Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari i cili përmes një njoftimi thotë se operacioni është organizuar nga forcat RENEA, Policia e Krujës, Tiranës dhe ‘Operacionalja.’
Rikujtojmë se ditën e djeshme, Ylli Zalla ka reaguar pas shpërthimit me tritol që shkaktoi dëme të konsiderueshme në banesën e tij në fshatin Zall të Fushë-Krujës.
Përmes një videoje, ai mohoi pretendimet se mund ta ketë inskenuar vetë ngjarjen me qëllim përfitimin e azilit politik, ndërsa ka ngritur akuza ndaj Policisë dhe grupeve kriminale.
Zalla, i cili rezulton në kërkim në lidhje me atentatin e Rinasit, u shfaq pranë banesës së dëmtuar pas shpërthimit, teksa hodhi akuza edhe për Policinë e Shtetit.
“Unë Ylli Zalla në nëntor 2025 vjen Policia e Shtetit më akuzon për lidhjen e Rinasit. Hyjnë makina, dalin makina. Pa ekspertizë e pa asnjë lloj prove më ngatërrojnë me bandat. Kalojnë disa muaj dhe gjejnë armatim, Ylli Zalla s’ka armatim. Pas kësaj, në qershor 2026, në datën 22 më vijnë Policia e Shtetit pas shtëpie me më vra vdek e në tokë. Unë jam hallexhi, kam fëmijët pa bukë. Ja çfarë më ka bërë mua Policia e Shtetit. Unë dyshoj te Policia dhe bandat. Gazetarët flasin kot, thonë kërkon azil. Unë nuk kërkoj azil, nuk largohem nga prona ime”, tha Zalla.



