Sot fillon betimi i kryetarëve të rinj të 4 komunave në veri të Kosovës.Erden Atiq do ta bëjë i pari betimin nga gjithsej 4 kryetarët që dolën nga zgjedhjet në veri.Betimi i kryetarit të ri do të bëhet në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe nuk ka pikë tjetër në rendin e ditës.Dje, shtetet e Quint’it, Franca, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë thënë se zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat e veriut të Kosovës janë mbajtur në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe ligjore të Kosovës.Megjithatë, këto shtete thonë se si pasojë e bojkotit nga komuniteti serb, rezultatet e tyre nuk janë zgjidhje afatgjata politike për këto komuna.“Më 23 prill, në veri të Kosovës u mbajtën katër palë zgjedhje për kryetar komune dhe dy palë zgjedhje për asamble komunale, në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe ligjore të Kosovës. Megjithatë, pas bojkotit nga një pjesë e konsiderueshme e komunitetit serb, rezultatet nuk janë zgjidhje politike afatgjatë për këto komuna”, thuhet në deklaratën e përbashkët të këtyre shteteve.Shtetet e Quint’it u kanë bërë thirrje të gjithë aktorëve që urgjentisht të punojnë së bashku midis të gjitha palëve të interesuara, përfshirë komunitetet lokale, drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme përfaqësuese pjesëmarrëse në këto komuna.“Nuk duhet të ketë veprime apo iniciativa – përfshirë kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale – që nuk i shërbejnë popullit ose që mund të rrisin tensionet. Kjo përfshin ushtrimin e më shumë se kompetencave administrative dhe procesin e marrjes së detyrës pasi nuk kërkohet që kryetarët e komunave të bëjnë betimin në zyrat komunale. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga përdorimi i forcës ose veprimet që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”, thonë shtetet e Quint-it.
Data 19.07.2025
Aktuale
- VLEN: Çka po të pengon Medreseja, Bujar Osmani?!
- Takimi Kurti–Limaj: Shpresat për një Kuvend funksional rriten në prag të konstituimit
- Mbretëresha e Algoritmeve: Ai-Da krijon portretin e Mbretit Charles
- Bastisje në Kërçovë, privohen nga liria dy persona pasi posedonin lëndë narkotike
- LSDM publikon emrat e kandidatëve për 16 komuna në zgjedhjet lokale të tetorit
- Tentoi të hapë derën e avionit gjatë fluturimit pas një sherri me stjuardesen, ja kush është 23-vjeçari shqiptar që alarmoi pasagjerët (Emri+Foto)
- “Arsimi i lartë ka qenë një dramë!”- Prof. Dr. Et’hem Ruka: Universiteti Luarasi ishte ekselent që në fillim, po e mban me dinjitet vlerësimin
- Bashkëpunimi mes Universitetit “Luarasi” dhe “London School of Economics”, Prof. Dr. Et’hem Ruka: Sukses për Shqipërinë! Të rinjtë marrin diplomë elitare