj të përdorni informatat që I merrni sot që të merrni më shumë aksione për të refuzuar dhe përgjigjur korrupsionit nëpër institucione”, u shpreh Dawn Carmin, u.d përfaqësuese e USAID-it në RMV.
“Qytetarët duan të shohin më shumë përpjekje dhe rezultate në këtë”, u shpreh Ioana Kosma, Drejtoreshë e Fondacionit ndërkombëtar për sisteme zgjedhore.
Përveç luftës kundër korrupsionit planifikohet edhe implementim i standardit ndërkombëtar 26001 që ka të bëjë me sigurinë informatike. /Alsat.mk